Zakonet ushqimore qe mbrojne nga diabeti tip 2 dhe semundjet e zemres
Hiqni dore nga patatja, buka e bardhe dhe orizi i bardhe
Publikuar më 10 Maj 2018, në Diabeti
Ushqimi, Diabeti dhe Semundjet e Zemres
Ushqimet qe ne konsumojme influencojne sheqerin ne gjakun tone, sikurse edhe nivelin e hormoneve rregullatore perkatese, si p.sh., insulines. Nese ushqimi juaj eshte i varfer dhe jo cilesor, nese ju nuk ushtroheni fizikisht apo jeni mbipeshe, ju mund te shfaqni nje gjendje te quajtur “rezistence ndaj insulines”. Ne kete rast, pankreasi juaj prodhon insuline, por melcia dhe muskujt tuaj nuk pergjigjen me eficence ndaj saj. Me kalimin e kohes, pankreasi nuk arrin te perballoje kerkesat e trupit ne insuline. Kjo situate con ne Diabetin e tipit 2.
Lidhja midis semundjeve te zemres dhe diabetit eshte shume e fuqishme. Nje i rritur, i semure nga diabeti i tipit 2, ka te njejtin risk te vdekjes nga nga nje atak kardiak, sikurse nje person qe gjithsesi ka kaluar nje atak kardiak. Fatmiresisht, shume nga ushqimet qe permiresojne shendetin e zemres suaj, ju ndihmojne te ulni sheqerin ne gjak gjithashtu, duke parandaluar rrezikun e shfaqjes se diabetit tip 2.
Zakonet ushqimore qe sigurojne nivel optimal te sheqerit ne gjak
- Zgjidhni drithra me cilesi te larte, fruta dhe perime ne vend te patateve, orizit dhe bukes se bardhe, drithrave me permbajtje te ulet fibrash, embelsirave dhe sheqernave, si dhe karbohidrateve te perpunuar apo rafinuar.
- Patatet, orizi i bardhe, buka e bardhe, misri i zhveshur, jane ushqime te varfra ne lende mikroushqyese dhe perbejne burim sheqernash me indeks glicemik te larte, i cili lidhet me risk te larte te shfaqjes se semundjeve te zemres, diabet dhe mbipeshe.
- Konsumoni rreth 4 racione fruta te thate ne jave (arra, bajame, lajthi, arra Brazili, fara lini, kungulli, luledielli, chia, kerpi).
- Konsumoni me shume fruta dhe perime.
- Evitoni yndyrnat “trans” te margarines vegjetale, te yndyres se bulmetit dhe yndyrnave te ngurta bimore te cilat perdoren gjeresisht ne te gjithe produktet e pasticerise dhe ne ushqimet industriale (si biskotat, keket, buket e thekura, cokollatat, vaferat, ushqimet e skuqura, picat), pasi rrisin jetegjatesine e tyre dhe permiresojne konsistencen.
- Evitoni pijet freskuese te tipit cola, fanta, pijet energjike dhe cajrat e ftohte me sheqer.
- Evitoni mishin e perpunuar te tipit sallam, proshuta, salcice, pancete, akoma edhe te pules.
- Konsumoni ushqimet e duhura dhe ne sasite e duhura.
A mund te konsumoj bulmet, nese vuaj nga yndyrnat e larta?
Udhezimet e deri me tanishme perfshijne konsumin e 2-3 racioneve bulmet pa yndyre ne dite, ku 1 racion = 240ml qumesht, 180ml kos dhe 45gr djathe. Me shume studime nevojiten per te percaktuar saktesisht cili eshte lloji me i mire i bulmetit per zemren. Por, bazuar ne studimet e kzistuese, rekomandimet me te shumta specifikojne zgjedhjen e bulmetit me yndyre te reduktuar perfshire te gjithe produktet e tij (qumesht, kos, djathe), si dhe keshillojne te evitohet gjalpi.
Sa shpesh mund te konsumoj vezen?
Nuk ka evidenca bindese qe te lidhin konsumin e vezes me rritje te kolesterolit, por nuk ka as evidenca qe te tregojne dobi per shendetin nga konsumi i shpeshte i vezes. Per kete arsye, rekomandimet jane per mos tejkalimin e konsumit me shume se 1 veze ne dite. Personat qe vuajne nga diabeti, keshillohet te marrin jo me shume se 3 veze ne dite.
A duhet te marr vaj peshku?
Rekomandimet e Shoqates Amerikane te Kardiologjise rekomandojne 1gr vaj peshku ne dite per personat me historik semundjesh zemre, mundesisht nga konsumi i peshkut. Por per shume persona, ky objektiv eshte e veshtire te arrihet, pasi do duhet te konsumojne cdo dite 90gr salmon, ose 120gr ton, si peshqit me permbajtjen me te larte ne omega 3.
Nese nuk ju pelqen peshku apo deshironi te siguroheni qe keni marre sasine e mjaftueshme te vajit te peshkut cdo dite, mund te konsideroni marrjen e kapsulave omega 3, te cilat tregtohen gjeresisht. Per persona me tregliceride te larta (mbi 500mg/dl), rekomandohet marrja e suplementit 2-4gr EPA & DHA ne dite.
A kane kapsulat omega 3 Merkur?
Jo, suplementet me vaj peshku nuk permbajne merkur, pasi ky lidhet me proteinat ne masen muskulare te peshku dhe jo me yndyren.
Nese ju shqeteson aroma e pakendshme e peshkut, i lini kapsulat ne ngrirje, dhe konsumojini te ngrira.
Gjithsesi, mbani mend se studimet qe kane treguar efektet e dobishme te yndyrnave omega 3 ne shendetin e njeriut, i referohen me se shumti konsumit te peshkut dhe jo kapsulave.
Mbani mend
- Dieta, pesha trupore dhe aktiviteti fizik luajn rol vendimtar ne shendetin e zemres.
- Lloji i sheqernave dhe yndyrnave ndikojne ne nivelin e sheqerit dhe yndyrnave ne gjakun tuaj, si dhe ne rregullimin hormonal te tyre.
- Frutat, perimet, fasulet dhe drithrat e paperpunuar si tershera, thekra, elbi, kuinoa, jane zgjedhje me te mira nga patatet, orizi dhe buka e bardhe.
- Peshku eshte zgjedhje me e mire se mishi i pules dhe akoma me shume se mishi i kuq.
- Zakonet ushqimore ne teresi jane me te rendesishme se ushqimet ne vecanti.
- Shendeti kardiovaskular vendoset qe e vegjeli.