Dieta sipas tipit te trupit: Tipi Molle
Trupat "Mollet" mbajne dhjame rreth mesit te tyre dhe jane me te holle ne pjesen e poshtme te trupit.
Publikuar më 10 Shtator 2012, në Dieta
Dieta sipas formes se trupit
Duke njohur "tipin" e formes se trupit tuaj do te mundeni akoma me lehte te gjeni menyren me te pershtatshme te ushqimit per nje trup me te mire!
Format e trupit ndahen ne 3 kategori te medha: tipi "molle", tipi "dardhe" dhe tipi "spec djeges" ose "banane"! Le te shohim se si duhet te ushqehet tipi "molle".
Tipat "Molle"
"Mollet" mbajne dhjam rreth mesit te tyre dhe zakonisht jane me te holle ne pjesen e poshtme te trupit. Nese jeni nje "molle" do ta gjeni me te lehte per te rene nga pesha ne krahasim me "dardhet" te cilet e kane gjeresine e tyre ne zonen e vitheve e poshte. Dhjami I depozituar ne zonen e barkut digjet me shpejt sesa dhjami ne zonen e vitheve dhe kofsheve. Nje nga arsyet qe mendohet eshte se dhjami I barkut eshte ne njefare menyre I levizshem: atij I pelqen te hyj ne qarkullimin e gjakut dhe te veshi organet duke ndikuar ne funksionin e tyre. Dhjami I barkut vjen me disa kercenime serioze per shendetin perfshire ketu semundje te zemres, diabet dhe kancer te gjirit. Kjo ndodh sepse dhjami I barkut qe vesh organet si pankreasi, veshkat dhe melcine - shkakton ngritje kulmore te glicemise nderkohe qe shfaqet rezistence ndaj insulines dhe inflamacion. Me fjale te tjera, trupi juaj perballet me teprice sheqeri ne qarkullim nderkohe qe nuk eshte I afte ta procesoje ate te gjithe. Kjo eshte pika kyce qe con ne semundje kronike dhe mbipeshe. Pikerisht per kete arsye eshte shume e rendesishme te ulni centimetrat e mesit. Lajmi I mire eshte se mjaftojne 5cm me pak ne mesin tuaj dhe rreziku pergjysmohet!
Dieta e trupit "Molle"
Kjo diete eshte pak me e larte ne yndyrna esenciale dhe e reduktuar ne karbohidrate. Yndyrnat e dobishme te arrave, avokados, vajit te ullirit kane efekt pozitiv kunder inflamacionit nderkohe qe rrisin aftesine e trupit per te djegur yndyrna! Karbohidratet, akoma edhe drithrat, rrisin insulinen ne trup. Meqene se "mollet" kane predispozite te kene sheqer te larte ne gjak -shkak ky per shfaqie te diabetit dhe semundjeve te zemres - duhet te marrin nje sasi me te kufizuar karbohidratesh, perafersisht 40% te kalorive ditore. Kjo sasi per nje diete 1500 kalori eshte e barabarte me 600kalori. Preferoni karbohidrate me fibra si fasule, fruta, zarzavate dhe drithra te plota. Keto fibra ngadalsojne tretjen e sheqerit dhe ulin nivelin e insulines dhe kolesterolit.
Aktiviteti fizik i tipit ecje e shpejte, biciklete ose not do te ndihmonte ndjeshem ne uljen e barkut.
Dieta "Molle"
1,500 kalori: 600 kalori nga karbohidratet, 520 kalori nga yndyrnat, 385 kalori nga proteinat.
Mengjes
- 1 veze omlete me spinaq dhe 2 luge gjize pa yndyre
- 1 fete buke te zeze thekre
Paradite
- 1 molle te vogel
- 1 caj jeshil
- 4-5 bajame
Dreke
- 90gr gjoks pule te pjekur
- 2 patate te mesme bashke me lekuren, te ziera
- 1 tas brokoli te zier ne avull me 2 luge te vogla vaj ulliri dhe karrota
Pasdite
- 1/2 kupe rrush (preferoni te ziun, gjysmen e bistakut ne figure)
- 30gr djathe dhie pa yndyre
Darke
- Sallate mikse: 2 kupa gjethe jeshile (rukola, spinaq, sallate jeshile etj), ½ domate, 60gr peshk ton ne uje, 1 veze te zier fort, 1/8 avokado, 1 luge te madhe gjize, salce vinegret*
- 1 kupe oriz integral
- 1kupe kos
Para gjumit
- Caj jeshil ose sherebele me pak mjalte
* Salca vinegret:
- 2 luge te medha limon
- 1 luge te madhe vaj ulliri
- 1 luge mustarde e zakonshme
- 1 gjysem tufe majdanoz ose borzilok
- 1 hudher
- kripe, piper
Perzieni gjithe perberesit ne blender dhe perdoreni per sallaten.