+355 4 224 8981

Bananet e infektuara dhe marrezia e internetit

Jo cdo lajm qe lexoni ne internet mund te merret seriozisht

Publikuar më 5 Mars 2016, në Këshilla

A jane te infektuara bananet?

Ka disa jave qe eshte perhapur nje lajm ne rrjetet sociale se, bananet dhe portokallet jane te infektuara me virusin HIV. Kjo eshte marrezia e rradhes ne internet dhe si e tille eshte edhe teper ngjitese pasi, sheh njerez te ndryshem ti bejne "share" te alarmuar dhe te revoltuar.

Nje pyetje kam: seriozisht mund te besoni te tilla skenare?

Ky eshte nje nder absurditetet me te medha qe ka qarkulluar kohet e fundit, nje legjende urbane qe tregon "rrjedhjen" e rrjeteve sociale. Nje banane qe prishet nga brenda dhe merr ate ngjyre do te thote se eshte thjeshte e prishur nga mikrobe te cilat ate pune kane, te ushqehen si te munden. Virusi HIV, nuk ushqehet dhe nuk jeton dot jashte trupit te njeriut. Per me teper, ky virus ngjitet vetem nepermjet lengjeve te trupit, nga njeriu ne njeri. 

Nje i marre hodhi nje gur dhe qindra te mencur nuk e nxoren dot.

Prandaj, jini me selektiv ne informacionet qe lexoni dhe shperndani, ju lutem!