+355 4 224 8981

11 keshilla per shendetin e prostates

Brokoli, farat e kungullit dhe sheget jane disa nga superushqimet qe mbrojne prostaten

Publikuar më 14 Mars 2016, në Dieta

11 keshilla per shendetin e prostates

  1. Konsumoni te pakten 5 porcione fruta - perime cdo dite. Zgjidhni perimet me ngjyre te theksuar. Brokoli eshte nder me te fuqishmit.
  2. Zevendosni buken dhe miellin e bardhe me ate me krunde.
  3. Evitoni mishin e kuq te vicit, derrit, gicit, qingjit, kecit, dhe zevendesojeni me peshk te ujrave te paster e te ftohte, mishin e bardhe te pules, veze dhe fasule.
  4. Evitoni cdo lloj margarine dhe vaji te rafinuar. Perdorni vetem vaj ulliri, avokado, vaj farash kungulli.
  5. Evitoni lengjet me sheqer.
  6. Beni kujdes me sasine e kripes. Perdorni kripe te paperpunuar dhe me pakice.
  7. Kujdes me sasite e ushqimit! Hani ngadale dhe ndaloni kur te jeni te ngopur.
  8. Krahas zgjedhjeve te kujdesshme ushqimore, ushtrimi i perditshem i aktivitetit fizik ndihmon tej mase shendetin e personave me predispozite te semundjeve te zemres, tensionit te larte dhe prostates.
  9. Rrisni konsumin e arrave, arrave te Brazilit, farave te kungullit dhe lajthive.
  10. Sheget jane provuar ne nje studim afatgjate, te luftojne ndjeshem qelizat kanceroze te prostates.
  11. Caji jeshil dhe "kurkuma" jane ne listen e ushqimeve qe mbrojne nga kanceri i prostates ne menyre te dukshme.