+355 4 224 8981

Kur femijet nuk hane

Cfare te beni me nje femije qe refuzon ushqimet e nevojshme

Publikuar më 23 Mars 2016, në Nënat dhe Fëmijët

Kur femijet nuk hane

Shpesh here gjendeni perpara faktit se femijet disa ushqime qe ju i quani te keqija i duan dhe disa qe ju i oni i hedhin ne toke. Cfare te beni ne ate moment? T'ja jepni ate qe kerkon?

  1. Mos e ktheni vaktin ne nje beteje lufte. Vazhdoni te ofroni larmi zgjedhjesh te shendetshme, edhe nese femija juaj i refuzon ne fillim. Shume femije marrin kohen e tyre te nevojshme perpara se te provojne nje ushqim te ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh here femijet surprizojne me preferencat e tyre. 
  2. Nuk i do zarzavatet? Femijet mund te thone “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojne mund tjua fluturojne drejt e ne surrat. Durim! Nje here tjeter!
  3. Jepjuni mundesine ti zgjedhin vete
  4. Mos valle femija juaj pi me shume sec ha? Mos lejoni te mbushet stomaku i tyre me lengje te tepert, qofte edhe qumesht apo lengje frutash.
  5. Mos ha shume sheqer ne mengjes? Nese po, sheqer do kerkoje edhe ne drake. Zgjidhja: nje mengjes i pasur ne fibra si kos me tershere, stafidhe, bajame dhe molle
  6. Mos pickon gjithe diten? Disiplinoni orarin e te ngrenit, eshte e nevojshme per te rregulluar sensoret e urise dhe ngopjes.
  7. Eshte nje faze qe do kaloje.
  8. Mos u tundoni nga momentet “mjafton te haje dicka”! Kjo nuk eshte zgjidhja e problemit, thjeshte e ben ate edhe me te veshtire.

Caji ideal per the stimuluar oreksin

Zjeni ne nje kupe uje 1 luge te madhe xhinxher te grire, 1 luge te vogel fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjalte dhe leng limoni ose portokalli.