+355 4 224 8981

Rrezoni peshe duke ngrene mjedra!

Burimi i pakursyer i fitokimikateve qe mbrojne nga diabeti, mbipesha dhe semundjet kronike

Publikuar më 5 Korrik 2019, në Super Ushqime

Mjedrat dhe shendeti

Dieta eshte faktor vendimtar, i cili lidhet ndjeshem me rrezikun nga semundjet metabolike te koheve moderne si obeziteti, diabeti, semundjet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimer-i. Konsumi i mjaftueshem i lendeve bioaktive qe gjenden vetem ne ushqimet e freskta si fruta-perimet dhe fruatat e thate-farat, eshte i rendesishem ne parandalimin dhe pengimin e avancimit te ketyre semundjeve. Mjedrat jane nje nder frutat me permbajtje te larte perberesish bio-aktiv, fakt ky qe e ben kete frut te kete veti te rralla per shendetin.

Vlerat ushqyese te Mjedrave

Mjedrat ofrojne vetem 52kalori ne 100gr dhe jane nder ushqimet me te pasura ne fibra dhe ne vitamine C, me 6,5gr dhe 26mg per cdo 100gr, perkatesisht. Gjithashtu, ky frut permban nje game te gjere polifenolesh, te njohura si fitokimikate, te cilat kryejne shume funksione per bimen, funksione qe jane te vleshme me tej edhe per konsumatorin. Nje prej veprimtarive me te dobishme eshte mbrojtja ndaj stresit oksidues- rrenjes se nje sere semundjeve degraduese.

Mjedrat dhe mbrojtja nga stresi oksidues

Menyra moderne dhe cilesia e ushqimit te koheve te sotme, ne kombinim me nje sere faktoresh te tjere si, mungesa e aktivitetit fizik, ndotja e ajrit dhe ujit dhe perdorimi i tepruar i kimikateve ne zinxhirin ushqimor, kane shkaktuar rritje te stresit oksidues ne organizmin e njeriut. Nder indet me te rrezikuara nga lendet oksiduese qe qarkullojne ne organizem, jane muret e brendshme te eneve te gjakut, demtimi i te cilave sjell semundje kardiovaskulare dhe si rrjedhoje rritje te vdekshmerise. Kapaciteti antioksidues i gjitheseicilit prej nesh, varet shume nga furnizimi me lendet e duhura nepermjet ushqimit te perditshem. Mjedrat jane nje burim i pasur i ketyre lendeve te domosdoshme antioksiduese.
Studimet ne kafshe kane treguar se perberesit antioksidues te mjedrave ndikojne ndjeshem ne uljen e rrezikut kardiovaskular dhe inflamacionit, pikerisht ne saje te uljes se stresit oksidues. Me te njejtin mekanizem, mendohet se mjedrat mbrojne nga kanceri dhe nga Alzheimer, nje nder semundjet me te perhapura te moshes se trete.

Mjedrat rregullojne Diabetin

Nje nder veprimet me te cmuara te mjedrave eshte pengimi i enzimes “α-amylase” dhe “α-glucosidase”, te cilat “tresin” karbohidratet ne aparatin tretes, duke ndikuar keshtu ne uljen e perthithjes se glukozes ne gjak, nje vecori qe nuk eshte verejtur ne fruta te tjera pylli. Konsumi i mjedrave se bashku me nje vakt, mund te uli pergjigjen glicemike pas tij.

Mjedrat ndihmojne renien ne peshe

Nje vemendje te madhe ka terhequr aktiviteti i “ketoneve” te mjedrave ne rregullimin e peshes trupore. Mjedrat mendohet te kene efekt anti-obezitet duke ndikuar pozitivisht ne metabolizmin e yndyrnave. Nje studim ka konstatuar se konsumi i perberesve te mjedrave mund te permiresoje melcine e dhjamosur dhe te rrisi djegien e yndyrnave duke ndikuar ne aktivitetet e enzimave perkatese.

Keshilla

Konsumoni mjedrat cdo mengjes me kos pa yndyre, kanelle, banane dhe pak tershere
Shtoni mjedra ne sallatat tuaja te perditshme
Bluani me kos ose qumesht: mjedra, fara lini, banane
Ruajini ne ngrirje deri ne 6 muaj

Burimi:

Advances in Nutrition, 2016
Burton-Freeman MB; Red Raspberries and Their Bioactive Polyphenols: Cardiometabolic and Neuronal Health Links