+355 4 224 8981

Shkelqimi dhe renia e sojes

Ushqim i shendetshem apo i demshem?

Publikuar më 17 Maj 2018, në Super Ushqime

Hostoria e Sojes

Per nje kohe te gjate, produktet ushqimore dhe pijet me baze soje kane qene “mbreti” i ushqimeve te shendetshme. Kjo fame erdhi si shkak i perhapjes me te ulet te semundjeve kardiovaskulare dhe kancerit ne Kine dhe Japoni, te cilat mund te jene thjeshte nga dieta pothuaj vegjetariane, e pasur ne proteina, dhe jo aq shume nga konsumi i sojes. Preferenca e ekzagjeruar e amerikaneve per keto ushqime, e beri kete produkt edhe me te famshem dhe te lakmuar.
Studime te hershme, sugjeronin se proteinat e sojes ishin teper te shendetshme, sepse ulnin kolesterolin LDL (te keqin), por studimet qe pasuan e zbehen entuziazmin. Rezultatet mbi proteinat e sojes ishin kaq te dobeta, sa Shoqata Amerikane e Zemres i ka kerkuar FDA-it te terheqi lejen qe mundesonte kompanite ushqimore te reklamonin produktet e sojes si te shendetshme per zemren.
Madje, kane dale ne pah shqetesime mbi isoflavonet – substanca te ngjashme me estrogjenin- te cilat mund te nxisin rritjen qelizave sensitive ndaj estrogjenit, me pasoje ringjarjen e kancerit te gjirit. Rezultatet e studimit te raportuar ne 2009 ne Journal of the American Medical Association (JAMA), disi e qetesuan opinionin publik mbi kete dyshim.
Por, se si veprojne soja dhe isoflavonet ne organizem eshte paksa e komplikuar. Ne disa pjese –si kockat- isoflavonet duket te imitojne estrogjenin, duke shfaqur te njejtin efekt, disi me te dobet. Nese kjo ndodh, eshte dicka e mire per kocakt, sepse estrogjeni parandalon humbjen e mases kockore. Por, ne pjese te tjera te trupit, p.sh., ne gji, efektet “si estrogjen” mund te rezultojne ne rritje te qelizave dhe ndarjes se tyre, me pasoje rritjen e rrezikut te zhvillimit te kancerit te gjirit.
Perfundimi: Nga mijera studime, soja ka rezultuar disi e perulur. Ajo perben nje burim te shkelqyer proteinash, dicka vecanerisht e rendesishme per vegjetarianet dhe veganet, te cilet bazohen te proteinat bimore. Dhe po, ka shume arsye perse dikush mund te konsideroje vegjeterianizmin. Por, shkenca aktuale tregon se, edhe pse soja eshte nje ushqim relativisht i ushqyeshem, nuk perben nje faktor te rendesishem ne parandalimin e semundjeve.