+355 4 224 8981

Si te ndihmoni femijen tuaj mbipeshe

Ushqimi i shendetshem dhe aktiviteti fizik jane celesi i mireqenies shendetsore te femijes tuaj

Publikuar më 19 Dhjetor 2012, në Nënat dhe Fëmijët

Si te ndihmoni femijen tuaj kur eshte mbipeshe?

Ushqimi i shendetshem dhe aktiviteti fizik jane celesi i mireqenies shendetsore te femijes tuaj. Te ngrenit pa karar dhe pasiviteti mund te coje femijet ne probleme te mbipeshes dhe komplikacione te saj qe ka shume gjasa t'i shoqerojne edhe ne jeten si te rritur.

Eshte femija im mbi peshe?

Femijet shtojne ne peshe dhe ne gjatesi ne periudha te ndryshme kohore keshtu qe eshte e veshtire te percaktohet nese jane vertet mbipeshe. Nese dyshoni se femija juaj eshte mbi peshe konsultohuni me pediatrin dhe dietologun te bej vleresimin e peshes dhe gjatesise per moshen perkatese.

Si mund ta ndihmoj femijen tim mbipeshe?

Me kryesorja eshte perfshirja e gjithe familjes ne zgjidhjen e ketij problemi. Marrja e masave se bashku jo vetem do t'ju ndihmoje edhe juve te fitoni zakone te shendetshme por, do e bej femijen te mos ndjehet i vetem dhe i perjashtuar nga normaliteti.

Mos i percaktoni asnjehere vete diete dobesimi femijes suaj. Marrja e pamjaftueshme e kalorive dhe lendeve ushqyese mund te coje ne crregullime te rritjes.

Tregoni mbeshtetje

  • I beni te ditur femijes tuaj se eshte i dashur, i vecante dhe i rendesishem. Ndjenjat e femijeve per veten e tyre jane zakonisht te bazuara ne ndjenjat qe prinderit kane per ta.
  • Pranojeni femijen tuaj ne cdo peshe. Femijet ndjehen shume me mire me veten kur prindrit i pranojne sic jane.
  • Degjojini shqetesimet e femijes tuaj ne lidhje peshen e tij/saj. Vete femijet e dine me mire nga gjithkush prblemin qe mund te kene me peshen. Ata nevojiten mbeshtetje, mirekuptim dhe inkurajim nga prinderit.

Inkurajoni zakone te shendetshme te te ngrenit

  • Blini dhe servirni me shume fruta dhe zarzavate (te freskta edhe te thara)
  • Blini shume pak ose fare pije dhe lengje te gatshem, si dhe ushqime kalorike dhe te yndyrshme si patatina, biskota dhe karamele. Nje here ne kaq kohe nuk ka problem por, gjithmone mbani ne duar variante te shendetshem te ushqimeve.
  • Beni cdo perpjekje qe femija juaj te marri mengjes cdo dite. Mengjesi do ti jape atij energjine e nevojshme per te degjuar dhe mesuar ne shkolle! Duke anashkaluar mengjesin femija do te ndjehet shume i uritur, i lodhur dhe do jete ne kerkim te ushqimeve me pak te ushqyshme me vone gjate dites.
  • Cojini femijet ne "fast food"-e me rralle. Edhe kur vizitoni nje restorant "fast food" perpiquni te zgjidhni variantet me te shendetshme te mundshme si sallata dhe sanduice te vegjel me buke te zeze dhe djathe, pica me salce domateje dhe djathe etj.
  • Ofroni me shpesh qumeshtin pa yndyre dhe uje ne vend te pijeve te gazuara dhe lengjeve te gatshme. Qumeshti eshte ushqim i rendesishem per zhvillimin e femijeve. Lengjet e frutave te fresket jane te ushqyeshem por kane edhe sasi sheqeri te konsiderueshme keshtu qe do ishte mire ti sygjeronim me mase.
  • Kontrolloni sasine e yndyrnave te ngurta ne dieten familjare. Ne vend te tyre perpiquni te siguroni sasine e yndyres nga peshku, vaji I ullirit, frutat e thate dhe farat.
  • Pergatisni vakte te shendetshem dhe hani se bashku si nje familje. Kjo e ndihmon femijen te mesohet te shijoje larmi ushqimesh.
  • Mos u dekurajoni nese femija juaj nuk e pranon nje ushqim qe me heren e pare qe i serviret. Disa femijeve nevojitet t'ju serviret nje ushqim 10 here mos me shume perpara se ta hane.
  • Mos e perdorni ushqimin si shperblim kur doni te inkurajoni femijet te hane. Duke premtuar cokollate qe te hane zarzavatet u jep femijeve mesazhin qe zarzavatet jane me pak te cmuara se cokollata. Femijet nuk I parapelqejne ushqimet qe nuk i konsiderojne te cmuara.
  • Filloni me porcione te vogla dhe lereni femijen te kerkoje per me shume nese eshte akoma i uritur. Ju percaktoni se cfare do te haje femija por ai vete duhet te percaktoje "sa" do te haje.
  • Tregohuni te vemendshem per disa ushqime teper kalorike dhe te yndyrshme qe reklamohen fuqishem te femijet.
  • Zakonisht keto produkte shoqerohen me personazhe "cartoon", ofrojne lodra "gratis" dhe paketohen ne ambalazhe shume terheqes. Diskutoni me femijen tuaj rreth rendesise se frutave, zarzavateve, drithrave dhe ushqimeve te tjera edhe pse keto ushqime nuk reklamohen ne tv ose ne markete.

Ide te shendetshme vaktesh:

  • Fruta te freskta
  • Komposto frutash te bere ne shtepi me shume pak sheqer
  • Sasi te vogla frutash te thara sir rush I thate, kumbulla, kajsi, molle etj
  • Zarzavate te freskta si karrota, kastraveca, kunguj, domate
  • Drithra pa sheqer me qumesht pa yndyre
  • Krem me qumesht pa yndyre, veze fshati dhe sheqer kaf

Kujdes: Ushqime te vogla, rrumbullake, te forta si lajthi, rrush, zarzavate te forta, fara, kokoshka mund te jene me rrezik mbytjeje per femije nen moshen 4 vjec. Per kete moshe, keto ushqime duhen thermuar. Gjithmone vezhgojeni femijen e vogel nderkohe qe ushqehet per ta ndihmuar nese I paraqitet ndonje rrezik.

Inkurajoni aktivitete fizike per femijen tuaj si ciklizem, tenis, vrap, not etj.
Perpiquni ti reduktoni kohen perpara televizorit ne jo me shume se dy ore ne dite.
Mbani mend, jeni ju shembulli kryesor per gjithshka qe femija juaj do pervetesoje!