+355 4 224 8981

Hikerrori, nje alternative e shkelqyer e drithrave

Hikerrori - Ul kolesterolin dhe rregullon sheqerin

Publikuar më 28 Shtator 2018, në Super Ushqime

Hikerrori – nje ushqim energjizues dhe hipoalergjik

Hikerrori mendohet nga shume njerez si drith, por ne fakt eshte fare e cila ka tipare shume te ngjashme me drithin dhe per kete do e konsiderojme si te tille.

I mire per zemren

Njerezit qe konsumojne shpesh hikerror ne dieten e tyre, kane nivele me te shendetshme te kolesterolit ne gjak dhe shifra me te ulta te presionit te gjakut, e si pasoje, rrezikojne me pak nga semundjet e zemres. Hikerrori permban flavonoide, nje prej tyre te quajtur “rutin”, te cilet zgjasin jeten e vitamines C dhe veprojne si antioksidant. Aftesia e hikerrorit te ule yndyrnat ne gjak, i dedikohet pikerisht permbajtjes se larte ne “rutin” dhe flavonoide te tjere. Nder te tjera, eshte nje ushqim i pasur ne Magnez, i cili relakson muskujt e eneve te gjakut dhe ndihmon ne normalizim te tensionit.

Ndihmon kontrollin e diabetit

Lendet ushqyese qe permbahen ne keto fara, me sa duket jane pergjegjese per efektin rregullator ne lidhje me sheqerin ne gjak. Ne nje test krahasimi midis nje vakti me hikerror dhe nje vakti me buke gruri te bardhe, u konstatua pergjigje me e mire e glicemise ne rastin e pare. Meqenese, hikerrori eshte i pasur ne Magnez, mendohet te ofroje gjithashtu efekt parandalues kunder diabetit, sikurse rezulton ne studime te ndryshme. Ne saje te nje perberesi “chiro-inositol”, qelizat behen me te ndjeshme ndaj insulines, dhe ky mund te jete nje tjeter mekanizem se si ky ushqim rezulton i dobishem ne parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

Mund te parandaloje formimin e gureve ne temth

Ushqime te pasura ne fibra te patretshme si ushqimi ne fjale, kane nje efekt parandalues per formimin e gureve ne temth. Kjo mendohet te jete ne saje te pershpjetimit te kohes se tranzitit te ushqimit ne aparatin tretes dhe te uljes se prodhimit te acideve biliare.

Lufton kancerin e gjirit

Permbajtja e larte ne fibra (4,6gr/1 kupe), e cila eshte edhe me e larte se e tersheres, e ben hikerrorin nje ushqim te cmuar per gruan. Sipas kerkimeve shkencore, konsumi i dietes se pasur ne fibra (>30gr/dite), mund te uli rrezikun e shfaqjes se kancerit te gjirit deri ne 54% ne gra para-menopauzes.

Perse duhet te konsumojme me shume drithra te plote

Nje sere studimesh vezhguese si dhe provash klinike, kane vertetuar se drithrat e plote si gruri, tershera, hikerrori, kuinoa, elbi dhe thekra, luajne nje rol te pazevendesueshem ne mireqenien fizike dhe ne mbarevajtjen e shendetit te njeriut. Por, perpunimi i tyre dhe rafinimi, i zhvesh keto ushqime maksimalisht dhe i varferon ekstremisht. Per kete arsye, rekomandimet jane te qarta, konsumoni te pakten gjysmen e sasise ditore te drithrave – te plota, dhe mos e bazoni ushqimin tuaj ne vetem nje apo dy lloje drithrash si gruri dhe orizi. Pasuroni ushqimin ditor me shumellojshmeri drithrash si kuinoa, hikerrori, elbi dhe tershera.

Ushqim i persosur per muskujt

Perberja ne minerale si magnez, hekur, zink, ne vitamina B si folatet, dhe ne proteina (6gr per 1 kupe), e ben hikerrorin te jete nje ushqim ideal per muskujt, per rritjen dhe rikuperimin e tyre nga aktiviteti fizik.

Ku ta gjeni dhe si ta perdorni?

Hikerrori ka hyre rishtazi ne tregun shqiptar, nga kompania Teuta, e cila perzgjedh ushqime te nje standarti te larte ne tregun boteror, dhe se fundmi ka pasuruar gamen e saj me produkte te linjes se shendetit, si kuinoa, hikerrori, granola, farat chia, etj.  Keto produkte, i gjeni ne paketime te personalizuara dhe ekonomike, ne nje sere marketesh si Spar, Big Market, Conad etj.
Ajo pergatitet duke e zier per 20 minuta ne uje, ne raport 2:1, pasi ta keni shplare mire me uje te bollshem. Te tille mund ta perdorni ne sallatat tuaja, ne supa te ndryshme, si dhe ne mengjes me qumesht dhe fruta. Si nje produkt pa gluten dhe hipoalergjik, hikerrori eshte nje zgjedhje e shkelqyer per femije te vegjel dhe per te gjithe ata qe kane ndjeshmeri ndaj grurit, elbit dhe thekres.