+355 4 224 8981

Sa bulmet duhet te konsumojme?

Cilat nenprodukte te qumeshtit jane me te shendetshme?

Publikuar më 13 Nëntor 2018, në Nënat dhe Fëmijët

Koha per te rishikuar rekomandimet per bulmetin

Deri rishtazi, ne dietologet kemi keshilluar zgjedhjen e bulmetit pa yndyre ose me yndyre te reduktuar, por, me te dhenat e reja, keto rekomandime duhet te rishikohen.
Studimi PURE (Prospective Urban Rural Epidemiology study), i publikuar ne The Lancet, ne 28 Gusht 2018 ka vezhguar per plot 10 vite, konsumin e ushqimit nga 135.335 persona adulte, ne 18 vende te botes. Rezultati? Vdekshmeria e rritur lidhet me konsumin e larte te sheqernave dhe jo te yndyrnave. Perkundrazi, yndyrnat, dhe pikerisht ato qe jane akuzuar me se shumti per semundjet e zemres, yndyrnat e ngurta – jane lidhur me mbrojtje te sistemit kardiovaskular. Kur studjuesit u thelluan edhe me shume ne te dhenat e mbledhura, konstatuan se konsumi i perditshem i 2 racioneve bulmet, ofronte mbrojtje nga vdekshmeria, krahasuar me konsumin 0 te bulmetit. Madje edhe bulmeti me yndyre te plote shfaqi te njejtin efekt.
Por, perpara se t’i leshojme frenat me bulmetin, duhet te konsiderojme edhe nje tjeter studim qe vjen nga vendi ku konsumohet me shume qumesht se kudo gjetke - Finlanda, i cili ka gjetur nje lidhje te dukshme te konsumit te mbi 2 gotave qumesht ne dite, me 32% me shume rrezik nga vdekja. Ketij konkluzioni i bashkohen edhe disa studime metanalitike te publikuara se fundmi.
Konkluzioni? Me sa duket, djathi dhe kosi jane me superior sesa qumeshti.

Arsyeja perse, nese vertete qumeshti ka nje efekt negativ per shendetin kardiovaskular, mbetet ende te studjohet, deri atehere, vazhdohet te keshillohet zgjedhja e qumeshtit pa yndyre, jo me shume se 2 gota ne dite.

Por, a eshte qumeshti i pazevendesueshem?

Nuk ka as me te voglin dyshim qe qumeshti eshte nje produkt shume i ushqyeshem.
Megjithate, deri me sot, qumeshti rekomandohet kryesisht per kalciumin qe ka, i cili eshte i domosdoshem per kockat dhe dhembet tane. Vlen ketu te permendim se, eksperte te Harvardit, nuk kane gjetur nje efekt mbrojtes te konsumit te qumeshtit ne parandalimin e osteoporozes dhe frakturave. Dhe fakti eshte se, vendet me konsumin me te ulet te qumeshtit, si Japonia, India, dhe Peruja, kane me pak fraktura.
Pervec kesaj, mbi qumeshtin vertiten edhe disa ane te tjera te erreta, si psh, gjithnje e me shume njerez shfaqin intolerance ndaj tij, apo alergji serioze.
Permbajtja e larte e qumeshtit ne estrogjen mund te nxise kancerin e prostates, gjirit dhe vezoreve.
Antibiotiket qe perdoren te lopet , mund te kalojne ne qumesht nese nuk ndiqen me rigorozitet rregullat e sigurise nga fermeret. Megjithate, pergjithesisht temperaturat e larta te gatimit eliminojne pjesen me te madhe te antibiotikeve.

Kujdes, nuk duam te themi te mos pini me qumesht. Por, nga bulmeti, ndoshta disa zgjedhje te tjera mund te jene edhe me te mira, si psh djathi dhe kosi. Me sa duket, procesi i fermentimit te qumeshtit e kthen situaten ne favor te njeriut dhe mikrobeve te mira qe jetojne me te.

Atehere, sa bulmet duhet te konsumojme ne dite?

Per femijet qe rrezikojne nga kequshqyerja ose nenpesha, qumeshti perben nje ushqim shume te dobishem.

Per femijet e vegjel:

Nga 1- 3 vjec keshillohen 2 gota qumesht ne dite, (nje sasi me e madhe se kaq mund te nxise mbipeshe dhe anemi te femijet), 2 ½ kupa per 4-8 vjec, dhe 3 kupa 9-18 vjec, si nje burim i rendesishem i kalciumit per kockat, por te mos harrojme se kockat forcohen duke luajtur jashte shtepise dhe jo perballe ekraneve. Nese femija juaj nuk e preferon qumeshtin, mund ti jepni kos ose djathe sepse 1 gote qumesht = 200ml kos = 45gr djathe. I vetmi ndryshim qendron te djathi, i cili nuk permban laktozen – sheqerin e qumeshtit. Ajo mbetet te hirra, bashke me disa aminoacide te tretshme ne uje.

Per te rriturit:

Rekomandimet aktuale qendrojne ne 3 racione bulmet ne dite. Por, ne kongresin e shoqates europiane te kardiologjise sivjet, keto rekomandime mund te ctendosen pak per sa i perket djathit dhe kosit, ndersa per qumeshtin keshillohet rreptesisht te konsumohet pa yndyre, dhe personat qe e marrin ne sasi te madhe duhet te frenohen.

Si mund te plotesoj nevojat ne kalcium nese nuk konsumoj aspak bulmet?

Sasia e Kalciumit qe ofrohet ne 1 gote qumesht, mund te merret nga ushqimet e meposhtme:

  • 3 kupa laker kale
  • 3 luge te medha fara lulekeuqe
  • 30gr parmixhano, 45gr djathe i bardhe
  • 90gr sardele konserve
  • 2 kupa fasule te bardha
  • 120gr bajame
  • 600gr trofte
  • 300gr oktapod

Mesazhi permbylles

Bulmeti si djathi dhe kosi, me sa duket jane zgjedhje me te shendetshme se qumeshti, por evitoni sasite e tepruara sepse do te rrezikoni qe te mos ju bejne me rrobat. Nese jeni qejflinj te qumeshtit, me shume se 2 gota jane te panevojshme. Por edhe nese nuk ju pelqen bulmeti, ka zgjedhje te tjera qe me pak zgjuarsi, mund ta kompesojne.