+355 4 224 8981

Lengu qe mbron mushkrite nga duhani...deri diku

Keto perberes jane shkencerisht te provuar te luftojne radikalet e lira qe shkakton duhanpirja

Publikuar më 3 Mars 2016, në Super Ushqime

Lengu qe mbron mushkrite nga duhani…deri diku

Te gjithe e dime se duhanpirja eshte nder zakonet me te keqija qe njeriu mund te perftoje. Ajo demton cdo qelize dhe organ te organizmit tone. Kryesisht, pirja e cigares shkakton demtimet me serioze ne mushkri dhe eshte arsyeja numer nje e kancerit te tyre.Edhe disa semundje si azma dhe bronshiti jane te lidhura me duhanpirjen. Perberja e pijes qe rekomandojme rrit kapacitetin antioksidues ne trup dhe per kete arsye, ndihmon neutralizimin e radikaleve te lira qe clirohen nga tymosja e duhanit. Nese jeni duhanpires, keshilla e pare dhe thelbesore eshte ta nderprisni kete zakon vdekjeprures. Por, nese nuk arrini ta beni kete te mire per veten tuaj, atehere praktikoni kete recete e cila ndihmon me se miri ne shendetin e mushkrive tuaja.

Perberesit:

  • 2 luge turmerik
  • 1 cope te vogel xhinxher te fresket
  • 1 liter uje (mundesisht burimi ose te filtruar)
  • 400gr hudher, te qeruar dhe te prere ne katersh
  • 200gr sheqer nga kallamsheqeri, te paperpunuar 

Pergatitja:

Vini ujin ne zjarr. I shtoni sheqerin. Pasi te vloje is htoni perberesit e tjere. E lini zjarr te avashte te vloje deri sa perzierja te shkoj ne gjysem te volumit fillestar. Me pas e kulloni dhe e vendosni ne nje shishe qelqi. Pasi te ftohet e lini ne frigorifer.

Si ta perdorni:

Mund ta perdorni cdo dite, esell ne mengjes dhe para gjumit (dy ore pas vaktit te darkes), nga 2 luge supe. 

Ushqime te tjera qe ndihmojne shendetin e mushkrive

  • Mollet: flavonolet qe ndodhen te mollet ndihmojne rruget e frymemarrjes dhe lirimin e tyre. Por kjo ndodh nese konsumohen te pakten 4 molle ne jave
  • Limoni jeshil: permban substanca mjaft te dobishme per mbrojtjen e qelizave nga crregullime kancerogjene.
  • Portokallet: vitamin C ndihmon rikuperimin e mureve te rrugeve te frymemarrjes dhe te eneve te gjakut.
  • Karrotat: beta-karroten e cila shnderrohet ne vitamin A, lidhet me rrezik me te ulet te azmes.
  • Farat e linit: ne saje te acideve lyrore omega 3 dhe magnezit qe permbajne, ndihmojne ne uljen e inflamacionit dhe ne zbutjen e muskujve.
  • Lengu I shegeve: mund te veproje sin je ushtar I miretrajnuar kunder agresoreve kancerogjene ndaj qelizave te mushkrive.

PS: turmeriku eshte nje erze indiane e cila tregtohet ne forme pluhuri me ngjyre portokalli ne te verdhe. Mund ta gjeni ne dyqanin e produkteve organike, Edesia. Ky dyqan ndodhet perballe me drejtorine e Higjenes, afer Liceut artistik.

Blerina Bombaj, Dietologe Klinike
Tirane, Mars 2016