+355 4 224 8981

Shefi ynë

img_5370

Menyra se si gatuajme ushqimin eshte po aq e rendesishme sa edhe zgjedhja e tij. Akoma edhe ushqimi me i mire, do ti humbe vlerat e tij nese nuk gatuhet si duhet. Menyrat tradicionale te gatimit ndikojne ne humbjen e 50-80% te lendeve te tyre ushqyese sepse gatuhen me shume sec nevojitet. Per kete arsye ne ndjekim nje menyre gatimi e cila I ruan vlerat e ushqimve. Kjo menyre konsiston ne minimizimin e kohes se gatimit, aq sa nevojitet qe te nxjerrim ne pah ngjyrat, aromat dhe shijet e ushqimeve.

Shume njerez mendojne se ushqimet dietetike jane pa shije. Ne e kemi permbysur kete concept te gabuar. Te ngrenit eshte nga te paktat gjera qe bejme cdo dite. Ne pergatisim 3 vakte ne dite per cdo klient tonin, qe do te thote 1000 vakte ne vit. Per ne, jane 1000 shance per te krijuar nje pjate te shendetshme dhe te shijshme.

Nje menyre e re gatimit te perimeve

Duke qene se zarzavatet jane nje arme e forte per te forcuar shendetin tone, ne i perdorim ato gjeresisht ne pjatat tona. Pa perime nuk mund te marrim gjithe lendet ushqyese qe nevojitemi. Ajo qe kemi kuptuar eshte se nje pjese e madhe e klienteve tane nuk i konsumojne sa duhet perimet, sepse nuk e preferojne shijen e tyre. Ka nje bindje se perimet nuk jane te shijshme. Sfida jone eshte qe ti bejme ata te ndryshojne mendje. Ne besojme se perimet mund te shijohen mrekullisht dhe te kthehen ne ushqime te preferuara per secilin prej jush, nese zbatoni rregullat tona ne gatimin e tyre.