+355 4 224 8981

Patellxhan i mbushur, ne krem domatesh

Recete verore

Publikuar më 2 Korrik 2018, në Receta

Patellxhan i mbushur, ne krem domatesh

Perberesit per kremin:

  • 1 kokerr qepe
  • 2 thelpinj hudher
  • Pak borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripe, piper

Per mbushjen e patellxhaneve

  • 4 patellxhan te prere ne feta per se gjati
  • 2 thelpinj hudher
  • 50gr gjize
  • 50gr djathe te bardhe te thermuar
  • Pak rigon, majdanoz, nenexhik, koper
  • 1 kokerr veze
  • 50gr djathe parmixhano ose grana

Pergatitja

  1. Ne nje tenxhere te vogel, kaverdisim qepet me hudhrat ne pak vaj ulliri. Me pas shtojme domatet e grira me thike dhe borzilokun. I leme te gatuhen deri sa domatet te treten.
  2. Nderkohe, pergatisim mbushjen:
  3. Grijme imet thelpinjte e hudhres, majdanozin, nenexhikun, kopren dhe i bashkojme ne nje tas me gjizen, djathin, rigonin dhe vezen.
  1. Fetat e patellxhanit i marinojme me vaj, kripe, piper dhe i pjekim ne furre sa te zbuten, vetem pak minuta.Pasi te jete gatuar domatja, e grime ne mikser, dhe me ndihmen e nje site heqim lekurat dhe farat.
  2. Mbushim fetat e patellxhaneve te pjekur me perberjen qe pergatitem, duke i mbeshtjelle ne forme roleje.
  3. Ne nje tave balte qe duron nxehtesine, shtojme kremin e domates dhe rolete e patellxhanit, pak vaj ulliri dhe djathin parmixhano te grire me rende. E vendosim taven ne furre te nxehur ne 200grade, dhe e pjekim rreth 10minuta, sa te shkrije djathi parmixhano ose grana.
  4. E sherbeni me pak borzilok te fresket, te grire persiper