Gjithshka mbi kolesterolin
Ushqimi, aktiviteti fizik dhe trashegimia jane faktoret kyc
Publikuar më 14 Mars 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia
Gjithshka mbi kolesterolin
Cfare eshte kolesteroli
Ne e shoqerojme kolesterolin me ushqimet e yndyrshme, por ne fakt, kjo substance prodhohet 75% nga melcia jone dhe vetem 25% merret nepermjet ushqimit. Ne nivele normale, kolesteroli luan rol jetik per shume funksione fisiologjike si; prodhimi i hormoneve steroide, i vitamins D, formimi i membranave te qelizave etj. Por fatkeqsisht, nje pjese e mire e popullates adulte e ka kolesterolin mbi nivelin e nevojshem. Per me teper, ky fenomen po verehet edhe ne brezat e rinj, dicka e pazakonte me pare.
Simptomat
Kolesteroli i larte nuk shkakton simptoma. Por, ai demton ne heshtje enet e gjakut duke ndertuar pllaka ne muret e arterieve me pasoje ngushtimin e tyre. Kjo situate njihet si arteroskleroze dhe duke shkaktuar ngushtim te arterieve mund te nxis semundje dhe episode kardiake qe kercenojne jeten. Lajmi i mire eshte se kolesteroli i larte mund te konstatohet heret, perpara se ai te behet i rrezikshmem.
Analiza e kolesterolit
Personat mbi 20 vjec duhet te kontrollojne kolesterolin ne gjak cdo 4 vjet. Analiza perfshin matjen e disa llojeve te kolesterolit, LDL – kolesteroli i keq, HDL – kolesteroli i mire, TChol – kolesteroli total dhe raporti i TChol/HDL, i cili eshte edhe me i rendesishem sesa vete vlerat. Kjo analize duhet ber esell, mundesisht vakti i fundit te jete nje vakt i lehte per sa i perket yndyrnave.
Analiza e kolesterolit rekomandohet edhe per femije mbipeshe.
Kolesteroli i keq
Shumica e kolesterolit ne gjak transportohet nga proteina te cilat quhen "Low Density Lipoproteins" (proteina me densitet te ulet). Kjo quhet kolesterol i keq sepse kombinohet edhe me perberes te tjere qe shkaktojne ngushtim te arterieve. Nje diete e pasur ne yndyrna te ngurta dhe ne margarine shkakton rritje te nivelit te LDL-se. Personat e shendetshem duhet te synojne per LDL me pak se 100mg/dl, ndersa personat qe vuajne nga semundje te zemres duhet te synojne akoma me poshte.
Kolesteroli i mire
Nje e treta e kolesterolit transportohet nga proteina me densitet te larte –HDL (high density lipoproteins), e quajtur ndryshe kolesteroli i mire. Kjo lipoproteine ndihmon ne “mbledhjen” e kolesterolit nga qarkullimi dhe transportimin e tij ne melci ku edhe shperbehet. Per kete arsye, sa me e larte HDL aq me mire. Personat qe kane HDL te ulet jane me te predispozuar per te shfaqur semundje zemre. Duke ngrene yndyrna te shendetshme si vaji i ullirit dhe vaji i linit mund te ndihmoje ne rritjen e kolesterolit te mire.
- Nivelet optimale: mbi 60
- Nivel i ulet: nen 40 per femrat, nen 50 per meshkujt
Tregliceridet
Teprica e kalorive, sheqeri dhe alkoli konvertohen ne tregliceride, nje lloj yndyre qe transportohet nepermjet gjakut ne qelizat dhjamore ku edhe depozitohet. Personat mbipeshe, duhanpires, konsumator te alkolit dhe ata qe bejne jete sedentare kane me shume mundesi te kene tregliceride te larta, sikurse ata qe konsumojne shume sheqerna.
Kolesteroli Total
Kolesteroli total eshte mbledhja e LDL-se, HDL-se dhe VLDL-se (very low density lipoprotein – paraardhes i LDL), e cila per pjesen me te madhe te njerezve eshte e pranueshme ne vlerat 200mg/dl.
Raporti i kolesterolit
Kjo eshte edhe shifra me e rendesishme dhe perftohet nga pjestimi i totalit te kolesterolit me HDL-ne. Keshillohet nje raport 4:1 e poshte. Sa me i ulet ky raport aq me mire. Ky tregues eshte i rendesishem ne vleresimin e riskut kardiak por jo ne trajtimin e nevojshem.
Kolesteroli ne ushqime
Ushqimet e pasura ne kolesterol si vezet, karkalecat dhe arragosta nuk jane me te ndaluara. Studimet kane treguar se ushqimet qe ne konsumojme kane nje ndikim minimal ne kolsterolin ne gjak. Vetem nje perqindje e vogel e njerezve kane njefare sensitiviteti ndaj kolesterolit dhe nivelet e tij rriten pas nje ushqimi te pasur ne te. Por per pjesen me te madhe te njerezve, konsumi i yndyrnave te ngurta dhe trans qe gjenden kryesisht te margarina, jane problem kryesor. Rekomandimet per marrjen e kolesterolit ne nje dite, gjithsesi mbeten 300mg per persona te shendetshem dhe 200mg per persona qe jane ne rrezikshmeri me te larte. 1 veze permban rreth 186mg.
Kolesteroli familjar
Kolesteroli vjen nga dy burime: nga prodhimi i vete organizmit dhe nga ushqimi, ku secili burim mund te shkaktoje kolesterol te larte. Disa persona trashegojne gene te cilat nxisin prodhimin e brendshem me tepri. Per disa te tjere dieta eshte shkaku kryesor. Yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli gjenden te prodhimet shtazore si mishi, vezet dhe bulmeti. Ne shume raste, kolesteroli i larte vjen si kombinim i te dy faktoreve.
Cfare e shton rrezikun
- Trashegimia
- Dieta
- Mbipesha
- Moshimi
Kolesteroli dhe gjinia
Deri ne menopauze, femrat kane me pak problem te kolesterolit te larte sesa meshkujt. Ato kane nivele me te larta te HDL-se gjithashtu. Nje arsye eshte estrogjeni: kjo hormone femerore e rrit nivelin e HDL-se. Nivelet e estrogjenit arrijne kulmin ne periudhen e pjellorise se femres dhe fillojne te bien ne menopauze. Pas te 55-ave, rreziku i nje gruaje per te pasur kolesterol te larte fillon te rritet ndjeshem.
Kolesteroli dhe femijet
Tashme kemi te dhena se kolesteroli i larte mund te shfaqet duke ngushtuar enet e gjakut edhe ne femije te vegjel, duke i predispozuar ata per episode kardiake me vone ne jete. Normat optimale te kolesterolit ne gjakun e femijeve te moshes 2-19 vjec, jane poshte 170-es.
Perse kolesteroli eshte i rendesishem
Kolesteroli i larte eshte nje nder shkaqet kryesore te semundjeve koronare, infarkteve dhe hemoragjive cerebrale. Me sa duket, ka gjasa te nxis edhe semundjen neurodegjeneruese te Alzheimer-it. Sic e pame me pare, kolesteroli i larte eshte hapi i pare i formimit te pllakes arteriale. Kjo eshte e rrezikshme sepse ngushtimi i arterieve sjell uljen e qarkullimit te gjakut duke vene ne rrezik ishemie pjese te caktuara te zemres apo trurit qe ato furnizojne.
Si ta ulim kolesterolin me ushqim
Fibrat bimore
Ndryshimet ne diete jane nje arme e forte ne luften per te ulur kolesterolin. Fibrat bimore qe gjenden te drithrat e plote jane nje nder to. Tershera, gruri i plote, elbi i plote, orizi i eger, fasulet, frutat me lekure dhe perimet, jane nder burimet me te mira dhe zgjedhjet me te shendetshme.
Vajrat esencial
Jo me shume se 35% e kalorive ditore duhet te vijne nga yndyrnat. Dhe per me teper, lloji i tyre eshte po aq i rendesishem. Lloji me i demshem eshte yndyra vegjetale e ngurtesuar, pra margarina. Me pas vijon gjalpi, dhjami i kafsheve dhe i bulmetit. Ketu mund te bejne perjashtim qumeshti i dhise dhe mishi i kecit apo i kafsheve te tjera te cilat rriten ne natyre dhe kullosin ne gjelberim pasi ne dhjamin e tyre kane me pak yndyrna te ngopura. Vajrat me te keshillueshem jane vaji i ullirit dhe i linit te presuar ne te ftohte, avokado, arrat, bajamet dhe vaji i peshkut.
Vajrat vegjetal, te rafinuar te gatimit jane gjithashtu te demshem pasi nxisin oksidimin e kolesterolit qe qarkullon.
Dietat e varfra ne karbohidrate
Reduktimi i sheqernave ne diete, sidomos atyre te thjeshte dhe preferenca e karbohidrateve komplekse ndikon pozitivisht ne uljen e kolesterolit. Duke ulur karbohidratet ne favor te yndyrnave esencial, arrihet nje rritje optimale e kolesterolit te mire HDL.
Kolesteroli dhe mbipesha
Nese jeni mbipeshe dhe keni kolesterol te larte, ulja e peshes do te shkoje respektivisht me uljen e kolesterolit te keq. Per me teper, nese perimetri i mesit tuaj eshte me shume se i vitheve, atehere renia ne peshe eshte domosdoshmeri per te fituar mireqenien.
Nderprisni duhanin
Lenia e cigares eshte e veshtire por ja ku keni nje arsye me shume. Kur ju nderprisni duhanin, kolesteroli i mire mund te rritet me 10%.
Aktiviteti fizik
Edhe nese je i shendetshem por jo aktiv, fillimi i nje programi aerobik ose kardio, do te rezultoje ne rritje prej 5% te kolesterolit te mire, brenda dy muajve te pare. Zgjidhni nje aktivitet fizik qe rrit ritmin e zemres si kercimi, vrapi, noti apo hedhja me litar. Mjaftojne 30minuta ne dite per te pakten 5 dite te javes per t’ju dhene gjithe perfitimet e mundshme.
Preparate bimore
Ka indikacione se hudhra mund te ndikoj ne uljen e kolesterolit te keq, por suplementet e saj mund te kene efekte anesore, sidomos kur shoqerohen me ilace. Bime te tjera qe ndihmojne jane –farat fenugreek- dhe ekstraktet e zemres se agjinares.