+355 4 224 8981

Varësia nga ushqimi

Ashtu sikurse droga, edhe ushqimet e shijshme aktivizojne prodhimin e lëndëve kimike ne trurin tonë.

Publikuar më 2 Korrik 2013, në Shëndeti dhe mirëqënia

Varësia nga ushqimi

Ideja që një ushqim mund të ketë efekt të ngjashëm me lëndë narkotike po merr gjithnjë e më shumë evidenca që e mbështesin. Eksperimentet në kafshë dhe njerëz po tregojnë se, për disa njerëz, të njëjtat qëndra të trurit, të përgjegjshme për kënaqësinë dhe vetëshpërblimin, që stimulohen nga lëndë narkotike si kokaina dhe heroina, stimulohen edhe nga ushqime të caktuara, sidomos nga ushqimet e shijshme. Zakonisht ushqimet e shijshme janë ato që janë të pasura në:

  • Sheqer
  • Yndyrë
  • Kripë

Ashtu sikurse droga, edhe ushqimet e shijshme aktivizojne prodhimin e lëndëve kimike ne trurin tonë si dopamina, serotonina, të cilat na bëjnë të ndjehemi "mire". Në momentin që një ushqim na jep një efekt të tillë ne do të jemi të prirur ta kërkojmë përsëri atë ushqim sepse ai do të jetë memorizuar si "I dëshirueshëm" në trurin tonë. Por a e dini se cfarë ndodh? Kur ne e memorizojmë një ushqim si të dëshirueshëm dhe të pëlqyeshëm, ne jemi në pritje të efektit të tij në rritjen e ndjesisë së kënaqësisë që do të vijojë pas konsumit të këtij ushqimi. Kjo pritshmëri plotësohet gjithnjë e më pak dhe ne jemi të prirur të konsumojmë gjithnjë e më shumë sasi për të përmbushur pritshmërinë tonë dhe kjo sjellje na bën pikërisht të varur nga një ushqim. Sinjalet e tilla që në shqip I themi "neps", shkojnë përtej ngopjes dhe kjo është një nga arsyet përse ne hamë edhe kur nuk jemi të uritur.

Ne besojmë se kjo mund të jetë një arsye e fortë për të shkaktuar obezitet. Por edhe individëd që gëzojnë peshë normale mund të luftojnë me nepsin dhe me varësi nga ushqime të caktuara. Këta të dytët mund të jenë të pasuruar me gene të cilët programojnë në mënyrë më eficente djegien e kalorive të tepërta. Ose, këta ushtrojnë më shumë aktivitet fizik në mënyrë që të harxhojnë kalorit e marra së tepërmi.

Njerëzit që janë të varur nga ushqimi do të vazhdojnë të hanë pavarësisht pasojave negative sic mund të jenë shtimi në peshe apo shkatërrimi I një marrëdhënieje etj. Dhe, ashtu sikur se njerëzit që janë të varur nga bixhozi apo nga droga, edhe ata që kanë varësi nga ushqimi e kanë shumë të vështirë të ndalojnë këtë sjellje të tyren sado që dëshirën mund ta kenë të madhe dhe mund të përpiqen shpesh herë.

Shenjat që identifikojnë varësi nga ushqimi

Në sajë të një pyetësori si më poshtë ne mund të arrijmë në një konkluzion nëse ju keni varësi nga ushqimi. 

  • A konsumoni ushqime të caktuara më shumë sec e kishit planifikuar?
  • Vazhdoni të hani një ushqim të caktuar edhe nëse nuk keni uri?
  • Vazhdoni të hani deri sat ë ndjeheni sikur po "pëllcisni"?
  • Shqetësoheni që nuk konsumoni disa lloje ushqimesh ose shqetësoheni që eliminoni disa ushqime?
  • Kur disa ushqime nuk I gjeni aty ku jeni, dilni në kërkim të tij deri sat a gjeni?
  • Pyetësori investigon gjithashtu impaktin që marrëdhënia juaj me ushqimin ka në mënyrën tuaj të jetesës.

 A ju afrohen këto situata?

  • Ju konsumoni një ushqim në kaq sasi të mëdha sa filloni të kaloni më pak kohë në punët tuaja, me familjen tuaj apo në aktivitete produktive.
  • Evitoni ceremoni shoqërore për shkak të frikës që keni se mos e ekzagjeroni me ushqimin?
  • Keni probleme të funksjononi në mënyrë optimale në shkollë apo në punë për shkak të ushqimit dhe të të ngrënit?

Disa pyetje i drejtohen edhe simptomave të tërheqies, simptoma të padëshirueshme që shkaktohen nga heqja dorë prej ushqimit të dëshiruar. 

A keni simptoma të tilla?

  • Ankth
  • Acarim
  • Simptoma te tjera fizike

A ju ndodhin situata të tilla?

  • Keni ndjenja faji dhe dëshpërimi pas konsumit të një ushqimi të caktuar?
  • Ju duhet të konsumoni gjithnjë e më shumë nga një ushqim I caktuar për t'ju dhënë kënaqësinë që prisni?
  • Duke ngrënë të njëjtën sasi nuk ju jep më kënaqësinë që ju jepte më parë?

Shkencëtarët janë akoma në punë e sipër për të ofruar mënyrën e përballjes me këtë problem dhe zgjidhjen e tij. Varësia nga ushqimi konsiderohet si një nga varësitë më të vështira për t'u zgjidhur pasi ne mund të bëjmë pa alkolin, pa duhanin, por ne nuk mund të bëjmë pa ushqimin!

Përbërësit më të akuzuar për të shkaktuar varësi janë kryesisht sheqeri, mielli I bardhë dhe gruri. Kjo është edhe arsyeja që ne nuk kemi neps për sallatë jeshile apo për lule lakër por kemi neps për cokollatë, për biskota, për patate të skuqura, për makarona etj.