+355 4 224 8981

Anemia - Shenjat dhe trajtimi

Anemia si pasoje e mungeses se hekurit

Publikuar më 11 Korrik 2013, në Shëndeti dhe mirëqënia

Anemia si pasoje e mungeses se hekurit

Shenjat dhe trajtimi

Anemia qe shfaqet si pasoje e mungeses se hekurit ne organizem eshte forma me e shpeshte dhe e zakonshme e anemise. Humbja e vazhdueshme e gjakut eshte shkaku kryesor I shfaqies se anemise dhe marrja e ushqimit te pasur ne hekur mund te ndihmoje parandalimin dhe trajtimin e niveleve te ulta te hekurit ne gjak.

Shenja te anemise si pasoje e mungeses se hekurit mund te jene:

  • Ngjyre e zbehte e lekures
  • Dobesi
  • Lodhje
  • Frymemarrje e shkurter
  • Acarim
  • Veshtiresi ne perqendrim
  • Prirje per infeksione
  • Intolerance ndaj te ftohtit
  • Kapsllek
  • Thonj te dobet qe thyhen lehte, thonj ne forme luge

Ajo qe percakton se cila terapi eshte me e pershtatshme per ju varet nga serioziteti I anemise. Per shembull, raste serioze te anemise kerkojne transfuzion gjaku nderkohe qe raste me te lehta mund te trajtohen vetem me suplemente hekuri dhe diete te pershtatshme e cila siguron sasine e mjaftueshme te hekurit dhe perthithjen e tij.

Sa hekur nevojitemi?

Femijet e moshes 1-10 vjec: 10mg
Adoleshentet djem: 12mg
Adoleshentet vajza dhe gra: 18mg
Meshkujt adult: 10mg
Grate shtatzane: 30mg

Sido qe te jete anemia juaj, e lehte apo e rende, gjithsesi kerkohet nje ndryshim ne ushqimin tuaj. Kjo do te thote qe ju duhet te rrisni sasine e hekurit qe merni nga ushqimi dhe gjithashtu sasine e acidit folik dhe vitamines C.

Me te rrezikauarat?

Vajzat adoleshente, grate gjate gjithe periudhes riprodhuese dhe grate shtatzane jane me te prirura te shfaqin mungese hekuri per shkak te ciklit menstrual te permuajshem si dhe nevojave te shtuara per zhvillimin e embrionit te femrat shtatzana.

Vajzat dhe grate qe kane mungese hekuri duhet te rrisin konsumin e mishit te kuq si dhe te melcive te vicit (te rritur ne menyre natyrale!) Kjo per arsye se hekuri i mishit eshte shume me i absorbueshem sesa ai i frutave dhe zarzavateve.
Nevoja te rritura ne hekur kane edhe sportistet qe ushtrojne aktivitet fizik ne menyre te rregullt.

Burime te tjera te mira te hekurit perbejne ushqimet si:

  • Mish vici, qengji (3,5mg/120gr)
  • Karkalecat (2mg/120gr)
  • Ostrike (8mg/ ½ kupe)
  • Midhje (3mg/120gr)
  • Melci te Pules (10mg/120gr)
  • Mish Gici (1mg/120gr)
  • Lengu i kumbullave vishnje te thara (3mg/240ml)
  • Fruta te thara si stafidhe, kajsi, kumbulla
  • Farat e kungullit (4mg/30gr)
  • Fasule te gjitha llojeve dhe fruta te thate (2-3mg/120gr)
  • Buka e zeze (1mg/fete)
  • Gjethet jeshile, gjethet e panxharit ne vecanti (2,7mg/1 kupe)
  • Lekura e patateve

Kombinoni ushqimet me zgjuarsi:

Per te rritur perthithjen e hekurit nga ushqimet e mesiperme duhet te jene te pranishme ne te njejtin vakt edhe ushqimet e meposhtme te cilat jane te pasura ne vitamine C.

  • Specat e kuq
  • Domatet
  • Kivi
  • Agrumet
  • Brokoli
  • Shalqiu
  • Pjepri
  • Luleshtrydhet
  • Lakra e bardhe
  • Patatet
  • Gjethet jeshile

Shembuj kombinimesh:

  1. Makarona me salce domatesh, mish te grire dhe borzilok
  2. Mish gici me patate me lekuren e tyre dhe trumze
  3. Fergese me domate, speca dhe mish pule
  4. Brokoli me biftek vici
  5. Stafidhe me luleshtrydhe
  6. Thjerrza me salce domatesh dhe leng portokalli

Ushqimet qe pengojne perthithjen e hekurit jane:

  • Veza
  • Qumeshti
  • Brumrat
  • Spinaqi
  • Caji
  • Kafja dhe kakao
  • Arrat dhe drithrat

Keshilla te tjera

  • Sigurohuni qe cdo dite, te merrni ne secilin prej dy vakteve kryesore, te pakten nje kombinim te favorshem.
  • Ushqimet qe pengojne perthithjen e hekurit konsumojini ne vaktet e ndermjetme si paradite dhe pasdite, te pakten 3 ore larg vakteve kryesore.
  • Konsumoni shpesh gjate dites leng kumbullash (pa sheqer).
  • Perdorni sa me shume erzat si trumza, rigoni, rozmarina, borziloku, sepse ato kane permbajtje te koncentruar hekuri.
  • Pyesni mjekun nese nevojiteni suplement hekuri dhe cili eshte i pershtatshem per ju. Mos abuzoni me suplementet pasi teprica e hekurit eshte e demshme per organizmin.