+355 4 224 8981

Vitamina D mund t'ju ndryshoje jeten

nje investim i shkelqyer per shendetin tuaj ne vitet ne vazhdim

Publikuar më 1 Dhjetor 2012, në Super Ushqime

Vitamina D mund t'ju ndryshoje jeten

Vitamina D nen fokus:

Marrja e mjaftueshme e vitamines D ne femijeri mund te rezultoje nje investim i shkelqyer per shendetin tuaj ne vitet ne vazhdim.

Kjo vitamine eshte tejet e rendesishme per mireqenien e kockave tona. Njerezit mendojne se nje diete e kompletuar mjafton, por ne rastin e vitamines D, pak ushqime jane ato qe e permbajne. Psh., qe te marrim sasine e nevojshme te vitamines D, duhet te konsumojme perdite salmon ose merluc ose sardele. Qe te rrisim perthithshmerine e kesaj vitamine ne trupin tone eshte e domosdoshme te ekspozohemi mjaftueshem ne diell dhe te marrim suplement per te perdorur vitaminen e aktivizuar nga rrezet diellore.

Pa dyshim, dieta luan rol te rendesishem pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bejne te mundur funksionin optimal te viatamines D.

Shume "fytyrat" e vitamines D

Dekada me pare, ekspertet mendonin se vitamina D ishte e nevojshme vetem per kockat dhe dhembet. Perparime te reja te shkences e kane vendosur kete substance nen vezhgim te hollesishem dhe kane vene re se ajo eshte nje vitamine shume-funksionale per trupin tone. Vitamina D ul rrezikun e shume semundjeve, gje qe nuk njihej me pare.

Fatkeqsisht, te punuarit ne ambjente te mbyllura kane kontribuar ne shfaqjen e mangesise se kesaj vitamine te cmuar. Dhe e keqia nuk mbaron ketu: shumica e njerezve as qe kujdesen te dine nese kane nje mangesi ne vitaminen D

A kam une mangesi te vitamines D?

Menyra me e mire per ta zbuluar eshte te behet nje test gjaku I cili do te vleresoje nivelet e saj ne gjakun tuaj.

Mungesa e vitamines D eshte lidhur me keto situata shendetesore:

1. Grip

- Mungesa e vitamines D predispozon femijet te semuren me shpesh nga viroza qe prekin rruget e frymemarrjes. Vitamina D ul shpeshtesine e infektimeve te femijeve nga semundjet e aparatit te frymemarrjes.

2. Dobesi muskulare

- Ka shume mundesi te ndjeni dobesi muskulare nese nuk keni mjaftueshem vitamine D ne gjakun tuaj. Per nje lloj muskujsh, eshte e domosdoshme qe receptoret e tyre te mbeshteten nga vitamina D qe ato te funksionojne si duhet.

3. Psoriaze

- Analoge te sintetizuar te vitamines D jane gjetur te dobishem ne trajtimin e psoriazes

4. Semundje kronike te veshkave

- Pacientet qe vuajne nga kjo semundje kane nevoje te marrin supplement te vitamines D3 per te suportuar metabolizmin e kalciumit, per te ulur rrezikun e semundjeve te kockave dhe per te rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

5. Diabet

- Nje studim i realizuar ne Finlande ka studiuar rezultatet e 10,366 femijeve te cileve ju krye nje injeksion me vitamine D3 ne diten e pare te jetes. Ata u vezhguan per 31 vitet qe pasuan. Ata vune re se keta femije kishin 80% me pak shance te shfaqies se diabetit te Tipit 1.

6. Azma

- Vitamina D mund te uli seriozitetin e krizave te astmes. Ky konkluzion u nxorr pas nje studimi ne Japoni ku femije shkollash qe merrnin suplement te vitamines D prej 1200IU/dite, kishin kriza me te lehta te astmes ne krahasim me femijet qe nuk merrnin suplement.

7. Semundje e dhembeve

- Kjo semundje qe shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave te dhembeve mund te evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit te vitamines D pasi kjo e fundit prodhon perberes me veti antimikrobiale te cilet ullin numrin e baktereve ne goje.

8. Semundje zemre

- Pamjaftueshmeria kardiake eshte e lidhur me mangesi te vitamines D. Femrat me nivele te uleta te vitamines Dkane 70% me shume rrezik te shfaqin insuficience kardiake!

9. Skizofreni dhe Depresion

- Edhe keto dy crregullime jane lidhur me mungese te vitamines D. Eshte e nevojshme qe gjate shtatzanise dhe periudhes se femijerise te mbahen nivele optimale te saj per te "kenaqur" receptoret e vitamines D ne tru, e rendesishme kjo per zhvillimin dhe funksionimin mendor ne jeten adulte.

10. Kancer

Eshte zbuluar lidhje midis nivelit te larte te vitamines D ne gjak dhe riskut te ulet te kancerit te gjirit! Prandaj, cadrat kursejini vetem per ditet me shi!

Parandalimi eshte veprim

Keto situata shendetsore te lidhura me vitaminen D nuk duhet tju friksojne. Duhet thjesht te veproni. Konsumoni me shpesh ushqime te pasura ne vitamine D si:

  • Sardele, Salmon, Merluc, Peshk Ton
  • Melci vici
  • Te verdhen e vezes
  • Djathe
  • Dhe burimi me i mire? Dielli!