"ZONA E MINUAR" E TRYEZES SE VITIT TE RI
Te gjithe tundohemi nga ushqimet plot shije, embelsirat terheqese dhe mesatarisht shtojme 2-3kg
Publikuar më 25 Dhjetor 2012, në Këshilla
"ZONA E MINUAR" E TRYEZES SE VITIT TE RI!
Tryeza me e bollshme e vitit eshte pa dyshim ajo e Vitit te Ri. Te gjithe tundohemi nga ushqimet plot shije, embelsirat terheqese dhe mesatarisht shtojme 2-3kg nga te cilat 0,5kg nuk zbresin me! Ato kontribuojne ne shtim te konsiderueshem nder vite.
Per ata qe vuajne nga kolesteroli I larte, hipertensioni dhe diabeti, tryeza e Vitit te Ri mund te perbeje nje "zone te minuar". Le te shohim disa nga ushqimet te cilat kerkojne vemendje:
1. Lekura e gjelit te detit
Nen lekuren e gjelit te detit akumulohet nje sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Ne vetem 30gr lekure gjenden 160kalori te cilat vijne nga yndyre e ngopur dhe 50mg kolesterol. Pervec ketij fakti, menyra e gatimit ka shume te beje me permbajtjen e lekures. Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojne formimin e substancave kancerogjene.
Keshille:
Sherbejeni gjelin e detit pa lekure. Nese nuk e evitoni dot ne asnje menyre atehere perpara gatimit lyejeni me vaj ulliri ekstra te virgjer dhe mos e piqni ne temperatura shume te larta.
A e dinit se lekura e mishit te pules nuk eshte edhe kaq e demshme per femijet? Perkundrazi, nese gatuhet I zier ose I pjekur ngadale ajo permban perberes qe ndihmojne rritjen si proteina dhe kolagjen!
2. Pijet e gazuara
Pijet e gazuara permbajne sheqer ne sasi te medha. Vetem nje kanace e vogel permban 12 luge sheqer! Kalorite e 12 lugeve sheqer jane te barabarta me kalorite e nje cope bakllava! Me ndryshimin e vetem qe bakllavaja te ngop madje te vel kurse kalorite nga pijet e gazuara sensoret tane te ngopjes nuk I njohin fare!
Keshille:
Zevendesoni pijet e gazuara me caj bimor ose thjesht me uje natyral!
A e dinit se pijet e gazuara bejne trupin tone te djege me pak dhjam se normalisht! Ato nderhyjne ne monopate te metabolizmit duke penguar djegien e acideve lyrore nga depozitat e dhjamit dhe bejne trupin te djege sheqer ne vend te dhjamit gje qe nuk e ndihmon aspak silueten tone!
3. Pijet alkolike
Pijet alkolike shkaktojne dehidratim (sidomos pijet e kripura), dhe renie te sheqerit ne gjak. Disa koktejle mund te permbajne sasi te medha kalorish dhe sheqeri duke u perzier me shurupe te koncentruar.
Keshille:
Mos pini me stomakun bosh se do deheni shume shpejt. Preferoni veren cilesore ne vend te pijeve te forta. Beni kujdes ti shoqeroni me sa me shume uje.
A e dinit se pirja e kafes perpara e pershpejton efektin e alkolit ne trup?
Kujdes:
Individet qe vuajne nga diabeti duhet te kujdesen te marrin ushqimin e nevojshem krahas pijeve alkolike sepse mund t'ju bjere sheqeri ne gjak!
4. Kujdes nga majoneza
Majoneza qe perdorim per sallaten ruse eshte nga ushqimet me delikate dhe me te mundshme per te shkaktuar helmime. Kjo per shkak te te verdhes se vezes e cila perdoret e gjalle.
Keshille:
Nese e blini majonezen te gatshme sigurohuni te jete nga veze te pasterizuara. Nese e beni vete sigurohuni te dizinfektoni vezet me uje te nxehte por jo te valuar. Lani duart tuaja me sapun dhe uje te rrjedhshem dhe kujdesuni qe enet qe perdorni te jene te pastra.
majoneza
A e dinit se grate shtatzane rrezikojne me shume nga te gjithe nga majoneza e bere vete? Te moshuarit dhe femijet e vegjel gjithashtu jane te riskuar prandaj beni kujdes!
Pervec ketyre, shijojeni tryezen e Vitit te Ri, hani ngadale, beni sa me shume muhabet dhe levizni ne kembe keto dite!
GEZUAR KRISHTLINDJET & VITIN E RI!