Sekretet e metabolizmit
Trupi yne djeg kalori ne menyre konstante, edhe kur jemi duke fjetur
Publikuar më 26 Tetor 2012, në Shëndeti dhe mirëqënia
Sekretet e metabolizmit
Ndertoni muskuj
Trupi yne djeg kalori ne menyre konstante, edhe kur jemi duke fjetur. Kjo djegie eshte me e larte ne njerez me mase muskulare me te madhe. Cdo kilogram muskul djeg rreth 12 kalori vetem "per te mbajtur veten", nderkohe qe sasia perkatese e dhjamit djeg vetem 2kalori! Kjo diference mund te rritet me kalimin e kohes. Pas nje ushtrimi te muskujve psh me vegla ose me pesha, aktivizohen te gjithe muskujt e trupit duke rritur djegien ditore qe ben trupi.
Step-i ben pune
Ushtrimi aerobik si psh step, ndoshta nuk nderton mase muskulare por rrit metabolizmin ne oret pas aktivitetit. Sa me I larte intensiteti I ushtrimeve tuaja aq me gjate mban rritja e djegies se trupit.
Furnizohuni me uje
Organizmi ka nevoje per uje qe te procesoje kalorite. Nese keni mungese lengjesh ne trup metabolizmi ulet. Pini nje gote uje perpara cdo vakti per te qendruar te hidratuar. Shuajeni nepsin me fruta dhe zarzavate te cilat jane te pasura edhe ne uje.
Pijet energjike
Disa perberes te pijeve energjike mund t'i japin nje shtyse te mire metabolizmit. Permbajtja e larte ne kafeine rrit energjine qe harxhon trupi. Disa prej tyre permbajne edhe taurine, nje aminoacid I cili mund te pershpejtoje disi djegien e yndyrnave. Por kujdes: keto pije mund te shkaktojne tension te larte, ankth, pagjumesi dhe takikardi, per kete arsye duhet te evitohen nga femije, adoleshente dhe persona me probleme kardiake.
Te "pickuarit"
Te ngrenit shpesh ju ndihmon vertete te dobesoheni. Kur hani vakte me shume ushqim duke lene te kalojne shume ore midis tyre, metabolizmi juaj ngadalesohet. Duke "pickuar" ndonje gje te vogel 3 ore para dhe pas vakteve ju bent e digjni me shume kalori gjate dites. Kjo bent e konsumoni dhe me pak ushqim ne vaktet kryesore.
Bejini vaktet pikante
Ushqimet pikante kane perberes te cilet rrisin djegien. Nje luge e vogel spec djeges I kuq apo jeshil e pershpejton metabolizmin. Efekti sigurisht, eshte per pak kohe por, nese konsumoni vazhdimisht ushqime djegese mund te kontribuoje ne rritjen e energjise qe harxhoni. Copezat e specit te kuq mund te shkojne shume mire me fasulet dhe pastat.
Fuqizohuni me proteina
Trupi djeg me shume kalori kur tret proteinat sesa kur tret yndyrnat apo karbohidratet. Nderkohe qe duhet te ushqeheni ne menyre te ekulibruar, zevendesimi I disa karbohidrateve me proteina nepermjet ushqimeve proteinike mund te rrisi metabolizmin ne cdo vakt. Burime te shendetshme proteinash jane mishi I vicit pa yndyre, mishi I pules, peshku, veza, fasulet, frutat e thate dhe bulmeti pa yndyre.
Kafja e zeze
Ju qe e pelqeni kafen e keni vene re besoj se si ju "zgjon" ne mengjes dhe ju ben me te perqendruar doza e kafeines. Kafja rrit disi edhe metabolizmin edhe pse per pak kohe.
Gjallerohuni me caj jeshil
Caji jeshil permban kafeine dhe katekina, substanca te cilat ndikojne pozitivisht ne metabolizem deri ne 2 ore pasi e keni konsumuar. Studimet tregojne se 2 deri ne 4 kupa caj jeshil ne dite mund te rezultojne ne 17% me shume kalori te djegura gjate ushtrimit fizik.
Evitoni dietat drastike
Dietat drastike -ato qe japin me pak se 1000kalori ne dite- jane shkaterruese per cdokend qe shpreson te permiresoje metabolizmin. Edhe pse keto dieta rezultojne ne renie ne peshe, nje pjese e mire e peshes se rrezuar vjen nga muskujt. Sa me pak muskuj aq me I ngadalte metabolizmi. Rezultati final eshte qe trupi juaj djeg me pak kalori gjate dites dhe keshtu mund te rimerrni kilogramet e humbur shume shpejt.
Basti me i suksesshem
Te jemi realist, impakti I ushqimeve apo pijeve ne metabolizem eshte I vogel ne krahasim me cka nevojitet per te rrezuar peshen. Per te realizuar nje makineri - djegese kalorish eshte e nevojeshme te ndertojme muskuj dhe te jemi aktiv. Sa me shume te levizni aq me shume kalori do digjni. Dhe mos harroni: aktiviteti fizik ne mengjes ka me shume efekt ne rritjen e metabolizmit per ore te tera.