Supe me qiqra dhe spinaq
Shijet e shendetshme mesdhetare
Publikuar më 26 Shtator 2019, në Receta
Spinaq me qiqra
Perberesit per 4 racione:
- 1kg Spinaq
- 5 Qepe te njoma dhe ½ kokerr te thate, te grira holle
- 2 Karrota ne rende
- 2 Domate te prera ne kubike te vegjel. Preferohet ti hiqet cipa.
- 200gr Qiqra te lena ne uje nje nate me pare
- 1 tufe Koper, 1 tufe majdanoz
- 60gr djathe te bardhe
- Vaj ulliri
- Kripe, piper
Pergatitja:
Zieni qiqrat pasi i keni lene nje nate ne uje dhe e keni derdhur ate.
Kaverdisni qepet. Hidhni karrotat e me pas domatet. Shtoni spinaqin dhe perzieni. Shtoni nje filxhan kafeje nga lengu i zirjes se qiqrave. 5-6minutat e fundit shton qiqrat dhe erzat.
E sherbeni me pak djathe te bardhe.