+355 4 224 8981

Te biesh ne peshe dhe te mos i rimarresh kilogramet mbrapsht

Sekretet e njerezve qe arrijne te mbajne gjate peshen e rrezuar

Publikuar më 3 Dhjetor 2018, në Dieta

Suksesi i mbajtjes se peshes qe ke rrezuar

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, sot, ne bote njerezit vdesin me shume nga mbiushqyerja sesa nga mungesa e ushqimit. Me permasat qe ka marre mbipesha dhe obeziteti, dhe pasojat qe ajo shkakton, te rrezosh peshen e tepert shihet si nje nga hapat me te rendesishem ne mireqenien e njeriut. Menyra e vetme e njohur deri me sot si efikase dhe pa efekte anesore, eshte dieta dhe aktiviteti fizik. Por renia ne peshe nuk eshte i vetmi problem per tu zgjidhur. Nje problem tjeter, ndoshta edhe me i madh eshte mbajtja e peshes se perftuar pas nje tentative dobesimi. Perse njerezit arrijne te dobesohen por i shtojne serish kilogramet e humbur?

Sipas disa studjuesve, renie e suksesshme ne peshe konsiderohet humbja prej te pakten 10% e peshes fillestare, e cila arrin te mbahet per 1 vit. Sipas disa te tjereve, mbajtja duhet te jete per mbi 3 vite.

Cfare ndodh me personat qe mbajne nje diete dobesimi? A arrijne ata ta mbajne peshen e rrezuar?

Sipas shume te dhenave te vendosura ne ne nje metanalize ndodh keshtu:

  • Ne 6 muajt e pare, renia ne peshe eshte nga 5-8kg dhe diku aty renia ne peshe ngec
  • Ne 1 vit stabilizohet tek mesatarisht diku 4-7kg minus
  • Ne 2-3 vite, pesha e rrezuar arrin te mbahet, me 3-4kg

Cila nga dietat ka me shume sukses?

  • Vetem keshillimi aspak
  • Dietat drastike, kane me shume rezultat nga te gjitha, por vetem 6 muajt e pare
  • Dietat e ekuilibruara shoqeruar me aktivitet, njesoj si medikamentet e dobesimit
  • Vetem dieta ka me pak sukses se sa e shoqeruar me ushtrim, por vetem ushtrimi fizik ka edhe me pak se dieta.

Dhe si perfundim, te gjitha nderhyrjet, diete drastike apo e shendetshme, me apo pa aktivitet, me mjekim apo pa mjekim, takoheshin pas 4 vitesh ne te njejten pike, ne pothuaj rimarrje te kilogrameve.

Perse njerezit nuk arrijne te mbajne peshen qe rrezojne?

Ka shume faktore. Rrezimi i peshes prish shume ekuilibra te vendosur, te cilet tentojne te rikthehen ne vend. Por sot pergjigjen do ta gjejme jo tek ata qe e kane te humbur betejen me peshen, por te ata qe ja kane dale mbane, qe per te qene te sinqerte, jane pakice, por ja qe jane. Disa njerez arrijne ta mbajne peshen qe rrezojne. Cfare te perbashket kane ata? Cili eshte celesi i suksesit te tyre?

Ajo qe duket te kete rezultat, eshte nderhyrja ne stilin e jeteses, ndryshimi i perhershem i zakoneve tona, menyres se si jetojme.

Sipas vleresimit te te dhenave te mbledhura nga nje sere studimesh vezhguese, duket se zakonet “e holla”, te cilat kane ndihmuar ruajtjen e peshes per 3 vjet jane keto:

  • Numer konstant vaktesh
  • Konsumi i fruta perimeve/ kufizimi i embelsirave dhe ushqimeve te yndyrshme
  • Kushte te pershtatshme te konsumit te ushqimit (ulur dhe jo ne kembe, ngadale dhe jo shpejt, pa kryer nje aktivitet tjeter paralel si psh. e para e televizorit)
  • Programim i aktivitetit fizik spontan si ecja, ngjitja e shkalleve, noti, edhe atij te organizuar si vrapi apo palestra. 90% e personave te suksesshem ushtrohen te pakten 1 ore/dite. 62% shohin me pak se 10 ore/jave tv.
  • Shoqerohen me shume me njerez qe ushtrohen fizikisht
  • Ndjekje e peshes: 75% peshohen te pakten 1here/jave
  • Konsum i vaktit te mengjesit: 78% e te suksesshmeve konsumojne mengjes rregullisht
  • Mbajtja ne shtepi e shume ushqimeve te shendetshme
  • Konsum me i rralle i ushqimit ne restorante
  • Kontroll i mire i stresit qe con ne mbingrenie
  • Evitojne shoqerine me njerez mbipeshe!!
  • Shoqerohen me shume me njerez me peshe normale

Nese do ti ndanim sipas gjinise, ajo qe ndihmon burrat duket te jete:

  • Regjimi i rregullt i vakteve
  • Ngrenia ne shtepi
  • Angazhimi ne pergatitjen e ushqimit
  • Konsumi i ushqimit pa kryer aktivitete te tjera
  • Ndersa grate kane nje aleat te forte konsumin e mengjesit

Perfundimisht:

Ajo qe dime eshte se, mbajtja e peshes eshte me e veshtire se sa renia e saj, nje perqindje e vogel e njerezve qe arrijne ta mbajne peshen e re. Lloji i dietes nuk luan ndonje rol te madh ne ruajtjen e peshes, me i rendesishem eshte ndryshimi i zakoneve. Akoma nuk eshte konkluduar per nje program konkret te mbajtjes se peshes me sukses, por kemi ca indicie se disa qasje, teknika, dhe menyra, funksionojne. Dhe nje gje eshte e sigurt, qe keto menyra dhe teknika, jane te ndryshme nga ato te dobesimit.

Teknika te tilla qe na kane mesuar vete rastet e suksesit:

Per dieten:

  • Ha me shume fruta perime
  • Ha me pak sheqerna
  • Ul kalorite
  • Shko ne supermarket me nje liste
  • Lexoni etiketat e ushqimeve qe blini
  • Ecni 1 ore ne dite

Per zakonet:

  • Bliji vetes nje dhurate sa here qe arrin nje rezultat
  • Kujtoi vetes tende gjithmone perse eshte e rendesishme te kontrollosh peshen
  • Mendo gjithmone sa shume peshe ke arritur te rrezosh
  • Mos harro te peshohesh cdo te merkure, eshte dita me e ekuilibruar e peshes.