+355 4 224 8981

Trajtimi i mbipeshes te femijet, sipas metodave te reja shkencore

Algoritmi Terapeutik i Mbipeshes te Femijet dhe Adoleshentet

Publikuar më 13 Janar 2019, në Nënat dhe Fëmijët

Parandalim/Vleresim/Trajtim i Mbipeshes & Obezitetit ne Femije dhe Adoleshente

Obeziteti i femijeve, jo vetem dieta, por stil jetese

Mbipesha dhe obeziteti te femijet dhe adoleshentet po kthehet ne nje shqetesim gjithnje e me te madh, duke marre parasysh pasojat serioze qe ka ne shendetin e dhe cilesine e jetes se tyre. Praktika e dietave hipokalorike, pa mbeshtetjen e nevojshme dhe te specializuar- keshilluese te femijet, eshte teper e veshtire dhe jo e suksesshme, sepse ata e kane te pamundur te ndergjegjesohen per shendetin dhe akoma me shume te disiplinohen. Per kete arsye, ne 2016-en eshte propozuar ndjekja e disa hapave, qe kane per qellim te nderhyjne ne zakonet e femijeve dhe te familjes ne teresi, te cilat i cojne ata ne mbipeshe. Por, detyre e dietologut, eshte edhe vleresimi i rasteve, kur krahas ketij keshillimi, eshte e nevojshme edhe dhenia e nje regjimi ushqimor hipokalorik, vetem per pak kohe.
Ky trajtim, perfshin vleresimin e stilit te jeteses, krahas vleresimit te statusit ushqimor. Risia ne kete qasje, qendron te praktika e algoritmit terapeutik, i cili eshte ndertuar nga Shoqata Amerikane e Pediatrise ne 2016, si nje protokoll me efikas per moshat e reja. Ne kete protokoll, dietologu fillon nje bashkepunim me femijen dhe familjaret, dhe kur e sheh te nevojshme, me aprovimin e prindit fton specialiste te tjere, si instruktore te posacem, psikologe apo mjeke pediater, per ta kompletuar terapine multidisiplinare. Sipas rastit dhe deshires, keshillimi mund te behet individual ose ne grup.

Algoritmi Terapeutik i Shoqates Amerikane te Pediatrise

Stadi I

  • Parandalim Plus (Prevention Plus) 
  • Vizitat 2/muaj per 3-6 muaj
  • Konsulte familjare
  • Nuk jepet diete hipokalorike

Stadi II

  • Kontroll i strukturuar i peshes (Structured Weight Management)
  • Vizitat 2/muaj per 3-6 muaj
  • Konsulte familjare
  • Jepet diete isokalorike

Stadi III

  • Nderhyrje Multidisiplinare (Comprihensive Multidisciplinary intervention)
  • Vizitat 2-4/muaj per 8 jave, me pas 1-2/muaj per 3-6 muaj
  • Konsulte familjare ose ne grup
  • Jepet diete hipokalorike

Stadi IV

  • Kujdesi Intervenues Terciar (Tertiary Intervention Care)
  • Vetem per femije mbi 12 vjec, me BMI mbi percentilin e 99te
  • Terapi dietetike dhe mjeksore ne bashkepunim me pediater dhe endokrinolog

Pritshmerite

Qellimi thelbesor i kesaj qasje, eshte perftimi i zakoneve te reja ushqimore te femijes, duke korrigjuar gjithcka qe e ka cuar ate ne mbipeshe. Pas pak muajsh, femija do te jete i afte te vetekontrolloje sasine e ushqimit, dhe ta koordinoje ate me ndjesine e ngopjes. Familja do te jete e ndergjegjshme per mbeshtetjen qe duhet te ofroje. Femija do ta ruaj me fanatizem fitoren e tij, nje peshe ne te cilen do ndjehet shume me mire fizikisht dhe psikologjikisht, duke vendosur themelet per nje te ardhme shume me te mire per shendetin e tij.

Kujdes!

Duke qene se behet fjale per shendetin e femijeve, duhet te tregoheni shume te kujdesshem, ne menyre qe kete sherbim, ta kerkoni nga nje dietolog & nutricionist ose dietolog klinik, i cili permbush te gjitha kriteret per t'u quajtur i tille. Keto kritere jane, zoterimi i nje diplome 4 vjecare - universitare, ne Shkenca Dietologjike dhe Ushqim, ose dege specializimi te mjeksise ne Shkencat e Dietologjise dhe Ushqimit. Titulli i dietologut klinik mbrohet me ligj ne pjesen me te madhe te vendeve te zhvilluara, dhe sherbimi i tij nuk mund te zevendesohet nga nje nutricionist, mjek, apo specialist tjeter i fushes se shkencave mjeksore, pasi keta te fundit nuk zoterojne njohurite dhe specializimet e duhura, per te marre persiper terapi te tilla.