+355 4 224 8981

Virozat e stines

Si te luftojme ftohjet dhe gripin nepermjet ushqimit

Publikuar më 20 Dhjetor 2012, në Shëndeti dhe mirëqënia

Si te luftojme ftohjet dhe gripin nepermjet ushqimit

Stina e dimrit eshte stina ne te cilen shfaqjet e virozave te ftohjes dhe gripit jane me te shpeshta dhe na vijne rrotull te gjitheve. Arsye nuk eshte vetem temperaturat e ulta por edhe mungesa e rrezeve te diellit. Keto dy faktore ulin rezistencen dhe dobesojne sistemin imunitar. Konsumi I rregullt I disa ushqimeve na ndihmon te rrisim forcen e trupit per te luftuar patogjenet sezonal. Keto ushqime jane te pasura ne minerale, vitamina dhe fitokimikate te cilat ndihmojne eliminimin e mikrobeve, forcojne imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme te gripit.

Si te parandalojme semundjet virale te dimrit:

Duke ngrene ushqime te paperpunuara (si psh farat e susamit, selino, fasule, bajame, kashius, drithra te plota, fara luledielli dhe kungulli, kakao), mund te bejne mrekullira per organizmin tone ne saje te permbajtjes se larte ne mineralin Zink. Ky mineral ka veti te konsiderueshme antibakteriale, anti-mykotike dhe perforcuese per imunitetin duke e bere nje aleat te persosur kunder semundjeve sezonale.

Forconi oraganizmin me "super-ushqime"

Zarzavatet si brokoli, qepet, hudhrat, domatet, karrotat, lakra e bardhe, spinaqi dhe kerpudhat jane ato qe na ofrojne ekstra- mbrojtje gjate stines se dimrit. Duke I ngrene keto zarzavate sa me pak te gatuara ose dhe krejtesisht te fresketa do te perfitonim maksimumin e vlerave te tyre ushqyese.

Nga frutat preferoni limonat, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje.
Per gatimet tuaja preferoni erza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.

Pijet qe forcojne mbrojtjen ndaj semundjeve

Duke pire leng limoni te shtrydhur ose caj ndihmon ne ekuilibrimin e ph-ashit ne gjak. Nje ambjent acid eshte shume I favorshem per mikro-organizamat patogjene dhe zhvillimin e mykut.
Pini mjaftueshem uje natyral per te lehtesuar punen e veshkave ne largimin e toksinave dhe preferoni cajin jeshil pa sheqer gjate dites per te qene ne forme.
Vitamina D eshte e famshme per rendesine e saj jetike ne mirembajtjen e kockave dhe perthithjen e kalciumit. Me pak te "famshme" jane vetite e saj ne mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitamine merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo eshte e kufizuar ne ushqime megjithate kerpudhat e permbajne ne sasi te kenaqshme

"Echinacea"

Eshte nje lule e ngjashme me margariten por ka ngjyre roz. Kjo bime ka efekte mbrojtese te provuara shkencerisht. Ajo perdoret ne lengje per perforcimin e imunitetit dhe kunder dhimbjeve. Gjendet ne farmaci ne forme shurupi ose tabletash dhe ka efekt te dukshem ne uljen e kohes se gjendjes gripale, sidomos nese merret sapo te shfaqen simptomat e gripit ose ftohjes. Per sasine reforohuni ne udhezimet qe shoqerojne produktin.

Disa "formula" shtepie per te qetesuar simptomat e ftohjes dhe gripit

Mjalte me limon: Nje luge mjalte eshte perdorur nder shekuj per te qetesuar fytin e acaruar. Duke I shtuar dhe nje gjysem limoni te shtrydhur ndihmon ne shperberjen e mukozes ne gryke.
Avuj kamomili: Jo vetem caji I kamomilit por edhe avujt e tij ne zjerje e siper mund te ndihmojne ne qetesimin e rrugeve te frymemarrjes. Caji I kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.
Caji I mentes ul temperaturen e larte: gjethet e mentes mund te hidhen ne cajin e malit dhe ndihmon ne uljen e temperatures por edhe per pastrimin e sinuseve.
Caj xhinxheri: xhinxheri eshte nje bime aziatike, e ngjashmene ngjyre me pataten. Ajo gjendet lehte edhe ne tregun tone. Caji I xhinxherit ose perdorimi I tij I rregullt ne gatime te ndryshme eshte shume I dobishem per organizmin tone.
Kos me probiotike: probiotiket jane mikro-organizma qe permiresojne dhe forcojne shendetin e aparatit tone tretes. Ne mjeksi ka shume zera qe mbeshtesin teorine se imuniteti dhe shendeti fillon nga zorra! Duke pasur nje aparat tretes te shendetshem eshte shume e veshtire te mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme qe na vijne rrotull ne stinen e dimrit.
Ushqimet qe duhen evituar gjate ekspozimit ndaj viruseve:
Armiku kryesor I sistemit tone imunitar duket se eshte sheqeri! Eshte mire te kufizoni sasine e sheqerit dhe ushqimeve qe jane pergatitur me te.

Keshilla shtese…

Mos neglizhoni respektimin e nje regjimi te rregullt per sa I perket jo vetem ushqimit por edhe fjetjes. Gjumi eshte nje faktor vendimtar ne mireqenien tone shendetsore. Gjate oreve te gjumit trupi yne aktivizon mekanizma te cilet mbajne funksionin imunitar ne forme.
Levizni me shume ne kembe.
Kontrolloni stresin….. nese mundeni, sa te mundeni!