+355 4 224 8981

Suxhuke me kumbulla vishnje

Nje recete ideale per mengjes, qe ndihmon per te fituar rregullsine e aparatit tretes

Publikuar më 7 Mars 2016, në Receta

Recete speciale per mengjesin "Morning Power"

Perberesit

  • 10 kumbulla vishnje, te thata
  • 10 fiq te thate
  • 1 luge kanelle
  • 3-4 bajame te thermuara
  • 1 luge kakao organik
  • ½ luge fara susami
  • ½ luge fara lini
  • ½ fara "chia"
  • 1 luge mjalte
  • 1 luge uje

Pergatitja

  1. Fillimisht bluani frutat e thara ne nje makineri grirese. Me pas I hidhni perberesit e tjere dhe bluajini deri sa te formohet nje mase uniforme si brume.
  2. Me duar vendoseni perberjen ne nje ene te sheshte per ti dhene formen qe deshironi dhe e lini te thahet nga te dy anet.
  3. Ruajeni ne frigorifer per t’a konsumuar edhe ditet ne vazhdim.

Ky ushqim eshte i pasur ne:

  • Fibra bimore – te dobishme per aparatin tretes
  • Yndyrna Omega 3 – ushqyes per zemren dhe trurin
  • Proteina – ndihmojne metabolizmin e sheqerit, ushqejne muskujt
  • Magnez – ushqyes per sistemin neuro – muskular, I nevojshem per metabolizmin e sheqerit dhe parandalimin e diabetit
  • Kalcium – I nevojshem per shendetin e mases muskulare
  • Hekur – I nevojshem per rruazat e kuqe te gjakut
  • Antioksidante – per te mbrojtur qelizat tona nga sulmues te perditshem

Sygjerimi yne

Nese e shoqeroni me nje gote qumesht te fresket, te ngrohte, ky eshte mengjesi ideal per te fituar rregullsine e aparatit tretes dhe per te parandaluar konstipacionin. 

*Te gjithe perberesit e recetes i gjeni ne supermarketin Spar.