+355 4 224 8981

Kek me portokall dhe cokollate

I shijshem dhe i shendetshe

Publikuar më 27 Janar 2022, në Receta

Kek me portokall dhe cokollate te shkrire persiper

Perberesit:

  • 220gr gjalpe ne temperature ambjenti
  • 350gr sheqer
  • 4 veze
  • 450gr miell + pak sasi per formen dhe kuverturen
  • Lekuren nga 4 portokalle
  • ½ luge te vogel sode buke
  • ½ luge te vogel pluhur per pjekje
  • ½ luge te vogel kripe
  • 70gr leng portokalli
  • 200gr dhalle ose kos te holluar me uje ne temperature ambjenti
  • 1 luge caji vanilje
  • 200gr kuverture cokollate me mbi 65% kakao, te grire

Per shurupin:

  • 50gr sheqer
  • 70gr leng portokalli

Per cokollaten:

  • 220gr cokollate kuverture
  • 125gr qumesht
  • 1 luge caji kafe pluhur

Pergatitja:

Ndezim furren ne 170grade, me ajrim.
Lyejme nje forme keku me gjalpe dhe e sperkasim me miell.
Rrahim ne mikser gjalpin me sheqerin me shpejtesi mesatare ne te larte, per 5 minuta ne menyre qe te fryhet.
Shtojme lekuren e portokallit. Shtojme vezet nje nga nje. Ne nje tas te madh perziejme miellin, sodden, pluhurin pjekes, kripen. Ne nje tas tjeter perziejme lengun e portokallit, dhallen dhe vaniljen dhe e hedhim ne menyre te alternuar me miellin, ne mikserin ku kemi pjesen e lenget, duke filluar dhe mbaruar me miellin.
Perziejme me nje luge miell kuverturen dhe e hedhim edhe ate ne mikser. E kalojme perberjen ne formen e kekut dhe pjekim per rreth 50-60 minuta. E heqim nga furra dhe e leme 10 minuta te ftohet.

Ne nje tenxhere mbi zjarr mesatar ngrohim lengun e portokallit sa te shkrihet sheqeri dhe e hedhim te nxehte te keku i vaket.

E leme kekun te ftohet krejtesisht.

Ne nje tas inoksi perziejme kuverturen me qumeshtin dhe kafen mbi nje tenxhere me uje qe vlon. Kur te shkrije masa e hedhim siper kekut..