+355 4 224 8981

Nje fare eshte nje jete

Nje recete e persosur per shendetin

Publikuar më 4 Prill 2016, në Super Ushqime

Perse farat jane kaq te ushqyeshme?

A e keni menduar perse valle jane kaq te cmuara farat? Sepse nje fare eshte jeta e nje bime te re. Per kete arsye ato jane aq te ushqyeshme dhe te kompletuara, mund ti krahasojme edhe pak me vezen. Farat jane te pasura ne lende thelbesore ushqyese sic jane proteinat, yndyrnat esenciale, vitaminat dhe mineralet. Vecanerisht te pasura ne vitamine E, farat fuqizojne forcen tone antioksiduese dhe na ndihmojne te neutralizojme cdo agjent agresiv ndaj qelizave tona. Yndyrnat esenciale rrisin imunitetin dhe permiresojne shendetin e trurit tone. Proteinat na japin lenden e pare per ndertimin e muskulatures por edhe te hormoneve dhe enzimave pa te cilat nuk do kish jete. Per me teper, farat kane edhe fibra bimore te cilat luajne rol mbrojtes per aparatin tretes, luftojne kolesterolin dhe lidhen me rrezikshmeri me te ulet te kancerit te gjirit dhe te mushkrive.

Recete ideale per shendetin:

  • 1luge te madhe fara lini te cilat i bluani ne mulli kafeje ose ne blender
  • 1 luge te madhe fara "chia" ose kerpi
  • 1 luge te madhe mjalte te paster
  • 1/4 luge kanelle
  • 1/4 luge turmerik
  • 1 luge te vogel gjalpe kokosi ose vaj ulliri ose lini, te presuar ne te ftohte

Kjo recete forcon imunitetin, lufton veprimtarine kancerogjene ne organizem dhe jep energji efikase per cdo qelize te trupit.

Kujdes!

Farat qe tregtohen te hapura jane te rrezikshme. Ato priren te infektohen nga myku dhe prodhojne aflatoksine, nje substance me veprim kancerogjen ne organizmin e njeriut. Per kete arsye duhet te ruhen te mbyllura dhe ne ambjente te thata. Pervec rrezikut te mykut, farat e hapura pesojne demtim te madh per sa i perket cilesise se yndyrnave te tyre esenciale. Keto yndyrna qe ne i quajme omega 3 ose 6,  jane te pangopura dhe si te tilla ato jane shume delikate dhe te prirura ndaj oksidimit kur jane ne kontakt me ajrin. Oksidimi i ketyre yndyrnave i prish ato dhe i ben te kene efekt te kundert ne organizmin tone krahasuar me formen e tyre natyrale. Shume e rendesishme eshte ti blini te paketuara mire, te freskta (jo te pjekura), dhe te plota, dmth te pabluara.