+355 4 224 8981

Barbun me presh, shafran dhe salce hudhrash

Nje recete qe forcon imunitetin

Publikuar më 13 Gusht 2018, në Receta

Barbun me presh, shafran dhe salce hudhrash

Perberesit - Per peshkun 

  • 8 fileto barbuni
  • lengun e ½ portokalli
  • 10 kokrra piper te zi te thermuar
  • 6lm vaj ulliri

Per salcen

  • 25gr buke fshati pa kore
  • 50gr arra
  • 3 hudhra
  • ¼ lv kripe 
  • 100ml vaj ulliri
  • 1-2 lv uthull te kuqe
  • piper

Per lengun

  • 2 presh te holle
  • 3 bulba finoku te vogla
  • 8 patate te vogla te qeruara dhe te prera ne gjysem
  • 2lm vaj ulliri
  • 6 qepe te njoma
  • 1 spec djeges te vogel
  • 1 tufe shafran
  • 600ml brodo peshku

Pergatitja

  1. Vendosni barbunin ne nje ene me lengun e portokallit, piperin dhe vajin e ullirit. Kthejeni edhe nga ana tjeter dhe mbulojeni me pelikola. Vendoseni ne frigorifer dhe lereni te marinohet per rreth 4 ore. 
  2. Per salcen, vendosni buken ne nje tas. Sperkateni me 3-4 luge te medha uje. Lereni te zbutet. Piqni arrat ne nje tigan. Vendosni hudhren dhe kripen ne nje havane dhe shtypini. Shtrydhni ujin nga buka dhe thermojeni edhe ate ne havane. Shtoni ne fund edhe arrat dhe thermojini mire. Shtoni vajin e ullirit, me pas uthullen, pak kripe dhe piper. Kjo mund te behet edhe ne blender. Perzierja duhet te jete e njetrajtshme.
  3. Pastroni preshin. Pritini rreth 3cm te gjate. Lajeni mire. Pastroni finokun dhe priteni ne 4 pjese.
  4. Zieni patatet ne uje te kripur te valuar per 12-15min, ose sa te zbuten, me pas kullojini. Nderkohe vini ne tigan vajin e ullirit dhe gatuani qepet, preshin dhe finokun per 5min, deri sa te zbuten lehtesisht. Shtoni specin djeges, shafranin, dhe lengun e peshkut dhe sillini ne vlim. Lereni te humbi volum me kapak hapur per rreth 15minuta, duke shtuar patatet pak min para fundit.
  5. Merrni filetot e barbunit dhe vendosini ne nje tigan me vaj ulliri me lekuren poshte per 1 minute. Ulni zjarrin, e ktheni nga ana tjeter dhe e gatuani per 1 minute akoma.
  6. Vendosni ne nje ene te thelle lengun me perimet dhe persiper filetot e peshkut. Sherbejeni me pak salce dhe pjesen tjeter sherbejeni ne nje tas.

4 racione