+355 4 224 8981

Ushqimi ne barkun e nenes percakton shendetin e njeriut per gjithe jeten e tij

Udhezimet e perditesuara mbi ushqimin ne periudhen para dhe gjate shtatzanise

Publikuar më 2 Tetor 2018, në Nënat dhe Fëmijët

Ushqimi para dhe gjate shtatzanise

Kohet e fundit, gjithnje e me shume studime po tregojne se, ushqyerja e gruas gjate shtatzanise dhe marrja e mjaftueshme e lendeve ushqyese qe ne barkun e nenes, eshte vendimtare per cilesine e shendetit te njeriut deri kur te plaket. Kujdesi per ushqimin duhet te filloje qe perpara shtatzanise, jo vetem nga nena por edhe nga babai i ardhshem, edhe pse eshte ushqimi i nenes ai qe luan rolin kryesor ne zhvillimin e fetusit. Trupi i saj, do te ofroje shtratin ku do te rritet dhe zhvillohet nje njeri i ri. Periudha para shtatzanise, eshte shanci i arte per te pergatitur ambjentin ideal per kete jete te re.

Pergatitja perpara shtatzanise

  • Arrini dhe mbani nje peshe trupore ideale.
  • Zgjidhni nje regjim ushqimor te ekuilibruar, duke perfshire te gjitha grupet e ushqimeve dhe duke i dhene perparesi atyre te cilet ofrojne paketen me te pasur ushqyese, si bulmeti, drithrat e plote, mishi, peshku, fasulet, frutat dhe perimet.
  • Aktivizohuni rregullisht ne ushtrime fizike.
  • Ndiqni kontrollet e duhura mjeksore.
  • Rregulloni situatat shendetsore kronike si diabeti, hipotiroidizmi, etj.
  • Evitoni substanca te demshme si lende narkotike, duhan, toksina dhe abuzimin me alkolin.

Grate qe jane te mundshme per te mbetur shtatzane duhet:

  • Te arrijne peshe trupore normale.
  • Te zgjedhin ushqime te pasura ne hekur zhtazor si mishi i kuq, mishi i pules, peshqit e vegjel qe konsumohen me hala, dhe te shoqerojne vaktet me burime te pasura vitamine C.
  • Te konsumojne 400mcg acid folik ne dite.

Periudhat kritike

Te tilla jane quajtur periudhat ne te cilat, shumimi i qelizave te embrionit eshte i vrullshem, dhe nese ne kete faze mungojne lendet ushqyese, rikuperimi i plote nuk eshte i mundur. Zakonisht, kjo periudhe eshte koha kur gruaja ende nuk e ka mesuar se eshte shtatzene. Per kete arsye, kujdesi ndaj ushqimit duhet te jete per gjate gjithe periudhes se saj te riprodhimit. Periudha kritike per formimin e tubit neural eshte 17 -30 ditet e para. Zhvillimi i tij eshte shume i ndjeshem dhe i varur nga mungesa e lendeve ushqyese (vecanerisht acidit folik).

Periudha kritike per zhvillimin e:

  • Trurit : 2-5 javet e para
  • Zemres: 2,5-6 javet e para
  • Vesheve: 3-10 javet e para
  • Syve: 3,5-7,5 javet e para
  • Kembeve dhe kraheve: 3-7 javet e para
  • Dhembeve: 6-8 javet e para
  • Shijes: 6-9 javet e para
  • Organeve gjenitale: 6,5-11,5 javet e para

Programimi embrional

Studime te reja gjenetike, mund te ndihmojne ne shpjegimin se si, marrja e substancave te caktuara si lende ushqyese - gjate shtatzanise, influencojne shfaqjen e obezitetit dhe semundjeve ne jeten e rritur. Ky proces quhet “ programim embrional”. Ne rastin e shtatzanise, ushqyerja e nenes, mund te ndryshoje shprehjen e geneve te caktuara te embrionit, te cilat lidhen me rrezikun ndaj obezitetit dhe semundjeve qe e shoqerojne ate.

Rendesia e peshes trupore

Pesha nen norme e gruas perpara se te mbetet shtatzane, lidhet me peshe me te ulet te foshnjeve ne lindje, akoma edhe ne rastet kur shtimi i saj ne peshe gjate shtatzanise eshte i duhuri.
Mbipesha e gruas perpara shtatzanise, eshte e lidhur me komplikacione me te shpeshta si hipertension, diabet gestacional, dhe infeksione pas lindjes.
Nje shqetesim i madh eshte zhvilimi i pamjaftueshem i femijeve qe lindin nga nena obeze. Madje, obeziteti e dyfishon rrezikun e anomalise se tubit neural. Ndersa diabeti i padiagnostikuar gjate shtatzanise, rrit rrezikun e lindjes se foshnjeve me difekte kardiake dhe anomali te tjera.
Megjithate, nuk keshillohet mbajtja e nje diete dobesimi gjate shtatzanise!

Shtimi ne peshe gjate shtatzanise

  • Per grate nen peshe, me BMI<18,5kg/m2, shtimi duhet te jete nga 12,5 deri ne 18kg gjithsej
  • Per grate ne peshe normale, me BMI 18,5 – 25kg/m2, shtimi rekomandohet midis 11,5 dhe 16kg gjithsej.
  • Per grate mbi peshe, me BMI 25-30kg/m2, shtimi keshillohet nga 7 deri ne 11,5kg gjithsej.
  • Dhe per grate obeze, me BMI mbi 30kg/m2, shtimi nuk duhet te jete me shume se nga 5 deri ne 9kg gjithsej.
  • *BMI – peshe ne kg pjesetuar per gjatesine te ngritur ne metra katrore.
  • Pra: Per grate me nje peshe normale perpara shtatzanise, shtimi ne peshe duhet te jete, 1,5-2kg tremujorin e pare dhe 0,5kg/jave ne vazhdimesi. Grate nen peshe, duhet te shtojne 2,5-3kg tremujorin e pare, dhe me pas mbi 0,5kg ne jave, ne total rreth 18kg. Nje grua mbipeshe, duhet te shtoje 1kg ne tremujorin e pare dhe 0,4kg ne jave deri ne fund.

Nevojat ne kalori dhe lende ushqyese

  • Kalori: nevojat energjetike rriten me perafersisht 340kalori ne dite gjate tremujorit te dyte dhe 450kalori ne dite gjate tremujorit te trete.
  • Karbohidrate: jo me pak se 135gr/dite.
  • Proteina: 25gr/dite me shume se zakonisht, (0,8gr/kg te trupit, plus 25gr).
  • Lende ushqyese te nevojshme per formimin e gjakut: vecanerisht acidi folik, vitamina B12, hekuri dhe Zinku, jane teper te rendesishme.Ushqime si, lengu i prtokallit, mishi i kuq, veza, peshku dhe bulmeti, jane burime te mira te ketyre lendeve te lartpermendura.
  • Acide lyrore esenciale: te pazevendesueshme jane acidet lyrore omega 3 dhe 6, te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin e trurit. Peshq te pasur ne omega 3 dhe te varfer ne Merkur jane: Acuget, ngjalat, renga, stavridhi, sardelet, trofta, salmoni.

A eshte i nevojshem plotesimi me suplement, i hekurit gjate shtatzanise?

Nese nje grua, ne momentin qe mbetet shtatzene, ka depozita te mjaftueshme te hekurit, ajo mund ta perballoje kenaqshem nevojen e rritur ne kete mineral edhe per periudhen e laktacionit. Trupi i gruas aktivizon mekanizma qe ndihmojne perthithjen e hekurit dhe nderprerja e menstruacioneve ben qe hekuri te mbetet ne organizem. Por, jane te pakta grate qe hyjne ne shtatzani me depozita te kenaqshme hekuri, per kete arsye, eshte e nevojshme te marre suplement te tij, qe heret ne shtatzani, per te mos thene edhe me pare. Per perthithje optimale, hekuri duhet te merret midis vakteve, larg bulmetit, cajrave dhe kafes, mundesisht i shoqeruar me leng portokalli ose domatesh, edhe pse, suplementet e hekurit jane pikerisht ne formen ne te cilen vitamina C ndihmon qe ta ktheje, dhe ne kete rast ajo nuk luan ndonje rol te vecante. Me se shumti, vitamina C eshte e domosdoshme per mbrojtjen e membranave amniotike nga plasaritja e parakohshme.

Lendet ushqyese qe formojne kockat

Vitamina D, Kalciumi, Magnezi dhe Fosfori, jane lenda e pare e cila nevojitet ne sasi mjaft te medha. Nje marrje e pamjaftueshme e ketyre elementeve mund te shkaktoje anomali ne formimin e kockave te fetusit dhe te dhembeve. Ne vendin tone, ku tregu nuk ofron ushqime te pasuruara ne vitamine D, eshte e udhes marrja e nje suplementi, sipas rekomandimit te mjekut. Ndersa, 3 gota qumesht ne dite, ofrojne pjesen me te madhe te Kalciumit te nevojshem.

A jane suplementet te domosdoshme ne shtatzani?

Kjo varet nga dieta e gruas shtatzene. Nese regjimi i saj perfshin zgjedhje te mencura ushqimore, ajo mund te plotesoje pjesen me te madhe te lendeve ushqyese te nevojshme, me nje perjashtim te mundshem te Hekurit dhe vitamines D. Suplementet jane te dobishme per ato gra qe nuk arrijne te ushqehen ne menyre te ekuilibruar dhe te pasur. Grate qe ushqehen mire, mund te demtohen nga marrja e suplementeve, pasi mund te arrijne me lehte ne mbidoza te cilat jane toksike, si p.sh., vitamina A, e cila lidhet me malformim nese merret me shumice.

Shqetesime te zakonshme gjate shtatzanise

  • Perzierjet dhe te vjellat: kur zgjoheni ne mengjes, ngrihuni ngadale nga shtrati; konsumoni buke te thekur; mbani nje cemcakiz ose karamele te forte; hani shpesh dhe pak; evitoni ushqime me aroma te forta; kur te keni perzierje, pini uje me gaz ne vend te lengut te portokallit apo qumeshtit.
  • Kapslleku: konsumoni ushqime te pasura ne fibra si kivi, kumbulla vishnje, thjerrza, buke thekre, tershere; rrisni ecjen; pini te pakten 8 gota uje ne dite
  • Urthi: relaksohuni dhe hani ngadale; bluani ushqimin mire ne goje; hani vakte te vogla dhe shpesh; pini lengjet midis vakteve, jo bashke me to; evitoni ushqimet pikante apo me shume yndyre; mos hani shtrire dhe mos u shtrini deri ne 3 ore pasi te hani; prisni 2 ore pasi te keni ngrene, per tu ushtruar fizikisht.

Kujdes me…

Kafeinen, e cila e kalon placenten dhe fetusi nuk arrin ta metabolizoje mire. Evitoni ekzagjerimin me kafe, qe do te thote, jo me shume se 3 filxhane ne dite. E mira do te ishte 1 ose 2 kafe ne dite.
Evitoni ne menyre kategorike perimet e palara mire vecanerisht sallata jeshile, spinaqi, rukola, domatet; dhe ushqimet e pagatuara mire si qumeshti, veza, mishi, pula, peshku dhe prodhimet e detit. Evitoni cdo ushqim qe eshte pergatitur me qumesht te papasterizuar. Sa here te hani jashte, preferoni perime te ziera dhe makarona me salce perimesh dhe djathe te stazhonuar. Grate shtatzane jane 20 here me te prirura te pesojne helmim nga ushqimi sesa te tjerat.

Shembull ditor i ushqimit

  • Mengjes: 1 tas i bollshem me qumesht pa yndyre, 4 luge tershere, 1 luge te madhe fara te ndryshme, 2-3 luge shege ose fruta pylli ose banana; 1 veze te zier
  • Paradite: 1 tost me djathe dhie kackavall, sallate jeshile, kastraveca; ullinj te shtypur; 1 frut te stines
  • Dreke: 1 sallate me perime te freskta ose te ziera; sardele furre me domate dhe erza; 1-2 patate te ziera, te marinuara me vaj ulliri, leng limoni, majdanoz dhe pak parmixhano
  • Pasdite: 1 kos pa yndyre me fruta dhe fara kungulli; 1 fete buke thekre me gjize dhe avokado ose vaj ulliri
  • Darke: 1 supe me kungull dimri ose kerpudha; 1 sallate me drithra si kuinoa ose hikerror ose bulgur, me pak fasule ose qiqra dhe gjoks pule ose qofte te vogla me mish vici ose fruta deti.
  • Para gjumit: 1 gote qumesht pa yndyre me mjalte