+355 4 224 8981

Granola, ushqimi ideal per mengjesin

Mengjesi i mbare gjysma e punes

Publikuar më 12 Nëntor 2018, në Super Ushqime

Granola, nje recete e famshme shumevjecare

Granola eshte nje kombinim shume i famshem per vaktin e mengjesit. Perfitimet e saj me te njohura dhe te vertetuara shkencerisht jane: ulja e kolesterolit te larte, kontrolli i mbipeshes, dhe permiresimi i shendetit kardiovaskular. Gjithashtu, granola eshte nje burim i mire energjie, parandalon anemine dhe mbeshtet funksionin optimal te organeve. Konsumi i rregullt i granoles ndihmon kontrollin e tensionit arterial, ushqen lekuren, rrit aftesite kognitive, forcon kockat, stabilizon me mire sheqerin ne gjak dhe madje parandalon edhe kancerin.

Cfare eshte Granola?

Baza e granoles eshte tershera, e cila eshte presuar dhe ka kaluar ne nje proces vlimi ne avull, ne menyre qe pergatitja e saj per mengjes te jete me e shpejte. Tersheres i shtohen mjalte, fruta te thate si lajthi, bajame, fara dhe fruta te thara. Perberjet e granolave ndryshojne per sa i perket ingredienteve te tjere, disa jane me rrush te thate, disave u shtohen kokrra orizi te presuara, ca kane edhe arre kokosi apo kakao. Gjithe perberja piqet, me pas paketohet, dhe ne kete menyre eshte lehtesisht e konsumueshme si nje vakt i shpejte dhe i ushqyeshem. Ne shtepi, granola mund te konsumohet me kos ose qumesht, duke i shtuar sipas preferences, mjalte, banane, fruta pylli apo drithra te tjera. Gjithashtu mund ta perdorni ne kremra te ndryshem me baze qumeshti, per t'i dhene pak me shume krokantese.

Perfitimet nga granola

Rritje e nivelit te energjise

Granola ofron nje dendesi te konsiderueshme kalorike, ne saje kryesisht te amidonit qe permban tershera por edhe sheqernave te frutave te thara, e cila shoqerohet nga nje mori lendesh ushqyese te tjera, qe ndihmojne ne prodhimin eficent te energjise. Te tilla lende jane magnezi dhe hekuri, si dhe vitaminat e kompleksit B. Por nga ana tjeter, permbajtja e larte ne fibra dhe yndyrna esenciale qe permbajne frutat e thate dhe farat, ndihmon qe niveli i energjise te mbahet konstant dhe te mos kemi luhatje sheqeri apo lodhje.

Kontroll i mbipeshes

Granola ndihmon ne kontrollin e urise duke stabilizuar sheqerin ne gjak. Femijet qe konsumojne tershere ne mengjes, kontrollojne me mire deshiren per ushqime te embla apo te gatshme. Nje mengjes i pasur ne fibra dhe sheqerna komplekse, rezulton nje zgjedhje po aq e mire edhe per te rriturit qe duan te bien ne peshe, pikerisht ne saje te kontrollit te urise se tepruar dhe nepsit.

Permiresim i shendetit te aparatit tretes

Tershera – perberesi kryesor i granoles, permban nje substance shume te rralle dhe te cmuar, qe quhet beta-glukan dhe qe njihet per rolin e saj te jashtezakonshem ne shendetin e aparatit tretes. Beta glukanet ushqejne bakteret e mira ne zorren e trashe dhe keshtu mbeshtesin imunitetin kunder baktereve te rrezikshem. Studimet tregojne se beta glukanet ndikojne ne forcimin e shtreses se zorres qe vjen ne kontakt me ushqimin qe konsumojme, me baktere te demshme qe hyjne nepermjet tij, perberes alergogjen dhe toksina, duke penguar kalimin e tyre ne qarkullimin e gjakut. Si pasoje, beta glukanet mbrojne nga alergjite dhe substancat e demshme qe mund te kalojne ne organizem nepermjet ushqimit. Ky fakt i ben ato te cmuara per shendetin e femijeve, te cilet gjithnje e me shume po shfaqin alergji dhe semundje autoimunitare.
Pervec beta glukaneve, fibrat qe permbahen te tershera dhe frutat e thara, ndihmojne ne rregullsine e zorres dhe ne eliminim te ndjesise se fryrjes.

Mbrojtje nga semundjet e zemres

Permbajtja e larte ne fibra e granoles, lidhet me ulje te yndyrnave ne gjak dhe mbrojtje te arterieve nga ngushtimi dhe formimi i pllakave. Njerezit qe konsumojne me shume drithra te plote dhe fruta te thate si bajamet, arrat dhe lajthite, kane me pak rrezik nga semundjet vdekjeprurese te zemres dhe ishemite. Gjithashtu, femijet qe konsumojne nje diete te pasur ne fibra, jane me pak te prirur te shfaqin arteroskleroze ne moshe te rritur.

Ku gjeni granola ne tregun vendas?

Ne marketet e ndryshme, granola ofrohet tashme nga kompania serioze “Teuta”, e cila importon produkte ushqimore me cilesi te larte. Konkretisht, granola e paketuar nga "Teuta" importohet nga Amerika, nga ku ka lindur edhe kjo recete dhe ku promovohet gjeresisht per te shmangur kequshqyerjen. Ajo gjendet ne disa kombinime dhe shije te ndryshme, ne paketime te vogla dhe praktike. Kombinojini sipas preferences suaj, me kos ose qumesht ne mengjes, ose vendosini ne embelsirat e lehta te shtepise si krem qumeshti me fruta. Sasia e rekomanduar eshte 2-3 luge ne dite.