+355 4 224 8981

Liveril - elementet ushqyes qe rrisin kapacitetin detoksifikues te melcise

Melcia jone perballet me 80.000 molekula toksike te panjohura per natyren me pare

Publikuar më 13 Shkurt 2017, në Suplemente

Liveril dhe shendeti i melcise

Stresi, ndotja e ujit dhe ushqimeve, alkoli, duhani dhe kequshqyerja rendojne rrezikshem mbi melcine

Semundjet kronike jane nje fenomen i ri ne historine e njerezimit. Perballja me to filloi qe pas luftes se dyte boterore, pikerisht kur filloi dhe i famshmi “tranzicion ushqimor” me industrializimin dhe globalizimin e ushqimit. Industrializimi solli sintetizimin e molekulave “te reja per natyren”, te panjohura me pare, rritjen e menjehershme te ekspozimit ndaj lendeve toksike te ambjentit, dhe uljen e aktivitetit fizik. Zakonet e reja sollen konsum te ushqimit jashte shtepise, dhe preference per ushqime te perpunuara dhe te zhveshura nga lendet ushqyese qe natyrshem gjenden ne to. Te gjithe keto ndryshime sollen rritje te konsumit te ushqimit ta gatshem, rrallimin e lendeve ushqyese dhe dendesimin e kalorive, uljen e konsumit te fruta perimeve dhe rritjen e konsumit te sheqerit dhe kripes. Keto ndryshime duket te kene ndikuar ne menyre dramatike ne shendetin tone sepse obeziteti ka thyer rekorde dhe semundjet kronike po shfaqen ne forme epidemike dhe madje edhe ne moshat e reja.

Inflamacioni – kercenimi i heshtur

Nje nder shkaqet kryesore te semundjeve kronike ne permasa epidemike mendohet te jete inflamacioni i heshtur. Inflamacioni eshte reaksioni i trupit ndaj nje mikrobi, viruzi apo demtimi, dhe eshte jetik per njeriun. Por, ne ditet e sotme, ky reaksion mbetet i ndezur pa pasur nje arsye te njohur dhe nuk shfaq simptoma si ne rastin akut. Ne vazhdimesi, ky inflamacion qe eshte i projektuar per te sulmuar “armiqte”, humb aftesine e njohjes se vetvetes dhe fillon te sulmoje edhe vete organizmin tone. Inflamacioni mendohet te kete lidhje me:

  • Semundje te zemres
  • Diabet
  • Alzheimer
  • Kancer
  • Semundje neurodegraduese
  • Semundje autoimunitare
  • Semundje pulmonare
  • Autizem
  • Skleroze Multipla
  • Artrit

Ndotja dhe inflamacioni

Nje nder shkaqet qe mund te nxise inflamacion te heshtur ne organizem eshte ardhja ne kontakt me molekula te pa bio-degradueshme. Te tilla lende quhen “xenobiotics” te cilat demtojne metabolizmin. Ne kohet modern njihen rreth 80mije molekula kimike sintetike dhe shume metale te rend ate cliruara ne ambjent, duke e rritur ekspozimin e organizmave te gjalle te botes shtazore dhe njeriut ne nivele te paprecedenta. Keto lende kimike jane prodhuar nga njeriu dhe jane te panjohura per natyren, per disa nga ato nuk ka asnje menyre natyrale shperberjeje. Rezultat I kesaj ndotjeje eshte rritja e toksinave ne indet njerezore. Shembuj te kesaj rritjeje jane treguar nga studime te Grupit te Punes Ambjentale (www.ewg.org), ne femije te porsalindur. Analiza e kordonit tregoi ne nje numer te madh femijesh tregoi 260 toksina te njohura prezente ne 100% te femijeve.

Metalet e renda

Metalet qe kane ndotur ujrat dhe gjejne rrugen per te njeriu nepermjet ujit dhe ushqimit, jane Arseniku, Kadmi, Plumbi, Merkuri dhe Alumini. Ekspozimi ndaj metaleve te renda si Arseniku dhe Kadmi, i shoqeruar nga diete e varfer ne proteina, lidhet me simptoma klinike dhe paaftesi pershtatjeje ne afatgjate. Mungesa e perberesve bimore te perimeve eshte lidhur ngushte me rritje te inflamacionit per shkak te toksinave, metaleve dhe pesticideve.

Melcia, organi me i rrezikuar nga ndotja

E gjithe barra e pastrimit nga toksinat dhe metalet e renda bie mbi melcine. Puna e saj rritet, nevojat e saj ne lende ushqyese gjithashtu. Nese ne diete nuk ofrohen elementet e duhur ushqyes per te eliminuar perberjet toksike, nuk vonon dhe dorezimi i organizmit ne semundjet e lartpermendura.

Glutathione – Antioksidanti i jetegjatesise

Kjo substance prodhohet ne cdo qelize te trupit tone dhe eshte antioksidanti pothuaj me i rendesishem qe na mbron materialin gjenetik dhe integritetin e qelizes, ndihmon melcine te deksifikoje dhe forcon imunitetin. Edhe pse pak i perfolur, Glutathion do te ishte heroi ne nje film me lufte. Kequshqyerja, alkoli, duhani, ndotja, pagjumesia, stresi dhe plakja e zbrazin trupin tone nga ky antioksidant i cmuar. Ky antioksidant gjendet me shumice ne melci sepse aty luan nje rol shume te rendesishem ne pastrimin e mbetjeve toksike dhe ne mbrojtjen e qelizave te melcise. Studimet qe jane kryer ne njerez qe kane jetuar mbi 100 vjec kane konstatuar nivele me te larta te glutathione sesa personat qe nuk jetojne aq gjate.

Ushqimet qe perbejne burim te Glutathione

Glutathione prodhohet ne organizem nga 3 aminoacide, por me i rendesishmi qe duhet marre me ushqimin eshte kisteina – e cila gjendet te qumeshti, kryesisht hirra e tij. Brokoli, asparagu, spinaqi, bamjet jane gjithashtu nje burim i mire, edhe pse, glutathione qe prodhohet ne organizem eshte shume me shume se sa ne ushqimet bimore.

Ushqimet qe rrisin prodhimin e brendshem te Glutathione

  • Caji jeshil
  • Boronicat
  • Vaji i peshkut

Liveril – kombinimi ideal i elementeve ushqyes per melcine

liveril_tab_n30_2

Liveril eshte nje formule e Vitabiotics, e provuar ne disa studime klinike me rezultate konkrete ne permiresimin e shendetit te melcise dhe gjithe sistemeve fisiologjike qe ndikohen prej saj. Liveril eshte preparat i pasur ne Glutathione, Silimarine (ekstrakti i gjembit te gomarit) dhe ekstrakt te agjinares, si dhe vitamina te cilat se bashku veprojne ne ushqimin maksimal te melcise dhe rikuperimin e saj. Ky integrator rekomandohet per te gjithe ata qe:

  • Konsumojne rregullisht alkol
  • Pine duhan
  • Kequshqehen, (konsum i shpeshte i ushqimeve te gatshme, te skuqura, me pesticide, konsum i shpeshte i mishit te kuq, peshqve te medhenj)
  • Jane te ekspozuar ndaj metaleve te renda
  • Ndjejne lodhje te vazhdueshme pa ndonje shkak
  • Konsumojne shume shpesh medikamente dhe qetesues
  • Vuajne nga anemia si pasoje e mungeses se acidit folik
  • Kane mangesi elementesh ushqyes si vitamin B12, Kalciumi

Perdorimi

Liveril mund te perdoret ne varesi te statusit shendetsor. Nje person i shendetshem mund ta perdor ne menyre parandaluese dhe perforcuese here pas 2 -3 muaj ne vit me shkeputje (1-2 kuti cdo 3 - 4 muaj). Personat qe qe e marrin si terapi duhet te konsultohen me mjekun therapist.
Liveril gjendet ne te gjitha farmacite kryesore te Tiranes.

Kujdes: suplementet ushqimore duhet te merren sipas rekomandimit mjeksor duke respektuar rigorozisht dozen e rekomanduar.