+355 4 224 8981

Ushqimet me te veshtira per tu tretur

Disa ushqime, edhe pse te shendetshme, mund te shkaktojne stres ne stomak

Publikuar më 15 Mars 2016, në Këshilla

Ushqime te veshtira per tu tretur

Disa ushqime, edhe pse te shendetshme, mund te shkaktojne stres ne stomak

Ushqimet e skuqura

Keto ushqime perthithin sasi te medha yndyre, per kete mund te shkaktojne diarre dhe diskomfort. Embelsirat kremoze dhe salcat e yndyrshme munden gjithashtu te shkaktojne problem.

Agrumet

Ne faza delikate per stomakun, permbajtja e fibrave te agrumet mund te shkaktoj pershkallezim te situates.

Embelsuesit artificial

Perdoren gjeresisht ne cemcakiza dhe karamele. Nese tejkaloni masen mund t’ju irritojne stomakun duke shkaktuar kontraktime dhe fryrje.

Shume fibra

Fibrat bimore qe gjenden te drithrat e plote dhe te fruta-perimet jane mjaft te dobishme per tretjen dhe shendetin. Por, nese ju konsumoni shume prej tyre dhe per nje kohe te shkurter, stomaku dhe zorret mund te pesojne “shok” dhe te ndjeni fryrje, gazra dhe tension abdominal. Per kete arsye, konsumi I fibrave duhet te rritet gradualisht.

Fasulet

Jane nder ushqimet me te shendetshme por, kane nje lloj sheqeri te patretshem sepse stomaku yne nuk I permban enzimat perkatese. Ky lloj sheqeri perpunohet nga bakteret qe kemi ne zorret tona me pasoje clirimin e gazrave. Nese doni ta evitoni kete efekt anesor te fasuleve, thjeshte lerini ato ne uje per 24 ore perpara se t’i gatuani. Ujin e derdhni.

Lakrat

Lakra, lulelakra, brokoli, permbajne te njejtin sheqer te patretshem si fasulet, duke i ber ato shkaktare njesoj per gazra te sikletshem. Per ta evituar kete fenomen mund te gatuani pak ne uje te vluar.

Fruktoza

Ky lloj sheqeri permbahet me shumice te mjalti dhe te embelsira te ndryshme si karamelet. Mund te shkaktoj kontraksione, diarre dhe diskomfort nese bie me shumice ne stomak bosh.

Pikantet

Disa njerez mund te kene problem me tretjen ose refluks pas konsumit te ushqimeve djegese. Kapsikaina qe gjendet te speci djeges mund te jete fajtori kryesor.

Bulmeti

Kryesisht qumeshti, eshte nje nder produktet ushqimore pergjegjes per intolerance me te zakonshme qe eshte ajo ndaj laktozes. Zakonisht nenproduktet e tij jane me mire te tolerueshme. Nese ekziston kjo intolerance, konsumi i qumeshtit shoqerohet me diarre, spazma dhe dhimbje. Evitoni krejtesisht qumeshtin dhe tentoni me kujdes nenproduktet e tij.

Kafja, cokollata

Mund te irritojne mukozen e siperfaqes se stomakut me pasoje ndjesine e djegies. Kjo mund te evitohet me renie ne peshe, konsum te sasive te kufizuara dhe evitimin e shtrirjes menjehere pas ngrenies.