Asparag me veze te thermuar
Recete stinore
Publikuar më 20 Mars 2016, në Receta
Asparag me veze te zier
Perberesit:
- 0,5kg asparag
- 1/4 filxhan vaj ulliri
- 1 luge te madhe gjalpe te fresket
- 2 veze te ziera
- 2 luge te medha majdanoz te fresket te grire
- 1 luge te vogel rigon
- lengun e 1/2 se nje limoni si dhe lekura e tij e grire
- Kripe, piper
Pergatitja:
- Vendosni ne nje tigan vajin e ullirit ne zjarr mesatar
- Sapo te nxehet i shtoni asparaget dhe i gatuani sa te zbuten. (2-3min nese jane te holle, 5-7 minuta nese jane te trashe)
- Ulni zjarrin dhe i shtoni gjalpin e fresket. I perzieni
- Sapo gjalpi te marre ngjyre kafe, i hidhni lekuren e limonit, erzat dhe lengun e limonit.
- I thermoni vezet e ziera persiper dhe i sherbeni te ngrohte.
Te rejat e fundit mbi asparagun
Asparagu, kohet e fundit eshte vecuar per permbajtjen e tij te kenaqshme ne nje karbohidrat shume te cmuar qe quhet "inulin" dhe qe sjell perfitime te mrekullueshme per aparatin tretes. Vetem dy ushqime jane njohur deri me sot te permbajne "inuline", ato jane rrenja e cikores dhe agjinarja e Jeruzalemit. Tashme, listes i eshte shtuar edhe asparagu.