+355 4 224 8981

Cfarë janë Probiotiket?

Aparati yne tretes eshte shtepi per me shume se 400 lloje te ndryshme bakteresh

Publikuar më 4 Qershor 2013, në Super Ushqime

Cfare jane "Probiotiket"

Probiotiket jane mikro-organizma te cilet mendohen shume te dobishem per organizmin tone. Ata jane te disponueshem ne ushqime dhe suplemente. Organizmi yne behet "pale" natyrshem me keto mikrogjallesa.

Aparati yne tretes eshte shtepi per me shume se 400 lloje te ndryshme bakteresh. Ata ndihmojne zorret tona te funksjojne mire dhe tretja te jete sa me e mbare. Ne besojme se probiotiket ndihmojne edhe sistemin tone imunitar.

A e dini se ne trupin tone, kryesisht ne aparatin tretes jetojne plot 2kg baktere….?

Si funksjonojne probiotiket?

Mendohet se shume probleme te zorreve mund te vijne nga crregullimi I ekuilibrit te baktereve te mira ne aparatin tone tretes. Kjo gje mund te ndodhe nga nje infeksion ose nga marrja e antibiotikeve. Zorret tona mund te semuren edhe kur shtresa e siperfaqes se tyre demtohet. Marrja e probiotikeve mund te ndihmoje. Ata mund te ndihmojne gjithashtu edhe duke eliminuar baktere qe shkaktojne diarre.

Aparati tretes

Probiotiket dhe Imuniteti

Ka evidenca te mjaftueshme qe bakteret e mira te aparatit tretes forcojne sistemin imunitar. Ne shoqerite perendimore ku kushtet e higjenes jane te standarteve shume te larta verehet nje rritje drastike e semundjeve auto-imunitare. Probiotiket mund te nxisin ne menyre shume pozitive sistemin imunitar.

Probiotiket ndihmojne ne shume situata, ato me te evidentuarat jane:

  • Trajtimi i diarrese se femijeve
  • Trajtimi i ulceres
  • Parandalimi i diarrese se shkaktuar nga antibiotiket si dhe nga infeksione
  • Trajtimi dhe parandalimi i ekzemes se shkaktuar nga allergjia ndaj qumeshtit te lopes
  • Forcimi i sistemit imunitar

Ushqimet qe ofrojne baktere te domosdoshme per aparatin tretes

Kosi:

Jemi mesuar ta zgjedhim kosin per kalciumin qe na jep per te forcuar kockat. Kemi akoma nje arsye me shume per ta konsumuar kete ushqim te mrekullueshem, per te perftuar mikroorganizmat qe ai permban te cilet ndihmojne shume ne balancimin e flores sone. Por kujdes: kosi te jete sa me natyral dhe I fresket, pa ngjyroses dhe pa sheqer.

Lakra turshi:

Lakra turshi e bere vete dhe e pa-pasterizuar permban mikro-organizma te mire per shendetin tone, te ndryshem nga kosi. Por kujdes: turshite permbajne shume kripe prandaj mos e ekzagjeroni me sasite!

Djathi i njome:

Nderkohe qe mikro-organizmat e ushqimeve, edhe ata te miret per ne, eliminohen nga aciditeti I stomakut, disa prej tyre si lactobacillus I djathit te tipit Guda eshte mjaft I forte per te rezistuar. Djathi mund te sherbeje edhe si nje transportues I mire I probiotikeve.

Buka me fare:

Brumi i ardhur me fare buke ben nje buke shume me te shendetshme sesa kur behet me maja pikerisht sepse permban probiotike.

Turshite e ndryshme:

Kur behen ne shtepi, pa perdorur uthull e cila I eliminon mikro-organizmat, jane shume me te preferuar dhe ndihmojne aparatin tretes me se miri.

Probiotiket mund te merren edhe si tableta

Per te perfituar te gjithe benefitet e probiotikeve mund ti marrim edhe nga tabletat e gatshme. Kujdes: sigurohuni per origjinen dhe permbajtjen.

Pre-biotiket:

Ne ndryshim nga probiotiket te cilet jane vete mikro-organizmat e dobishem per shendetin tone, prebiotiket jane lende ushqyese per keto mikro-organizma duke ndihmuar zhvillimin e tyre ne aparatin tone tretes. Ushqime qe permbajen prebiotike jane bananet, fasulet, tershera, vera e kuqe, mjalti dhe asparaget. Duke perfshire rregullisht keto ushqime ne dieten e perditshme arrijme t'I japim aparatit tone tretes nje dore mjaft te mire ne punen e tij te palodhur.