+355 4 224 8981

Semundjet e trashegueshme

Cilat jane dhe si ti parandalojme

Publikuar më 14 Mars 2016, në Këshilla

Semundje qe trashegohen - si ti parandalojme?

Beni nje nvestigim te nevojshem ne paraardhesit tuaj per te vleresuar riskun e trashegimise se semundjeve te meposhtme:

Kanceri i gjirit

Kjo semundje eshte 5-10% i trashegueshem. Nese e konstatoni ne familje sigurohuni te konsumoni me shumice zarzavate sidomos te tipit brokoli, laker, hudher, spinaq. Evitoni alkolin dhe kryeni aktivitet fizik te rregullt.

Kanceri i prostates

Eshte 5-10% i trashegueshem. Nese e konstatoni ne familje preferoni sa me shume domatet te kombinuara me brokoli!.

Semundje te zemres si pasoje e kolesterolit te larte

Jane te trashegueshme dhe sjellin pasoja rreth moshes 55vjec. Ne rast se i spikatni ne pemen tuaj familjare preferoni zarzavate, fasule, peshk, fara dhe arra. Forconi zemren dhe arteriet me aktivitet aerobik te rregullt.


Diabeti tipit 2

Eshte i trashegueshem ne perqindje te konsiderueshme. Masa kryesore parandaluese eshte peshe e shendetshme trupore, ushqim i ekuilibruar me baze bimore, marrja e kufizuar e proteinave shtazore dhe aktivitet fizik i rregullt.


Hipertensioni

Ne shume raste eshte i trasheguar. Nese njeri nga prinderit tuaj eshte hipertensiv, evitoni sasite e medha te kripes dhe kafeines. Mbani peshe trupore te ulet, preferoni zarzavate, fasule, vaj ulliri, bajame, arra, fara dhe peshk si sardelet.
Meqene se genet nuk i ndryshojme dot le te ndryshojme ato qe mundemi, ushqimin dhe aktivitetin fizik.