+355 4 224 8981

7 Ushqime per tu evituar

Kufizoni maksimalisht keto shtate ushqime, pije dhe perberes kimik

Publikuar më 9 Gusht 2012, në Këshilla

Shtate ushqimet, pijet dhe konservantet me te rrezikshem qe duhet te kufizoni ne dieten tuaj

Me kaq shume informacion qe qarkullon ne ditet e sotme duhet te jete mjaft e veshtire per shume njerez te zgjedhin dhe te zbatojne nje menyre te shendetshme te ushqyerjes dhe stilit te jeteses. Nje fillim I mire do te ishte te kufizoni maksimalisht keto shtate ushqime, pije dhe perberes kimik qe jane gjeresisht te pranishem ne tregun ushqimor.

Pijet e gazuara, "light" ose "zero", te cilat embelsohen me lende kimike artificiale.

Nje nga idete me te gabuara ne shoqerine tone eshte ajo se pijet e gazuara "light" jane me te shendetshme se sa ato te zakonshmet. Ne keto pije perdoren embelsues si aspartame, suchraloze dhe saccharine te cilat vertete ulin kalorite e ketyre lengjeve por efekti qe keto substanca kane ne shendetin tone nuk eshte ende I qarte. Debati eshte I hapur dhe jane te shumte burimet qe vene alarmin se keto kimikate jane teper toksike per qeliza te ndryshme te trupit tone.

Pervec efektit te dyshimte qe mund te kene ne organzmin tone, keto pije, e besoni apo jo, mund te shkaktojne mbipeshe, edhe pse qellimi I krijimit te tyre eshte krejt I kunderti!

Shurup misri i pasur ne fruktoze

(High-fructose corn syrup), eshte quajtur edhe ndryshe: "vrasesi I heshtur". Eshte nje embelsues qe perdoret gjeresisht ne industrine ushqimore dhe renditet ne listen e perberesve te shenuar ne ambalazhin e ushqimit. Ky produkt ushqimor eshte I lidhur ngushte me rritjen e obezitetit, demtim te trurit, ulje te shkathtesise mendore, dhe madje me helmimin nga merkuri. Ky shurup mund te perdoret ne prodhime buke, drithra, lengje, karamele, e shume e shume produkte te perpunuara.
Keshille: Hidhini nje sy listes se perberesve per cdo ushqim te ambalazhuar qe blini!

Pjesa derrmuese e vajrave vegjetale dhe marganirat

Lufta qe I eshte hapur yndyrnave te ngopura ka bindur miliona njerez se vajrat bimore jane te gjithe te shendetshem dhe duhet te perbejne zgjedhjen primare te konsumatorit, sidomos atyre qe vuajne nga semundje te zemres. Me e shumta e vajrave bimore prishen shume shpejt nga drita, ajri dhe nxehtesisa, gje qe do te thote se ato kthehen ne toksike dhe mund te shkaktojne kancer dhe semundje te zemres.

 Zgjedhja me e mire? Vaji I ullirit ekstra i virgjer, gjalpi bio i bagetise se ushqyer ekskluzivisht me bar dhe ushqim natyral dhe ndoshta vaji I arres se kokosit!

Buka e bardhe dhe gjithe produktet qe behen me miell te bardhe

Keto ushqime si byreket ne rruge, kruasanet etj, jane relativisht te lira, tebollshme dhe te shumellojshme. Por te jeni te sigurt se prodhimet e miellit te bardhe mund te jene nga kontribuesit me te denje ne mbipeshen e sotme dhe ne nje sere semundjesh qe vuan dhe do vuaj shoqeria jone.
Keshille: Nese doni te gezoni shendet kerkoni ushqime te cilat grurin e kane te plote, te pazhveshur nga levorja dhe endospermi, sic eshte buka e zeze dhe makaronat integrale.

Monosodium glutamate (MSG), dhe kripa e perpunuar

Shpesh jane te fshehura me emertime te tjera ne etiketat e ushqimeve dhe nuk arrijme dot ti dallojme. MSG eshte nje lloj kripe kimike e cila permireson shume shijen e ushqimit. Konsumi I rregullt I kesaj substance eshte lidhur me shkaktimin e dhimbjeve te kokes, problemeve te zemres, demtimeve te trurit etj. Kripa e perpunuar ka humbur elementin me te dobishem te saj per njeriun qe eshte jodi I detit dhe I tokes. 

Keshille: Me e mira qe mund te beni eshte ti qendroni besnik kripes se paperpunuar si ajo e detit e ujrave te pakontaminuar dhe kripa e Himalajes.