+355 4 224 8981

Sekretet e borzilokut per shendetin

Cfare thone studimet per rolin e borzilokut kunder kancerit?

Publikuar më 14 Qershor 2018, në Super Ushqime

Sekretet e borzilokut

Kjo erze verore, me nje shije dhe arome teper pikante dhe te vecante, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar kahera. Borziloku eshte i pasur ne flavanoide – substanca bimore te cilat kane potencial te larte antioksidues dhe antiinflamator. Ne saje te kesaj force, arrihet te shihet efekti mbrojtes ndaj demtimeve te kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv. Nje studim rishikues*, i publikuar ne revisten Nutrition and Cancer ne 2013, investigoi efektet e mundshme te borzilokut ne trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, ne saje te permbajtjes ne perberes bioaktiv si eugenol-i, acidi rosmarinik, apigenin-a, myretenal-i, luteolin-a, β-sitosterol-i, dhe acidi karnosik, mund te luaj rol mbrojtes kunder kancerit te lekures, melcise, gojes dhe mushkrive, sipas te dhenave ne eksperimente laboratorike.
Kjo duket se arrihet ne saje te veprimtarise antioksiduese, e cila provokon vdekjen e qelizes dhe ndryshon shprehjen ne nivel genesh.

Efektet Anti-plakje

Studimet vertetojne ate cka popujt kane besuar dhe praktikuar ne shekuj. Borziloku mbron qelizat e melcise, zemres dhe trurit nga demtimet qe shkaktojne radikalet e lira.

Efekte te tjera te dobishme

  • Qeteson enjtjet dhe ul inflamacionin, efekte te vertetuara ne studim klinik ku u krahasua efekti i borzilokut me nje grup kontrolli, i cili ishte nen trajtim me medikamentet klasike.
  • Posedon veti antibakteriale ne saje te vajrave volatile qe permban, vecanerisht per bakteret Listeria monocytogenes,Staphylococcus aureus, Escherichia coliO157:H7, Yersinia enterocolitica, dhe Pseudomonas aeruginosa. Nje arsye me shume perse te perdorni slace borziloku ne sallatat tuaja.
  • Ofron nje kokteil te shkelqyer ushqyes per qelizat qe ndertojne enet e gjakut, si vitamina A dhe Magnezi.
  • DHe se fundmi, ofron shije te pakrahasueshme per gatimet tuaja.

Perdorimi i borzilokut

Perdorimi me i famshem i borzilokut eshte ne receten klasike italjane “pesto Genovese”, e cila i vecanerisht jep makaronave nje shije unike, kundermuese, teper te pelqyeshme.
Por, borziloku mund te perdoret edhe ne shume gatime te tjera, te cilat kane per baze domaten, si dhe ne pije freskuese.

Si ta ruani borzilokun edhe ne dimer?

Salca e borzilokut, e pergatitur me vaj ulliri, pak kripe & piper, pak djathe parmixhano dhe stika pishe, mund te ruhet per deri ne 10 muaj ne ngrirje. Mund ta hidhni salcen ne kallepet e akujve dhe ti perdorni ato ne supa, salca si dhe per brusketa.

*Ocimum sanctum L (Holy Basil or Tulsi) and its phytochemicals in the prevention and treatment of cancer.

Baliga MS1, Jimmy R, Thilakchand KR, Sunitha V, Bhat NR, Saldanha E, Rao S, Rao P, Arora R, Palatty PL.