+355 4 224 8981

Supe me presh, koper dhe limon

4 arsye perse preshi eshte nje ushqim i cmuar, gabimisht i nenvleresuar

Publikuar më 20 Mars 2018, në Receta

4 arsye te forta perse duhet te konsumoni me shpesh presh

  1. Preshi ben pjese ne familjen e qepeve dhe hudhrave, dhe permban me shumice perberes sulfurik, te cilet rrisin ndjeshem aftesite detoksifikuese te melcise, nderkohe qe neutralizojne radikalet e lira. Keto te fundit jane nder nismetaret kryesor te aktivitetit kancerogjen ne indet dhe oraganet e njeriut.
  2. Preshi permban nje antioksidant, i cili quhet kaempferol, dhe mbron arteriet nga demtimet e rrezikshme.
  3. Permbajtja e larte ne antioksidante, e ben preshin nje ushqim mbrojtes kunder diabetit, inflamacionit, artritit, obezitetit dhe alergjive te sistemit te frymemarrjes.
  4. Edhe pse njesoj i dobishem dhe ushqyeshem si qepa dhe hudhrat, preshi nuk le aroma te forta pas konsumit, dhe nuk djeg aq shume. Per kete eshte nje ushqim ideal edhe per femijet e vegjel.

Supe me presh, patate dhe limon

Per 6 racione:

  • 1kg presh
  • 450gr patate
  • 2 thelpinj te vegjel hudher
  • ½ luge caji curry*
  • 1 tufe koper
  • lekuren e ½ limoni
  • ½ limoni te shtrydhur
  • pak kripe, pak piper
  • Pak vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 150gr leng pule
  • 6 gota uje

Pergatitja

  1. Kaverdisni hudhren me preshin dhe pak vaj ulliri ne zjarr mesatar, per pak minuta. Shtoni curry-n.
  2. Shtoni lengun e pules, ujin dhe patatet.
  3. I lini te ziejne ne zjarr te avashte. Diku nga mesi i shtoni lengun e limonit dhe lekurat e limonit. Afer fundit shtoni edhe koperin.
  4. Provoni per kripe, piper.
  5. Pasi te jene zbutur patatet, e kaloni te gjithe perberjen ne frulator dhe i ktheni serish ne tenxhere per nje vale te fundit.
  6. Duhet te behet kremoze.

Nje supe ideale edhe per femije te vegjel, pasi preshi eshte nje perime e pasur ne hekur, vitamine B6, acid folik, dhe vitamine A.

*curry eshte nje miks erzash aziatike, me arome shume te vecante dhe karakteristike e cila permireson shume shijen e disa gatimeve. E gjeni ne sektorin e erzave ne Spar, ne produktet qe mbajne logon Spar.