00355 4 2248981

Cfare eshte dieta Dukan?Mish

Dieta Dukan eshte krijuar nga doktori francez Pierre Dukan, I cili la neurologjine per dietologjine ketu e 10 vite me pare. Ai e ka publikuar librin e tij me kete diete dobesimi disa vite me pare por shitjet jane rritur ne menyre drastike jo vetem ne France, por  dhe ne bote, menjehere pas aplikimit te teorise se tij te dobesimit nga kengetarja e njohur J. Lopez si dhe nga princesha e Britanise se Madhe perpara dasmes se saj. Teroia e tij eshte e njohur dhe shume e ngjashme me dieten Atkins e cila ka qene shume ne mode ne vitin 2000 por démodé tashme.

Pretendimet e dr. Dukanit:

Dobesim I shpejte, duke ngrene "sa te duash" dhe nuk I fiton kurre kilogramet mbrapsht, (vetem nese ndjek rregullat e tij ne menyre te perpikte pa asnje tolerim).

Si funksionon:

Kjo diete eshte e ndare ne 4 faza. Faza e pare eshte ajo me agresivja ku mund te konsumosh vetem ushqime proteinike dhe vetem 3 luge tershere. Ne kete faze pretendohet renia drastike ne peshe. Faza e dyte eshte ajo e renies 1 kg ne jave per te arritur "peshen e vertete" duke konsumuar vetem proteina dhe disa zarzavate pa amidon. Faza e trete eshte faza e konsolidimit ku duhen 10 dite per cdo kilogram te rrezuar dhe faza e fundit eshte faza e mbajtjes ku cdo te enjte, per gjithe jeten ne vazhdim, duhet te mbash regjimin e fazes se pare.

Sa qendrojne pretendimet e dr. Dukanit per teorine e tij?

Pretendim 1: Njeriu eshte karnivor, I ndertuar per te ngrene sasi te pakufizuara mishi, peshku dhe pule:

Po, miliona vite me pare, njeriu ka qene gjahtar, por ne ato kohe jetegjatesia e njeriut ka qene 30 vjec! Pervec se gjahtar njeriu ka qene dhe grumbullues I bimeve. Studime shkencore tregojne mjaft qarte se njeriu gezon shendet me te mire nese dieta e tij permban sasi te ulet proteinash shtazore dhe eshte e pasur ne ushqime bimore me pak perpunim.

Paleolithic_food_gatherers_in_popular_diets

Pretendim 2: Mund te hash sa te duash:

Duke kufizuar ne kete nivel karbohidratet dhe yndyren pa diskutim qe mund te hash sa te duash dhe perseri veshtire se do te arrish kalorazhin ditor qe djeg trupi. Duke ngrene vetem ushqime proteinike pa yndyre, pike se pari do te merzitet ushqimi (deri ne neveri), se dyti proteinat kane efekt ngopes dhe se treti ushqimet proteinike kerkojne me shume energji per tu asimiluar. Proteinat largojne nje sasi te konsiderueshme te ujit nga trupi duke dhene rezultate entuziaste mbi peshore. Problemi eshte se ushqimet shtazore permbajne nje sasi yndyrnash te ngopura dhe kolesteroli. Pervec kesaj nje diete e tille do pasohet nga kapsllek dhe keputje per shkak te mungeses se karbohidrateve dhe fibrave bimore.

Mish

Pretendim 3: Humb 0,5-1kg ne dite javen e pare:

Eshte e pamundur te humbasesh 1kg dhjam ne dite por mund te humbesh muskuj dhe uje 1kg ne dite!

muscle

Pretendim 4: Disa fruta ndalohen:

Frutat jane burim i cmuar antioksidantesh dhe vitaminash dhe duhet te jene patjeter pjese e pandare e meny-se ditore. Bananet, qershite etj, ndalohen ne dieten Dukan. Ne fakt 1 molle e cila lejohet ka te njejten sasi sheqeri me gjysem banane. E gjithe ceshtja eshte te sasia e kalorive. Meqenese dukani fsheh reduktimin e ushqimit pas sasise se kenaqshme pa dyshim qe do zgjedhi fruta me sa me pak sheqer qe te ngopet syri! antioxidant-rich

Pretendim 5: Karbohidratet duhet te kufizohen, pothuajse te eliminohen:

Nese I hedhim nje sy dietes mesdhetare do te shohim se ajo eshte mjaft e pasur ne karbohidrate dhe madje edhe ne yndyre, dhe ne fakt popujt qe e kane ndjekur kane jetuar me gjate, me elegant, dhe per me teper s'kane vuajtur nga kapslleku! Eshte e vertete qe nje pjese e mire e karbohidrateve duhen eliminuar nga dieta dhe keto jane kryesisht mielli I bardhe dhe sheqeri. Por frutat, drithrat, fasulet dhe zarzavatet jane ushqime te cmuara. mediterranean_diet

Perfundimi:

Edhe ne kete rast, renia ne peshe vjen VETEM dhe VETEM nga reduktimi I kalorive! Kjo diete eshte nje tjeter diete hiperproteinike, e perseritur me pare pa dhene rezultat ne zgjidhjen e mbipeshes.

Dieta Dukan ka efekte anesore si keputje, tharje te gojes, formim guresh ne temth, sforcim te veshkave, rritje te kolesterolit, kapsllek dhe ere te pakendshme te frymemarrjes.

Zgjidhja e mbipeshes nuk do te vije kurre nga formula "magjike". Ajo qendron ne sjelljen qe ne kemi perballe ushqimit, ne regjimin e disiplinuar dhe ne rritjen e levizjes se perditshme.

HealthyEatingPyramid-HighRes

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

Tirane, 1 shtator 2012

Harta e faqes