+355 4 224 8981

Agjinaret, ushqimi mesdhetar qe rigjeneron melcine

Receta me e famshme "Agjinare "Ala Polita"

Publikuar më 23 Mars 2018, në Super Ushqime

Agjinarja, ushqimi i rigjenerimit qe vjen me pranveren

Ne mitologjine Greke, agjinarja permendet si gjembi ne te cilin Zeusi ktheu afeksionin e tij te refuzuar.
Pjeset e bimes qe jane te ngrenshme, vijne nga bocet e lules se agjinares e cila ka nje zemer ngjyre viol. Eshte e veshtire per tu pergatitur, por ja vlen lodhja kur perfitimet jane te tilla si rralle ushqime.
Agjinaret jane te pasura ne vitamine C, K, acid folik dhe fibra bimore, si dhe, ne listen e renditjes se se ushqimeve sipas perberjes se tyre ne antioksidante, agjinarja renditet ne 20 te parat. Edhe pse pjesa me e shijshme e bimes eshte zemra, fletet jane ato qe permbajne shumicen e lendeve ushqyese.

Lufton kancerin

Studimet tregojne se perberes te ekstraktuar nga agjinaret, kane efekt pozitiv ne uljen shumimit te qelizave kanceroze, vecanerisht kancerit te prostates dhe gjirit. Studim i vitit 2017 te fundit, te publikuar ne “Journal of Pharmacology”, kane treguar se perberesi qe karakterizon agjinaren “cynara cardunculus L.” – mund te perbeje nje aleat te dobishem ne terapine kunder leucemise.

Rigjeneron melcine

Ne saje te perberesve te quajtur “kinarin” dhe “silimarin”, agjinaret rezultojne teper te dobishme per melcine. Eshte pare se konsumi i ketyre dy perberesve ka sjelle rigjenerim te mahnitshem te indit te melcise.

Permireson tretjen

Agjinaret permbajne “inulin”, nje substance me veti prebiotike – e cila ushqen floren bakteriale dhe forcon mukozen e aparatit tretes. Pervec forcimit te barriers se aparatit tretes, flora bakteriale e shendetshme arrin te luaj nje rol te jashtezakonshem ne zberthimin e disa lendeve ushqyese te patretshme ose te paperthtithshme, ne uljen kolesterolit dhe ne forcim te imunitetit.

Ul kolesterolin dhe mbrojne zemren

Perberes te fleteve te agjinares, kane veti reduktuese per kolesterolin e keq LDL duke rritur gjithashtu kolesterolin e mire HDL. Pervec efekteve te dobishme ne profiling lipidemik, agjinaret luajne nje rol shume te favorshem ne uljen e inflamacionit, duke mbrojtur arteriet dhe zemren.

Si ti pergatisni?

Vendosni ne nje tas me uje, 1,5 me 2 limona, dhe i ruajme me pas limonat.
Presim kercellin diku 3-4cm nga baza. Ne nje siperfaqe druri, presim me thike majat e agjinares, deri sa fletet te duken te buta. Heqim gjithe fletet e jashtme te forta, dhe leme vetem ato te butat me ngjyre jeshile te celur. Me nje thike shume te mprehte pastrojme rreth e rrotull agjinaren dhe kercellin. E ferkojme me limonat e shtrydhur. Me nje luge heqim pjesen e pushit te brendshem dhe e zhysim menjehere ne ujin me limon.

Agjinare “Ala Polita”

Perberesit

  • 2 thelpinj hudher
  • 1 qepe
  • 2 patate te prera ne kubike te medhenj
  • 2 karrota
  • 1 dore bizele (mund te jene edhe te ngrira)
  • 8 agjinare
  • 1 tufe koper
  • ½ filxhani vaj ulliri
  • kripe, piper
  • Limon te shtrydhur ( ½ limoni)

Pergatitja

  1. Kaverdisni per rreth 10min qepet me hudhrat dhe karrotat ne vajin e ullirit. 
  2. Shtoni patatet dhe me pas agjinaret, ne fund bizelet dhe koperin.
  3. Shtoni lengun e limonit dhe 1 gote uje.
  4. I lini ne zjarr te avashte per rreth 30 – 40 minuta.
  5. Sherbejeni me lengun e tyre ne pjate te thelle.

*Shenim: agjinaret jane ne sezonin e tyre ne Mars deri ne fund te Prillit. Shfrytezojeni kete stine per te perfituar gjithe vetite e saj rigjeneruese nepermjet ushqimeve me vlera te vecanta detoksifikuese si agjinaret dhe asparaget.