Sekretet e Diete Aziatike
Perse keta popuj nuk preken nga semundjet kronike dhe mbipesha si Europa dhe USA?
Publikuar më 26 Shtator 2018, në Dieta
Dieta Aziatike na meson te ulim peshen dhe te jetojme me gjate
Aziatiket qe konsumojne dieten e tyre tradicionale nuk jane mbipeshe, nuk vuajne nga kanceri, diabeti dhe semundjet e zemres, si dhe jetojne me gjate.
Popullatat aziatike kane shume me pak perhapje te kancerit, krahasuar me popullaten amerikane dhe ate te Europes Perendimore. Statistikat tregojne se racat e bardha kane pothuaj 65% shance me shume per te shfaqur kancer krahasuar me aziatiket. Ne kete rast vleresohet se dieta dhe menyra e jeteses luajne rol paresor dhe genet dytesor. Kjo eshte vertetuar me faktin se, aziatiket qe kane perftuar dieten moderne kane njesoj rrezikshmeri per te shfaqur kancer si amerikanet dhe europianet.
Sekretet e dietes aziatike qe luftojne kancerin
- Caji jeshil: 3 kupa ne dite jane provuar te ulin rrezikun e kancerit sidomos te prostates
- Soja, fasulet dhe filizat: pervec se luftojne kancerin, ulin inflamacionin dhe parandalojne plakjen.
- Kurkuma: perberesi me vetite me te fuqishme kunder kancerit dhe artritit.
- Kerpudhat: vlerat e tyre po vertetohen ne te gjitha studimet, si rritja e pershtatmerise ne nje ambjent toksik si ky i sotmi.
- Orizi: burim fibrash, vitaminash dhe mineralesh, pa yndyre.
Nje mengjes tipik aziatik
Njeriu mund te eksperimentoje me shume gjera si psh veshjen, por me ushqimin nuk deshiron te besh eksperimente sapo je zgjuar, dhe preferon dicka familjare e te ngrohte. Ajo c'ka japonezet hane ne restorante dhe ne shtepi, eshte ajo c'ka kane ngrene paraardhesit e tyre te pakten 7 shekujt e fundit. Zakonisht ata kane ne mengjes supe dhe djathe soje, por mund te kene edhe turshi apo peshk te pjekur si dhe oriz.
Tradita e supes
Supat pa dyshim jane nje ushqim qe ndihmon te rrezojme peshe. Kalorite ne nje supe nuk jane te ngjeshura dhe uji qe ajo permban na jep shpejt ndjesine e ngopjes nderkohe qe na hidraton. Ne dimer lengjet preferohen te ngrohta dhe ne vere te freskta.
Ushqimi Indian – ku qendron sekreti i jetegjatesise?
Zarzavatet – jo detyrimisht te freskta
Eshte karakteristike per aziatiket praktika e konsumit te perimeve jo te freskta por te gatuara. Kjo mund te tingelloje pak e cuditshme, por ne harrojme se nje gatim i lehte i perimeve i ben ato me lehtesisht te tretshme. Kjo eshte nje arsye per te evituar ndjesine e fryrjes.
Prerja e qumeshtit
Indianet perdorin se tepermi djathin qe perftohet thjeshte nga prerja e qumeshtit dhe largimi i hirres. Ky djathe eshte i njome dhe i pasur ne proteina dhe kalcium, por jo ne yndyre. Keshtu, indianet plotesojne nevojat ne kalcium pa shtuar kilograme.
Zarzavatet ne vend te pane-s
Salcat me te cilat shoqerohet mishi apo pitet nuk jane tjeter gje vecse perime si spinaqi apo patatet apo qiqrat te bluar me erza te shumta. Per salca te tilla perdoret edhe kosi me mente dhe kastravec ne vend te majonezes. Kjo e ben ushqimin automatikisht me pak kalorik dhe me te ushqyeshem.
Speci djeges – lajmi me pikant!
Speci djeges eshte zbuluar te kete veti antikanceroze, anti diabetike, anti bakteriale dhe mbi te gjitha – anti dhjam! Perberesi kapsikain qe pergjigjet edhe per ndjesine e diegjes, rrit metabolizmin dhe ndihmon renien ne peshe. Por, duhet te kesh nje aziatik qe te hash kete spec dhe te mos gjesh belane nga djegesia!
Qiqrat dhe Thjerrzat – ushqimi i hekurt
Qiqrat dhe Thjerrzat jane nje ushqim baze per shume receta indiane. Ato ofrojne proteinat dhe hekurin e mishit, nderkohe ndihmojne ne uljen e yndyrnave ne gjak dhe uljen e rrezikut te semundjeve te zemres.
Hudhra – antibiotiku natyral
Hudhra eshte shume e perdorur ne recetat indiane. Ajo mbron nga hipertensioni, kanceri dhe myku.
Erzat – sekreti i sasise “dietetike”
Duke qene se erzat perdoren me shumice ne recetat indiane, shijet jane shume te forta dhe dikush nuk mund te konsumoje sasi te medha. Kjo eshte nje zgjidhje shume e mire per te gjithe ata qe vuajne nga mbipesha. Per me teper, perdorimi i erzave mund te ule nevojen e perdorimit te kripes duke luftuar keshtu hipertensionin.
Xhinxheri – ilaci me i mire per tretjen
Kjo erze aq popullore ne Indi dhe Azi, mbron mrekullisht nga semundjet e aparatit tretes dhe qeteson perzierjet e stomakut dhe inflamimin e zorreve. Por se fundmi veprimtaria e saj antikanceroze i ka dhene nje vemendje te denje kesaj bime te jashtezakonshme.
Detoksifikim natyral
Koliandri eshte nje erze shume e perdorur ne Indi dhe pergjithesisht ne Azi. Kjo erze gezon veti te fuqishme ne perthithjen e metaleve te renda si merkuri dhe plumbi, duke e cliruar organizmin nga intoksikimi prej tyre. Farat e koriandrit mund te ulin kolesterolin dhe te stresin oksidues te personat me diabet.