+355 4 224 8981

Topinamburi, thesari qe kushton fare pak

Ushqimi numer 1 kunder diabetit

Publikuar më 12 Nëntor 2019, në Super Ushqime

Molle Dheu – ushqimi i lire qe vlen nje thesar per shendetin

Topinamburi (molle dheu), eshte nje zhardhok, i cili kultivohet fare lehte, pershtatet pothuaj ne cdo toke dhe klime, eshte teper rezistent ndaj insekteve dhe myqeve, jep nje rendiment te madh dhe me e rendesishmja, pa nevojen e perdorimit te fertilizuesve kimik dhe pesticideve. Pra, kjo bime, eshte pa shume pretendime dhe shume gjeneroze per ekonomine dhe shendetin tone.

Topinamburi – nje ushqim funksional

Cfare eshte nje ushqim funksional?

Eshte nje ushqim (jo pilule apo capsule), i cili ka nja efekt pozitiv ne nje aspekt fiziologjik te shendetit, pertej vlerave te tij ushqyese. Ai e zoteron kete efekt ne formen e tij natyrale ose pas nje modifikimi si p.sh., heqja e yndyres, shtimi i nje lende te dobishme si fibrat, modifikimi i biodisponibilitetit, etj. Topinamburi eshte nje burim perberesish funksional si inulina, oligofruktoza dhe fruktoza, te cilat ofrojne benefite pertej ushqyerjes, vecanerisht per personat me Diabet tip 2 dhe personat obez.

Inulina dhe Diabeti

Inulina eshte nje polisakharid (lloj sheqeri) i ngjashem me amidonin dhe ekziston edhe ne forme pudre me shije natyrale. Se fundmi, kjo substance eshte perdorur si nje shtese me vlera funksionale ne perpunimin e ushqimit, ne saje te karakteristikave te saj unike. Inulina nuk mund te tretet nga aparati tretes i njeriut dhe pikerisht kjo eshte arsyeja perse ky perberes ka marre attribute te medha ne rregullimin e diabetit dhe obezitetit. Kur dikush konsumon inulinen, ajo arrin ne zorren e trashe e paperekur, ku edhe fermentohet nga bakteret qe kompozojne floren tone bakteriale. Keshtu, zhardhoket e pasur ne inuline, nuk e rrisin sheqerin ne gjak dhe nuk japing kalori sikurse sheqernat e tjere qe gjenden te patatja, te drithrat dhe perimet e tjera me amidon.
Nga ana tjeter, inulina lehteson defekimin dhe pershpejton tranzitin e elementeve toksik te akumuluar ne zorre duke ulur keshtu efektin e tyre demtues.

Vlerat prebiotike te inulines

Duke u fermentuar ne zorren e trashe, inulina nxit shtimin e baktereve pozitive, te cilat rrisin perthithjen e kalciumit, magnezit, dhe prodhojne disa nga vitaminat B. Ne disa studime (jo ne njerez), eshte verejtur se dietat e pasuruara me inuline ndikojne ndjeshem ne uljen e yndyrnave ne gjak, por kjo ende nuk eshte konfirmuar ne njerez.
Studime te reja kane treguar se inulina ka luajtur rol te rendesishem ne parandalimin ose ndaljen e kancerit te zorres se trashe dhe te gjirit.

Oligofruktoza

Nje tjeter perberes i topinamburit eshte oligofruktoza, nje derivat nga i hidroliza e inulines, e cila eshte shume e ngjashme ne veprimtari me te dhe perdoret per te njejtat arsye ne industrine ushqimore.

Topinamburi – burimi kryesor i inulines

Topinamburi dhe rrenjet cikores jane dy ushqimet kryesore qe permbajne sasi te konsiderueshme te inulines dhe perdoren shpesh per te ekstraktuar sasi te medha te saj dhe per ti perdorur si shtese ushqimore ne ushqimet e perpunuara, ne menyre qe ato te quhen “funksionale”.

Ku e gjeni topinamburin?

Ai rritet ne vend gjithandej i eger, por prodhon zhardhok shume te vegjel. Me siguri e shihni shpesh pasi ka karakteristike lulen e verdhe qe ndryshe quhet “lule kala”, por tashme duhet te dini se kjo lule, nen toke ka nje thesar!

Si ta gatuani?

Topinambur me rozmarine

Perberesit:

  • 80gr topinambur
  • 1 koke hudher te tere, te prere me thike ne gjysem
  • 1 dege rozmarine
  • 3 luge te medha vaj ulliri
  • 1 luge te madhe gjalpe
  • 2 luge te vogla leng limoni

Pergatitja:

  1. Ndizni furren ne 180grade C.
  2. Lini ne uje te ftohte topinamburin per rreth 20minuta te ftohte qe ti largohet dheu. Me pas qerojeni dhe priteni ne kubike si patatet kur i pjekim ne furre.
  3. I marinoni me kripe, piper, vaj ulliri.
  4. Ne nje tepsi vendosni topinamburin, rozmarinen dhe ne mes hudhren e prere ne gjysem, ne menyre qe ana e prere te mbeshtetet ne tepsi.
  5. Piqini rreth 45minuta ose derisa te zbuten brenda dhe te jene krokante jashte.
  6. Ne fund, shtrydhni hudhrat mbi topinamburin e pjekur, se bashku me gjalpin dhe lengun e limonit.