Diabeti i shtatzanise
Roli i ushqimit eshte vendimtar
Publikuar më 28 Mars 2018, në Diabeti
Qellimi i terapise ushqimore ne trajtimin e Diabetit te Shtatzanise
- Parandalimi i komplikacioneve, normalizimi i glicemise, yndyrnave dhe aminoacideve.
- Suporti i rritjes optimale te fetusit.
- Shtimin e nenes ne peshe: tremujorin e pare 0,5 – 1kg; tremujorin e dyte dhe te trete 0,2-0,5kg/jave.
- Kontrollin e rrepte te peshes se gruas kur ajo eshte obeze.
- Kontrollin e hipertensionit.
- Parandalimin e akumulimit te ketozes.
- Koordinimin e ushqimit me insulinen.
- Parandalimin e hipoglicemise, infeksioneve urinare dhe kandidiasit.
- Aktiviteti fizik pas ushqimit mund te ndihmoje ndjeshem.
- Promovimi i ushqimit te shendetshem per gruan.
- Inkurajimi per ushqyerje me gji.
- Parandalimin e Diabetit Gestacional ne shtatzanite e mepasshme.
Rast klinik:
Grua 31vjec; Pesha 86kg; Gjatesia 162cm; BMI 33kg/m2; java 28 e shtatzanise.
Kalorazhi ditor per nje grua shtatzane llogaritet 30-35kcal/kg ne dite. Ne rastet kur pesha e gruas futet ne kategorine e obezitetit, rekomandohet nje kalorazh prej 25kcal/kg ne dite.
Perberja dietetike e regjimit ditor:
- Energji: 2000kcal/dite (25kcal/kg)
- Karbohidrate: 100gr (40% te kalorive ditore)
- Proteina: 100gr/dite (20% te kalorive ditore)
- Yndyrna: 89gr/dite (40% te kalorive ditore)
Menu ditor - Shembull
Mengjes: 2 njesi CHO
- 1 gote qumesht ose 180ml kos natyral (1njesi)
- 1 fete buke thekre ose ½ kupe tershere (1njesi)
- 30gr gjize pa kripe ose 1 kokerr veze*
Snack 1 (1 njesi)
- 1 frut te stines
Snack 2 (1 njesi)
- 1 gote qumesht pa yndyre
Dreke: 4 njesi CHO
- 1 sallate me 2 kupa perime te ndryshme, te freskta, 1 luge te madhe fara lini, 30gr djathe dhie, 1 luge te madhe vaj ulliri, pak leng limoni ose uthull molle
- 1 kupe oriz integral ose makarona integrale ose 1 kupe bizele ose 3 patate te vogla (250gr) ose 1 ½ kupe fasule ose qiqra ose thjerrza (3 njesi)
- 90gr mish pa dhjame ose shpend ose peshk i kalter (skubri, sardele, acuge, ton, vope, stavridh, karkalec, oktapod)
- 1 molle te vogel (1 njesi)
Snack 3 (1njesi)
- 180ml kos pa yndyre
Snack 4 (1 njesi)
- 2-3 arra Brazili ose arra vendi
- ½ filxhani leng portokalli te shtrydhur
Darke: 3 njesi CHO
- 1 ½ kupa me gjethe te ndryshme jeshile, 1 luge vaj ulliri, 1 luge te madhe elb te zier, pak uthull molle
- 90gr peshk sardele ose acuge ose oktapod ose gjoks pule ose mish vici
- 1 kupe fasule ose thjerrza ose qiqra ose makarona integrale ose oriz te zi ose kuinoa (2 njesi)
- 180ml kos ose 1 gote qumesht (1 njesi)
Para gjumit (1 njesi)
- 1/2 banane te vogel ose 2-3 feta ananas te fresktet + 1 luge te madhe levore tershere te zier me uje dhe kanelle
Uje: 2 – 2,5 litra/dite
Keshilla
- Masni sheqerin rregullisht.
- Perpiquni te konsumoni 3 vakte kryesore dhe 4-5 vakte te vogla midis, ne menyre qe te kontrollohet me mire glicemia. Vaktet duhet te konsumohen me diference 2-3 ore nga njeri tjetri, jo me shume.
- Konsumoni gjithmone nje vakt te vogel para gjumit.
- Vaktet e vogla te permbajne karbohidrate.
- Keshillohet marrja e nje suplementi multivitamine, i cili te permbaje 600microgram acid folik, 30-60mg hekur, vitamin C, dhe calcium.
- Konsumoni shpesh ushqime te pasura ne Krom si brokoli, tershera, buka e zeze dhe elbi.
- Mbani me vete ushqime me karbohidrate si krakera, fruta, bajame, etj.
- Kontrolloni nivelin e vitamines D ne gjak, nese eshte i ulet duhet te merrni suplement ne formen D3, pasi kjo mund te ndikoje ndjeshem ne rritjen e sensitivitetit te insulines.
- Preferoni drithra dhe nenprodukte te tyre, te plote ne krunde si makarona dhe oriz kaf. Kuinoa dhe elbi jane gjithashtu drithra shume te ushqyeshem.
- Sasia e karbohidrateve nuk duhet te jete me pak se 175gr ne dite. Ne perpjekjen tuaj per te evituar insulinen, nuk duhet ne asnje menyre te rrezikoni mungesen e sheqerit te nevojshem gjate dites.
- Nder embelsuesit artificjal duhet te evitoni sakharinen.
- Konsumoni shpesh peshkun e vogel te kalter si sardelet, skumberin dhe acuget.
- Merrni vaktet me diference 2-3 ore nga njeri tjetri, ne orare dhe konsistence te njejte.
- Zgjidhni bulmet pa yndyre.
- Merrni nje multivitamine me 600mcg acid folik, 30-60mg hekur, vitamin C dhe Kalcium te bollshem.
- Ecja pas ushqimit ju ndihmon te ulni glicemine pas vaktit.
- Pas lindjes, kontrolloni glicemine pas 6-12 javeve te para.
- Gjidhenia ju ndihmon te ulni rrezikun e diabetit ne vazhdimesi.
- Menyra e jeteses perfshire ushqimin e shendetshem dhe aktivitetin fizik, pesha optimale trupore dhe kontrollet e shpeshta mjeksore, jane aleatet tuaj me te forte ne parandalimin e rishfaqjes se diabetit.