Semundjet e trashegueshme
Cilat jane dhe si ti parandalojme
Publikuar më 14 Mars 2016, në Këshilla
Semundje qe trashegohen - si ti parandalojme?
Beni nje nvestigim te nevojshem ne paraardhesit tuaj per te vleresuar riskun e trashegimise se semundjeve te meposhtme:
Kanceri i gjirit
Kjo semundje eshte 5-10% i trashegueshem. Nese e konstatoni ne familje sigurohuni te konsumoni me shumice zarzavate sidomos te tipit brokoli, laker, hudher, spinaq. Evitoni alkolin dhe kryeni aktivitet fizik te rregullt.
Kanceri i prostates
Eshte 5-10% i trashegueshem. Nese e konstatoni ne familje preferoni sa me shume domatet te kombinuara me brokoli!.
Semundje te zemres si pasoje e kolesterolit te larte
Jane te trashegueshme dhe sjellin pasoja rreth moshes 55vjec. Ne rast se i spikatni ne pemen tuaj familjare preferoni zarzavate, fasule, peshk, fara dhe arra. Forconi zemren dhe arteriet me aktivitet aerobik te rregullt.
Diabeti tipit 2
Eshte i trashegueshem ne perqindje te konsiderueshme. Masa kryesore parandaluese eshte peshe e shendetshme trupore, ushqim i ekuilibruar me baze bimore, marrja e kufizuar e proteinave shtazore dhe aktivitet fizik i rregullt.
Hipertensioni
Ne shume raste eshte i trasheguar. Nese njeri nga prinderit tuaj eshte hipertensiv, evitoni sasite e medha te kripes dhe kafeines. Mbani peshe trupore te ulet, preferoni zarzavate, fasule, vaj ulliri, bajame, arra, fara dhe peshk si sardelet. Meqene se genet nuk i ndryshojme dot le te ndryshojme ato qe mundemi, ushqimin dhe aktivitetin fizik.