00355 4 2248981
"Blerina Diet" What's new

Buka: e bardhe apo e zeze!

Buka eshte nga produktet ushqimore me te lashta e perdorur gjeresisht nga njerezimi si baze e ushqimit. Edhe ne vendin tone buka ze nje vend kryesor ne dieten e perditshme. Por perdorimi kaq I gjate I bukes nga njerezimi ka bere qe ajo te pesoje transformime te ndryshme dhe fatkeqsisht per keq deri ne ditet e sotme. Rritja e kerkeses per buke me shtimin e popullsise ne bote ka nxitur prodhimin industrial masiv te saj. Kalimi nga prodhimi artisanal ne ate industrial e ka bere kete product shume me inferior nga c'ka qene.

Llojet e bukes qe perdoren kryesisht ne shqiperi:

Buke gruri e zeze & e bardhe, thekre, e perzier, misri (e perzier), kallamoqe, me rralle qiqre, geshtenje.

Sa me e bardhe buka aq me e shkurter jeta!

Buka e bardhe behet me miell te bardhe. Gruri ka tre perberes kryesore: levoren, embrionin dhe endosporin. Levorja eshte pjesa me e pasur ne fibra bimore dhe minerale. Embrioni eshte pjesa me permbajtje te konsiderueshme disa acidesh lyrore shume cilesore dhe gjithashtu permban vitamine E e cila pikerisht mbron keto acide lyrore nga oksidimi. Ne te njejten menyre vitamina E vepron ne organizem duke mbrojtur kolesterolin qe qarkullon ne gjakun tone nga oksidimi. Kolesteroli eshte nje substance me rol shume te rendesishem ne funksionin e organizmit por kur oksidohet kthehet ne nje nga armiqte kryesore te eneve te gjakut. Se fundmi, endospori eshte pjesa me e madhe e kokrres se grurit dhe ne perqindjen me te larte te tij eshte amidon (sheqer). Kur gruri bluhet per miell te bardhe, levorja dhe embrioni shkeputen dhe mbetet vetem endospori.

Ne kete menyre mielli I bardhe ka humbur:

  • Te gjithe vitaminen E
  • Te gjithe acidet lyrore te pangopura
  • 50% te kalciumit
  • 70% te fosforit
  • 80% te hekurit
  • 98% te magnezit
  • 50-80% te te vitaminave B

Pervec se mielli I bardhe mbetet vetem me kalorite, ai zbardhet me kimikate ku perberes kryesor eshte klori I cili ne reaksion me proteinat e miellit mund te formoje nje substance teper toksike qe quhet "alloxan". Miellit te bardhe I shtohen edhe lende te tjera qe ndihmojne ne maturimin e tij dhe ne perpunimin sa me te kollajte. Ai preferohet shume nga konsumatori pasi eshte shume komod ne gatim dhe mjaft I shijshem.

Perdorimi masiv I miellit te bardhe ne ushqim ka pasur si rezultat perkeqsimin e ndjeshem te cilesise se dietes dhe te shendetit te populates. Rritja e ndjeshme e prevalences se diabetit mund te jete e lidhur edhe me kete fakt. Duke perdorur miell te bardhe eshte ulur ne menyre drastike sasia ditore e fibrave e cila ka pasoja serioze ne shendetin e aparatit tretes dhe jo vetem.  Jo me kot ne bote degjohet shprehja: "sa me e bardhe buka aq me e shkurter jeta"!

Buka me fare - buke me e mire se buka me maja!

Buka e zeze e bere me fare buke (pa maja!), nga miell gruri te plote ose thekre, te bluar mundesisht ne mulli guri si dhe perzjerjet e ketyre te dyjave jane buket me superiore nga vlerat ushqyese. Kur buka eshte e bere me fare buke eshte shume me e tolerueshme per aparatin tretes. Keto buke permbajne fibra te cilat ndihmojne rregullsine e aparatit tretes, permbajne disa acide lyrore teper cilesore dhe krahas tyre vitamine E pikerisht per ti mbrojtur keto acide nga oksidimi ashtu sikurse ne organizem kjo vitamine E do te mbroje kolesterolin nga oksimi dhe si rrjedhoje do te mbroje enet e gjakut nga demtimi. Buka e zeze permban sasi te kenaqshme kalciumi, hekuri, acidi folik, vitaminash B dhe permban sasi te medha magnezi I cili eshte I domosdoshem ne metabolizmin e sheqerit. Kjo e ben buken e zeze shume te shendetshme per ata qe vuajne nga diabeti. Buka e zeze permban disa substanca te ngjashme me estrogjenin te cilat ndihmojne ne uljen e nivelit te kesaj hormoneje ne qarkullim dhe keshtu mbrojne nga kanceri I gjirit. Buka e zeze mbron nga infarktet dhe nga kanceri I zorres se trashe. Buka e zeze ndihmon ne dobesim!

Buka me e mire per diete, sidomos per mengjesin, eshte buka e thekres pasi konsumi I saj pasohet nga konsum sasie me te vogel ushqimi ne vaktet ne vijim.

Cila eshte buka me e mire per femijet?

Ne pergjithesi femijet duhet te ushqehen me buke te zeze dhe kombinimi I saj me peshk ndihmon deri ne 50% uljen e rasteve te astmes. Ky rezultat ka dale nga nje studim internacional per astmen ne femije. Kombinimi I magnezit dhe vitamines E qe permban grure te plote me yndyrnat omega te peshkut duket se eshte I rendesishem ne kete efekt. Meqene se gruri eshte nga ushqimet qe japin reaksione alergjike ne disa raste mund te jete e nevojshme te evitohet plotesisht dhe te zevendesohet me thekren dhe orizin integral, elbin dhe tersheren. Per kete arsye, buka e thekres e bere me fare buke eshte me e preferueshme per femijet.

Dembelizmi per te prere buken!

Deri aty ka arritur dembelizmi yne sa edhe buken e duam te prere ne feta sepse pertojme ta presim vete. Mendoni pak thikat qe presin buken sa here limohen dhe ku shkojne mbetjet metalike te tyre: te buka qe presin natyrisht. Pervec ketij fakti dramatik, prerja e bukes eshte nje nderhyrje e dhunshme ne nje product te gjalle. Prerja e ben buken te humbasi lageshtiren e saj dhe bashkeveprimin e substancave te gjalla qe ajo permban. Gjithashtu keto thika mund te kalojne mikrobe qe qarkullojne ne ambjent te buka. Buka eshte mire te pritet pak para se te konsumohet dhe te mbahet e mbyllur mire, ne qese letre ne vende te fresketa ose ne frigorifer.

Mesazh: Preferoni buken e zeze, te fresket dhe te pathekur, te ngjeshur dhe te paprere ne feta!

Blerina Bombaj - dietologe klinike

Tirane, 13 - 1 2012

Harta e faqes