+355 4 224 8981

Ushqimi dhe shendeti i kockave

Masa kockore ndertohet vetem 25 vitet e pare te jetes, me pas duhet te mirembahet

Publikuar më 2 Mars 2016, në Nënat dhe Fëmijët

kockat nje here ndertohen

Kockat perbehen nga 30% materie organike dhe 70% kripera te kalciumit dhe fosforit. Metabolizmi i kalciumit dhe fosforit varet nga hormonet e meposhtme:

  • Paratiroidja
  • Kalsitonina
  • Vitamina D

Paratiroidja prodhohet nga gjendra paratiroide dhe ka keto veprime ne organizem:

  • Aktivizon prodhimin e vitamins D nga veshkat e cila rrit perthithjen e kalciumit nga aparati tretes
  • Pengon shkarkimin e kalciumit nga veshkat.

Kalsitonina prodhohet nga gjendra tiroide dhe ka keto efekte:

  • Pengon aktivizimin e vitamins D, me pasoje uljen e perthithjes se kalciumit nga aparati tretes.
  • Rrit shkarkimin e kalciumit nga veshkat.

Vitamina D vepron sin je hormone ne organizem dhe eshte e domosdoshme per perthithjen e kalciumit. Kete vitamin mund ta marrim nga ushqimi por gjithashtu, e sintetizojme ne lekuren tone nepermjet aktivizimit qe shkaktojne rrezet e diellit ne te. Por, qe vitamin D te kryej punen e saj ne trupin tone, duhet qe te aktivizohet. Ky aktivizim ndodh ne veshka dhe melci. Dhe eshte forma e saj aktive qe ndihmon absorbimin e kalciumit nga aparati tretes, si dhe depozitimin e saj ne kocka.
Kujdes, kjo vitamine qe te perthithet, ka nevoje pranine e yndyrnave ne vakt si psh., vajin e ullirit.

Burime te mira te kalciumit jane

  • Qumeshti, kosi, djathi
  • Brokoli, lulelakra
  • Pazite, lakrat jeshile
  • Fiqte
  • Bajamet
  • Portokalli
  • Sardelet dhe acuget (bashke me hala)
  • Salmoni
  • Bamjet
  • Fasulet e bardha
  • Farat e sausamit
  • Borziloku, majdanozi

Mbani mend

Masa kockore ndertohet deri ne moshen 25-30 vjec. Me pas ajo fillon dhe humb. Eshte domosdoshmeri ngadalesimi I humbjes se saj. Kjo mund te arrihet me ushqim te pasur ne Kalcium, qe do te thote minimumi 1200mg/dite, dhe me aktivitet fizik sistematik.

Faktoret qe ndikojne ne perthithjen optimale te kalciumit

  1. Vitamin D ndihmon perthithithjen e tij
  2. Hekuri e pengon absorbimin e kalciumit, per kete arsye nuk duhet te kombinojme shpesh mishin e kuq apo thjerrzat, me bulmet.
  3. Fibrat bimore dhe oksalatet qe permbahen te bimet luajne rol pengues per perthithjen e kalciumit.
  4. Drithrat e plote permbajne ne levoren e tyre fitate, qe lidhen me kalciumin duke e ber ate te padisponueshem.
  5. Kafja dhe alkoli rrisin shkarkimin e kalciumit nga kockat.
  6. Duhanpirja ndikon negativisht ne qelizat thelbesore per rigjenerimin e kockave.
  7. Renia drastike ne peshe ndikon ne humbje te mases kockore.

Per mirembajtjen e kocakve nevojitet nje diete e balancuar. Dietat me permbajtje te larte te proteinave shtazore ndikojne negativisht ne shendetin e kockave pasi nxisin shkarkimin e kalciumit nga veshkat. Nga ana tjeter, dietat vegane, te varfra ne proteina, mund te shkaktojne ulje te albumines dhe si rrjedhoje transporti I kalciumit calon.

Si mund te marrim 1200mg kalcium ne dite nepermjet ushqimit

  • 1 gotë qumësht + 1 kupë kos + 30gr djathë të bardhë + 1 sallatë me spinaq ≈ 1200mg kalcium