Si te detoksifikohemi nga informacioni toksik?
Lengjet & dietat detox, e verteta dhe keqinformimi
Publikuar më 8 Janar 2019, në Shëndeti dhe mirëqënia
Detoksifikohuni nga informacioni toksik!
Njeriu mund te jetoje pa televizor, pa udhetime, pa shtepi, pa rroba, apo pa tualet, por nuk mund te jetoje dot pa ushqim. Rendesia e ushqimit eshte ceshtje e dites, duke qene se gjithnje e me shume po na del nga kontrolli cilesia dhe sasia e tij. Ky terren favorizon abuzime te shumta, me teori dhe praktika te pabazuara shkencerisht, me se shumti te ofruara nga persona te cilet nuk kane formimin akademik dhe shkencor, perkates, apo nga specialtiste, te cilet kane devijuar nga informacioni shkencor dhe aplikojne teori qe premtojne zgjidhje te shpejta dhe magjike, kundrejt perfitimit abuziv.
Nje nga keto teori eshte edhe Dieta Detox neperjet konsumit te lengjeve te shtrydhur apo eliminimit te pjeses me te madhe te ushqimeve, per disa dite. Nuk po themi se nuk ka dieta, te cilat perforcojne proceset detoksifikuese te trupit, por te jeni te sigurt se, keto Dieta Detox qe ju serviren rendom, pas festave apo disa here ne vit, nuk jane aspak te duhurat.
Disa fakte per detoksikimin
- Perkufizimi i fjales “Detox” ose biotransformimit, eshte thjeshte eliminimi i cdo substance toksike ose te huaj per organizmin.
- Toksinat hyjne ne menyre te vazhdueshme ne organizem dhe jo vetem per festa apo disa here ne vit. Ato e gjejne rrugen nepermjet ushqimit, ujit, dhe ajrit. Te tjera lende toksike, prodhohen natyrshem ne organizmin tone si mbetje metabolike, si pasoje e stresit oksidues apo si arme kunder baktereve dhe viruseve.
- Trupi yne, mbrohet nga toksinat dhe i neutralizon ato, cdo 24 ore ne 24.
- Detoksifikimi eshte nje proces i natyrshem i organizmit tone, i cili perfshin kryesisht melcine, aparatin tretes, veshkat, mushkrite dhe lekuren. Pra, jane te gjithe organet qe “pranojne” (lekura, aprati tretes, mushkrite), “perpunojne” (melcia + mukoza e aparatit tretes) dhe “eliminojne” toksinat (veshkat).
- Procesi i perpunimit ndodh ne dy faza te rendesishme, secila prej te cilave mbeshtetet nga nje grup enzimash te specializuara. Faza -I- shpesh gjeneron substanca teper reaktive dhe te rrezikshme, te cilat quhen metabolite te ndermjetem, dhe eshte faza -II- ajo qe i neutralizon keto lende duke i kthyer ne jo-toksike. Per kete, nevojiten nje sere lendesh ushqyese si: glutathione (e perbere nga 3 aminoacide), dhurues te grupeve metilike dhe aminoacide kryesisht te gjendur ne produkte me origjine shtazore.
- Lendet ushqyese qe perfshihen ne kete mekanizem te rendesishem mendohet te jene nje kombinim midis fitokimikateve (perberesve aktiv bimor), bashke me nje game lendesh ushqyese me tradicionale, te cilat ndertojne dhe mbeshtesin kete proces.
Perberesit e cmuar
Isothiocyanate-t si “sulphoraphane”-t qe gjenden te brokoli dhe lakrat, perberesit sulfuro-organik qe gjenden te hudhra, qepet dhe preshi, dhe disa lende te vecanta qe quhen “prebiotike” qe gjenden te topinamburi, legumet, tershera dhe elbi, jane shembuj ushqimesh qe mund te ndihmojne eliminimin e toksinave ne kohe, nepermjet nxitjes se fazes se dyte enzimatike. Gjithashtu, probiotiket (qe merren nga kosi, turshite artizanale, kefiri), mendohet te mbeshtesin fort organizmin ne mbrojtjen kunder lendeve kimike te huaja dhe toksike, duke forcuar barrieren e aparatit tretes, sistemin imunitar qe gjendet ne zorre dhe funksionin intestinal.
Ushqimet qe ndihmojne detoksifikimin
- Familja e kryqezoreve (laker, brokoli, lulelaker, laker Brukseli)/ 1 kupe ne dite
- 2-3 thelpinj hudher/dite, te shtypur, te pagatuar
- Caj jeshil / 2 -3 kupa ne dite
- Karrota, selino, koliander te freskte ose majdanoz, panxhar dhe xhinxher
- Cajra me permbajtje kanelle, turmeriku, xhinxheri, karafili dhe farash finoku
- Ushqime me permbajtje sulfurike – veze, gjize, qepe, hudhra
- Limonene ne lekurat e agrumeve, vajin e kopres, fara kumeli
- Rrenje cikoresh, per detoksifikimin e melcise, permiresimin e qarkullimit te lengjeve biliare dhe urines
- Selino per nxitjen e urinimit
- Koliander per metalet e renda
- Kerpudha per beta –glukane, perberes qe forcojne aparatin tretes
- Rozmarine – nje bime potente per detoksifikimin ne saje te perberesit “carnosol”
- Kurkume per veprimtarine antiinflamatore dhe antioksiduese
- Klorofil ne gjethet jeshile
Kujdes!
Nuk ka asnje mbeshtetje shkencore per perdorimin e lengjeve detox ne vend te ushqimit! Keto praktika, nuk i referohen asnje studimi, ne te cilin jane matur toksinat perpara dhe pas perdorimit te tyre, dhe per kete arsye mund t'i cilesojme si teori ne ajer. Nese ju reduktoni drastikisht ushqimin ditor ne vetem disa lengje perimesh dhe frutash, mund te perfundoni ne urgjence nga kequshqyerja, renia e imunitetit dhe dobesimi i organizmit, duke favorizuar nje sere mikrobesh qe mund te zene terren. Dhe mos te harrojme se, frutat dhe perimet, vertete jane shume te ushqyeshme, por njekohesisht mund te jene nga ushqimet qe na ngarkojne me se shumti me toksina, per shkak te pesticideve dhe kimikateve qe permbajne. Prandaj, ekuilibri eshte gjithmone zgjedhja me e zgjuar.
Keshilla perfundimtare
Trupi yne vjen ne kontakt me toksina te jashtme apo te brendshme, cdo moment. Ai e perballon kete normalisht nepermjet mekanizmave mbrojtes qe disponon, te cilet funksionojne duke perdorur si lende te pare nutrientet qe merr nepermjet ushqimit. Keto nutriente sigurohen nga nje ushqyerje e ekuilibruar dhe me ushqime sa me pak te perpunuara. Nevojitet nje kombinim i mire i ushqimeve bimore dhe shtazore, i vazhdueshem, per te garantuar nje proces optimal detoksifikimi. Ajo qe bejme ne pak dite ka shume pak ndikim ne shendetin tone, krahasuar me ate qe bejme cdo dite.