+355 4 224 8981

Te edukojme femijet te ushqehen shendetshem

Program edukativ per femije te moshave 6 - 12 vjec

Publikuar më 11 Mars 2016, në Nënat dhe Fëmijët

Te edukojme femijet te ushqehen shendetshem

Program edukativ per femije te moshave 6 – 12vjec

Ky program synon ne angazhimin e femijeve me punet e prodhimit dhe te gatimit te ushqimeve te verteta dhe natyrale. Ne kete menyre ata do te njihen me menyren si natyra ka krijuar ushqimin dhe cfare njeriu ka ne dore te bej per ta ber ate sa me te dobishem. Ai do te zhvillohet ne ambjentet e fermes sone, ne fshatin Laknas, vetem pak minuta nga qendra tregtare QTU.

Orari

Programi do te zhvillohet cdo te shtune , nga ora 10.00 - 12.30, ku 30 min do te jete nje pushim midis oreve.

Permbajtja e programit

Programi do te jete i ndare ne 2 pjese: kopshtari dhe ushqim.

  1. Ora e kopshtarise do te zhvillohet nga agronomi Bashkim Alushi - specialist i bujqesise organike, i cili do te shpjegoj gjithe ciklin e jetes se bimeve (perfshire bime te ngrenshme dhe lule). Ai do ti angazhoj femijet me rradhe, ne punet e gjithe proceseve bujqesore, ne parcelat e caktuara te secilit grup.
  2. Ora e ushqimit do te zhvillohet nga dietologia Blerina Bombaj si dhe shume bashkepunetore ne fushen e ushqimit, dhe do te perfshij pergatijen dhe gatimin e ushqimit. Cdo jave do te trajtohet nje nga ushqimet baze per te gjithe grupet kryesore te ushqimeve, perfshire ketu teori dhe praktike. Femijet do te angazhohen ne mbledhje te ushqimeve nga fusha, pastrim, prerje, pergatitje, gatim, servirje. Ne fund, te gjithe se bashku do te konsumojme ne tryeze ushqimin e pergatitur.

Mjetet e punes qe do te disponohen nga programi

  • Uniforma
  • Vegla kopshtarie
  • Ushqimin e dites
  • Flete pune

Femijet duhet te pajisen nga shtepia me

  • Veshje sportive
  • Cizme llastiku per perdorim jashte

Abonimi

Abonimi mujor kushton 8000leke te reja. Pagesa do mund te kryhet ne zyrat tona ne bllok ku dhe do te merret programi i punes i detajuar si dhe uniformat.

Femijet do te shoqerohen nga prindi deri ne destinacion dhe do te merren serish nga ata.

Per me shume informacion, na kontaktoni ne nr 0692400555, Znj. Migena Lala