Ushqimi dhe shendeti ne vitin 2021
Cfare ndryshimesh do na sillnin dobi per shendetin?
Publikuar më 20 Janar 2021, në Këshilla
Ushqimi ne vitin 2021
Cilat jane objektivat per ndryshim?
Kemi lene nje vit te veshtire mbrapa me shume probleme dhe kemi hyre ne kete vit te ri me te tjera qellime per jeten e per shendetin tone. Ky i fundit me i godituri persa i perket dhe pandemise ne te cilen u perballem. Duhet te ishte prezente kjo pandemi per te kuptuar se cfare pasurie eshte nje trup i ushqyer shendetshem, dhe qellimi krysesor i ketij viti te ri per te gjithe duhet te jete shendeti. Si cdo fundvit shprehim deshirat tona per te mos patur ca kilograme me teper, deshira eshte e madhe mirepo sa te veshtire e kemi ta mbajme nje premtim te tille?!
Ne do tju tregojme vetem disa hapa me baze shkencore qe duhet te ndiqni per te balancuar nje diete ushqimore dhe pse jo per te rene ne peshe.
Pasurimi me fibra
Nese do te nisim nje diete ushqimore ose te ekuilibruar pasurimi i saj me fibra do te bente diferencen. Ato gjenden lehtesisht ne ushqimet tona bio qe konsumojme ku pervec tjeter jane dhe burim vitaminash dhe mineralesh. Sa me shume fibra aq me pak ulim rrezikshmerine e diabetit, semundjet kardiovaskulare, kanceri i zorres se trashe, ataku kardiak dhe ajo qe duam me shume na ndihmon per te rene ne peshe.
Sipas nje studimi te bere mesatarja e fibrave qe marrin te rriturit eshte 15 gr me pak nga sa rekomandohet : per femra 20 gr / meshkuj 30 gr.
SUGJERIM:
-Krijo ylberin tend te frutave dhe perimve ne pjaten tende.
-Evito buken e bardhe duke e zvendesuar me drithera dhe fibra
-snack, arra ose fruta ne vend te patatinave ose embelsirave midis vakteve.
- shto fasulet dhe thjerrezat ne suprat dhe sallatra
Evitoni pijet e gazuara me sheqer
Varesia qe mund te keni nga keto pije eshte celesi kryesor qe ju spo bini ne peshe dhe shendeti juaj nuk ka performance te mire. Rrjedhimisht marrja e sa me shume sheqerna nxit me shume dhe shtimin ne peshe, diabetin e tipit 2, semundjet kardiovaskulare, artritin te mos flasim pastaj per kavitetin oral.
SUGJERIM
- perpilo nje plan ku te zvendesosh:
- pijet me gas zvendesoi me uje, qumesht, kafe me qumesht,
- ne vend te embelsirave konsumo lengje frutash te fresket
- elemino embelsuesit jo natyral( shurupat, kremrat e ndryshme).
- KUJTO: “ TE HEQURIT DORE NGA EMBELSIRAT DHE ZVENDESIMIN E TYRE MUND TJU NDIHMOJE NE ULJEN E MARRJES SE SHEQERNAVE POR JO NE ULJEN E PREFERENCES SUAJ PER TO, NDAJ ESHTE E MIRA QE TA SHIKONI SI NJE URE KALIMI ZVENDESIMIN E TYRE SESA SI DESTINACION.
Aktiviteti Fizik
Sa me shume aktiv aq me pak risk nga semundjet kronike, me shume kocke e forte, me shume muskul aktiv, humor i mire dhe nje shendet truri i mire. Te besh aktivitet ndoshta nuk do te ndikoje ne renien tuaj ne peshe, por nese jeni duke mbajtur nje diete atehere ai do tju ndihmoje per te patur sa me shume rezsitence dhe muskuj te fuqishem dhe kjo e fundit ndalon depozitimin e dhjamit. Nuk ka rendesi mosha, pesha, forma trupore, cdo kush mund te kete perfitime te shendetshme per trupin e tyre.
Nje ecje e thjeshte cdo dite mund te ndryshoj shendetin tone. Sipas disa statistikave te fundit eshte vertetuar se 30 minuta ecje ne dite eshte e barbarte me 24 perqind me pak ulje rrezikshmerie per semundje kardiovaskulare dhe 10 minuta ecje me vrap ul rrezikshmerine me 38 perqind. Mos neglizhoni dhe te berit punet e shtepise ndoshta nuk eshte efektiva sa joga, por me mire se e ndenjura ulur eshte.
SUGJERIM
Kombinoni ecjen dhe me aktivitete te tjera duke bere ushtrime ose duke perdorur dhe bicikleten. Degjimi i muzikes duke kryrer keto ushtrime do ta beje aktivititetin tuaj me te kenaqshem.
Karbohidratet
Karbohidratet jane baza e nje diete ushqimore te balancuar mirepo ato i kemi te pranishme ne dy menyra ato te mira dhe ato te keqija. Kur behet dallimi midis tyre do te veme re se karbohidratet nuk jane gje tjeter vecese sheqerna e drithra te zhveshura nga cdo lend e ushqyeshme. Ndaj sa me pare zvendesimin e tyre aq me shpejt do te rrisim cilesine e jetes sone.
SUGJERIM
Perdor karbohidratet me natyre bio, zvendeso drithrat duke ngrene kos me fruta te fresketa dhe ne vend te orizit – perdor nje game te gjere drithrash si bullgur, quionoa, oriz te eger, cous cous, te shoqeruara me zarzavate te fresketa.