+355 4 224 8981

Thjerrza me pazi

Recete ideale per vjeshten

Publikuar më 13 Gusht 2018, në Receta

Supe me thjerrza dhe pazi

Koha e pergatitjes 15min, koha e gatimit 1 ore e 10min; 6 racione

Perberesit

  • 2 kupa e gjysem thjerrza (280gr)
  • 4 kupa (1liter) leng mishi ose pule
  • 800gr pazi
  • 3l.m. vaj ulliri
  • 1 qepe te madhe te grire
  • 4 thelpinj hudhra te shtypura
  • ½ kupe koliander te fresket te grire (ose majdanoz)
  • 4l.m. leng limoni

Pergatitja:

  1. Vendosni thjerrzat ne nje tenxhere me brodon dhe 1liter uje. I zieni dhe me pas ulni zjarrin dhe i gatuani ngadale rreth 1 ore.
  2. Hiqni kercejte e trashe nga pazite dhe copetoni gjethet. Ne nje tenxhere tjeter vini ne zjarr mesatar vajin e ullirit dhe gatuani qepen 2-3 min. Shtoni hudhren dhe gatuani 1 min akoma. Shtoni pazite dhe perzieni 2-3min. E zhvendosni perberjen te thjerrzat. I shtoni koliandrin dhe lengun e limonit, hidhni kripen sipas deshires, i mbuloni me kapak dhe i lini rreth 15min. E sherbeni me feta limoni.

425kcal, fat 15gr, cho 20gr, prot 38gr, fibra 11gr