+355 4 224 8981

Stomaku dhe dieta BOMB

Shprehja "probleme me stomakun" perfshin shume simptoma te lidhura me stomakun dhe zorret.

Publikuar më 23 Shtator 2013, në Shëndeti dhe mirëqënia

Shprehja "probleme me stomakun" perfshin shume simptoma te lidhura me stomakun dhe zorret. Ky problem shendetsor mund te sjelle pasoja dhe ndjeshmeri te larte te aparatit tretes prandaj eshte e nevojshme te konsumojme ushqimet e duhura sepse zgjedhjet e gabuara ne ushqim mund ta perkeqesojne situaten me shume se c'mendojme.

Ushqimet qe eliminojne simptomat

Menyra me e mmire per te perballuar problemet me stomakun eshte ushqimi I pershtatshem dhe dieta e duhur. Gjate fazes acute te dhimbjeve te stomakut per arsye te ndryshme, eshte mire te ndiqet dieta BOMB - Banane -Oriz - Molle e bere salce - Buke e thekur! Me te ndjekur kete perberje ushqimi ne pergjithesi permiresimi eshte I shpejte dhe I ndjeshem. Gjithashtu dieta duhet te perfshije fruta te freskta dhe zarzavate, sa me pak yndyre dhe sa me shume uje. Eshte mire qe ushqimet te jene te bluara dhe ne temperatura ambjenti. Kujdes duhet bere edhe me lengjet qe konsumojme.

BANANET

Bananet treten kollaj. Aton a ofrojne kalori pa e munduar shume aparatin tretes. Madje, na furnizojne me perberes qe na japin fuqi edhe nese jemi semure. Ato ndihmojne te eliminojme substancat e demshme nga organizmi.

XHINXHER (xenxefill)

Kur na perzihet stomaku xhinxheri eshte nje alternative e shkelqyer per te shpetuar nga sikleti! Pervec kesaj, xhinxheri ka veti te shperbeje gazrat e stomakut dhe te cliroje nga ndjenja e fryrjes. Xhinxheri ndihmon ne clirimin e muskujve te stomakut dhe tretjen duke qene nje zgjedhje shume e mire edhe ne rast diarreje. I pasur ne antioksidante ai ndihmon ne gjendjen e pergjithshme te organizmit. Ai mund te konsumohet I fresket, I grire ose edhe caj.

TERSHERA

E pasur ne fibra dhe karbohidrate ndihmon qetesimin e stomakut. Duke qene e bluar ajo eshte shume miqesore per aparatin tretes.

MENTJA (nenexhiku)

Nje tjeter variant I mire per stomakun. Ajo zbut rruget e aparatit tretes dhe qeteson nga simptomat shume shpejt. Eshte shume rezultative si caj. Sikurse dhe xhinxheri, mentja eshte shume e mire per te eliminuar gazrat dhe perzierjet.

ORIZI

Orizi pervec se te ngop eshte edhe shume miqesor me qelizat e stomakut. Orizi neutralizon acidet dhe gazrat ne stomak dhe forcon permbajtjen e mbetjeve ne zorren e trashe duke I dhene fund diarrese. Mire eshte te hahet ne forme "llapa"-je por edhe nese I shtoni pak zarzavate dhe brodo per shije nuk perben problem.

BUKA E THEKUR

Si orizi edhe buka e thekur neutralizon acidet ne stomak dhe e qeteson pasi tretet lehte.

KOSI

Nga bulmeti, vetem kosi natyral eshte ushqimi me I pershtatshem per stomakun sepse e ndihmon aparatin tretes te plotesoje mikro -floren e tij e cila demtohet shume lehte gjate crregullimeve te tretjes.

COKOLLATA E ZEZE

Cokollata e zeze perben nje menyre e shkelqyer per ti bere zorret te levizin! Shume njerez ndjehen mire kur konsumojne cokollate ne momentet qe ju perzieht stomaku dhe studimet tregojne se cokollata fondente mund te cliroje muskujt e stomakut te cilet kontraktohen si pasoje e nje mikrobi apo helmimi. Per te qetesuar dhimbje te stomakut mund te provoni nje gote qumesht te ngrohte me pak cokollate te zeze te shkrire ne te.

Lengjet e frutave te shtrydhura dhe cajrat bimore jane gjithashtu alternativa te domosdoshme per te rikuperuar gjendjen e stomakut nderkohe qe hidratimi nepermjet ujit te bollshem eshte primar ne ruajtjen e gjendjes se pergjithshme!